Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OKB dënon “përkeqësimin e shpejtë” të të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > OKB dënon “përkeqësimin e shpejtë” të të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor
AktualitetBote

OKB dënon “përkeqësimin e shpejtë” të të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor

Published: December 28, 2023
Shpërndaje

Një raport i Kombeve të Bashkuara i publikuar të enjten dënon atë që e quajti një “përkeqësim të shpejtë” të të drejtave të njeriut në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe u kërkoi autoriteteve izraelite t’i japin fund dhunës kundër popullatës palestineze atje.

Sipas raportit të Zyrës së Komisionerit të lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), 300 palestinezë ishin vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, në ditën kur Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kreu një sulm vdekjeprurës në jug të Izraelit dhe mori pengje në enklavën palestineze.

Të paktën 105 vdekje mund t’iu atribuohen operacioneve izraelite që përfshijnë sulme ajrore ose taktika të tjera ushtarake në kampet e refugjatëve ose zona të tjera të populluara. Të paktën tetë persona u vranë nga kolonët hebrenj, tha raporti.

- Publicitet -

Tal Heinrich, një zëdhënëse e zyrës së kryeministrit izraelit, e hodhi poshtë raportin dhe e quajti “mjaft qesharak”.

“Ai nënvlerëson plotësisht kërcënimet kryesore të sigurisë për izraelitët që dalin nga Judea dhe Samaria,” tha ajo, duke iu referuar Bregut Perëndimor me emrat e tij biblikë hebraikë.

“Po, ne arrestuam qindra të dyshuar për terrorizëm në atë zonë dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që duhet për të ruajtur sigurinë tonë”, tha ajo.

Volker Turk, komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se përdorimi i forcës së panevojshme ose joproporcionale kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor ishte “jashtëzakonisht shqetësues”.

“I bëj thirrje Izraelit të ndërmarrë hapa të menjëhershëm, të qartë dhe efektivë për t’i dhënë fund dhunës së kolonëve kundër popullatës palestineze, për të hetuar të gjitha incidentet e dhunës nga kolonët dhe forcat izraelite të sigurisë, për të siguruar mbrojtje efektive të komuniteteve palestineze”, tha ai.

OHCHR tha se kishte regjistruar gjithashtu ndalime arbitrare, ndalime të paligjshme, raste të raportuara të torturave dhe forma të tjera të keqtrajtimit të të burgosurve palestinezë dhe shtoi se rreth 4.785 palestinezë ishin arrestuar në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori.

“Disa i zhveshën lakuriq, me sy të lidhur dhe u mbajtën për orë të tëra me pranga dhe këmbë të lidhura, derisa ushtarët izraelitë i shkelën në kokë dhe kurriz, i pështynë, i përplasën për muri, i kërcënuan, ofenduan, poshtëruan dhe në disa raste ata kanë qenë subjekt i dhunës seksuale dhe dhunës me bazë gjinore”, thuhet në një deklaratë të OHCHR në lidhje me raportin.

Ushtria izraelite ka thënë se operon kundër militantëve të dyshuar në Bregun Perëndimor dhe se ka nisur hetimet mbi rastet e keqtrajtimit të mundshëm të të ndaluarve.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një klithmë e heshtur për mënyrën si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  • Liria e zgjedhjes dhe dhimbja e largimit
  • Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria
  • SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
  • SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

Komentet e Fundit

  1. K R on Familja e Martinit kundër Ramës: Po përdor emrin e djalit tonë për politikë, institucionet dështuan
  2. K R on Familja e Martinit kundër Ramës: Po përdor emrin e djalit tonë për politikë, institucionet dështuan
  3. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  4. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  5. K R on Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?