Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OKB: Njerëzimi vuan prej “epidemisë së nxehtësisë ekstreme”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > OKB: Njerëzimi vuan prej “epidemisë së nxehtësisë ekstreme”
AktualitetBote

OKB: Njerëzimi vuan prej “epidemisë së nxehtësisë ekstreme”

Published: July 26, 2024
Shpërndaje

Njerëzimi është duke vuajtur prej “epidemisë së nxehtësisë ekstreme”, ka thënë të enjten shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili ka bërë thirrje për të vepruar, në mënyrë që zvogëlohet ndikimi i valëve të të nxehtit, të cilat janë rezultat i ndryshimeve klimatike.

“Miliarda njerëz janë duke u përballur me epidemi të nxehtësisë ekstreme – duke përfshirë valë të të nxehtit, temperatura gati 50 gradë Celsius”, ka thënë ai.

Sipas agjencisë evropiane, Copernicus, 21, 22 dhe 23 korriku kanë qenë tri ditët më të nxehta ndonjëherë në histori, derisa 22 korriku ka shënuar rekordin e të gjitha kohërave, me 17.16 të temperaturës mesatare të ajrit.

- Publicitet -

Guterres e ka përsëritur thirrjen e tij që njerëzimit të luftojë “varësinë” ndaj lëndëve djegëse të papërpunuara.

“Sot, fokusi ynë është në ndikimin e nxehtësisë ekstreme. Mirëpo, le të mos harrojmë se kemi edhe simptoma tjera shkatërruese prej krizës klimatike: uragane të ashpra, vërshime, thatësi, zjarre pyjore, rritje të nivelit të ujërave. Dhe lista vazhdon”, ka thënë ai.

“Për t’i mposhtur të gjitha këto simptoma, ne duhet ta luftojmë sëmundjen. Dhe sëmundja është djegia e shtëpisë sonë të vetme.

Sëmundja është varësia ndaj lëndëve djegëse të papërpunuara. Sëmundja është mosveprimi klimatik”, ka thënë ai, duke kërkuar sidomos veprim të 20 vendeve më të industrializuara në botë (G20).

Ndonëse viti 2023 është konsideruar më i nxehti ndonjëherë, viti 2024 mund të thyejë rekord të ri, pasi temperaturat mbi 40 gradë po bëhen të zakonshme, shkruan REL.

Brenda një viti, temperatura 50 gradë Celsius është regjistruar në të paktën 10 vende, në Luginën e Vdekjes në Shtetet e Bashkuara, në Agadir të Marokos dhe në disa vende në Indi dhe Kinë.

Nxehtësia ekstreme, e quajtur edhe si “vrasësja e heshtur” besojet se ka qenë përgjegjëse për 489.000 vdekje brenda vitit, në periudhën 2000-2019.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  • Nderimet për “Kasapin e Bosnjes”, Marta Kos anulon vizitën në Serbi
  • Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  • Nën presion për Gazën, industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan
  • META pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram

Komentet e Fundit

  1. demo on META pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram
  2. abdiaga on Ngjarja në Radhimë, gazetari: Nuk ka gjobëvënie, policia mashtroi, sherri është i hershëm, shteti e përkeqësoi
  3. Anonymous on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  4. demo on 100 ditë në shesh
  5. Jalen Aguirre on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?