Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ku t’i gjejmë lekët? OKB propozon 8 masa fiskale për të ardhura më të larta ndaj pensionisteve dhe të varfërve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ku t’i gjejmë lekët? OKB propozon 8 masa fiskale për të ardhura më të larta ndaj pensionisteve dhe të varfërve
EkonomiKryesore

Ku t’i gjejmë lekët? OKB propozon 8 masa fiskale për të ardhura më të larta ndaj pensionisteve dhe të varfërve

Published: April 23, 2023
Shpërndaje

 

Në një studim të posaçëm për Shqipërinë, Kombet e Bashkuara kanë evidentuar së paku tetë “xhepa”, nga të cilat qeveria shqiptare mund të gjenerojë fondet e nevojshme për të rritur financimet e mbrojtjes sociale, kryesisht pensioneve dhe personave me asistencë sociale.

Rekomandimet e OKB i paraprijnë masave për parandalimin e varfërisë në moshat e treta.

- Publicitet -

Dy vitet e fundit pensionet e reja në Shqipëri po rezultojnë gjithnjë e më të ulëta për shkak të “mosplotësimit të kritereve”. Kjo pasi, ka ardhur mosha e pensioit për brezin që punoi në periudhën e tranzicionit, më së shumti me paga të ulëta dhe në informalitet.

OKB thotë se gjithsesi ekziston një shumëllojshmëri opsionesh për të gjetur “hapësirë fiskale”, për pensionistët. “Hapësira fiskale” quhen burimet e disponueshme që dalin si rezultat i kërkimit dhe shfrytëzimit aktiv në të gjitha burimet e mundshme të të ardhurave nga një qeveri.

Programi i Kombeve të Bashkuara në “Opsionet strategjike të politikave për financimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, jep 8 opsionet e mëposhtme për të siguruar këto të ardhura për rritjen e pensioneve:

– Zgjerimi i mbulimit të sigurimeve shoqërore dhe të ardhurave nga kontributet;

– Rritja e të ardhurave tatimore;

– Eliminimi i flukseve të paligjshme financiare;

– Rishpërndarja e shpenzimeve publike;

– Përdorimi i rezervave valutore fiskale që administrohen nga Banka Qendrore;

– Menaxhimi i borxhit: huamarrja ose ristrukturimi i borxhit sovran

– Rritja e ndihmave dhe transfertave

-Miratimi i një kuadri makroekonomik më akomodues

OKB i rishikoi mundësitë fiskale të Shqipërisë që mund të gjenerojnë fonde për pagesat buxhetore në shtresat e varfra edhe në 2021. Në rishikimin e atij viti u këshillua një opsion që lejon disa deficite fiskale, për shembull tek 2% i PBB-së, në mënyrë që vendi të mund të rrisë burimet për mbrojtjen sociale, pa rrezikuar stabilitetin ekonomik.

Por, në nivelet aktuale të borxhit publik dhe presioneve inflacioniste, ky opsion nuk u konsiderua.

Tani OKB sugjeron se fizibiliteti i të gjitha alternativave të financimit duhet të vlerësohet nga këndvështrime më të gjera.

Sipas raportit, efektet ekonomike të secilës masë duhet të vlerësohen në drejtim të qëndrueshmërisë dhe promovimit të barazisë, pra rritjet që propozon qeveria të mos krijojnë hendeqe të thellë mes pagesave për kategori të ndryshme dhe pensioneve.

Disa nga masat si formalizimi i ekonomisë informale, evazioni fiskal, kontrolli dhe lufta kundër flukseve të paligjshme financiare mund të sjellin të ardhura të konsiderueshme, por duhen disa vite përpjekjesh të vazhdueshme, më shumë se një dekadë.

Munden Bashkitë të rrisn vetë pagesat për asistencë sociale?

Që nga 2015, një pjesë e madhe e administrimit dhe financimit të ndihmës sociale dhe shërbimeve sociale janë transferuar nga pushteti qendror tek pushteti vendor (61 bashki). Bashkitë, në veçanti administratorët socialë, luajnë tani një rol kyç në identifikimin e familjeve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike në para, duke verifikuar informacionin e vetë-deklaruar dhe duke monitoruar kushtet e jetesës së familjeve përfituese.

Transfertat nga qeveria qendrore përfaqësojnë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave për pushtetet vendore, të cilat përbëjnë më shumë se 60% të të ardhurave totale.

Taksat vendore u bënë forca shtytëse e rritjes së të ardhurave vendore. Gjatë pesë viteve e fundit, këto taksa u rritën me më shumë se 60%, duke arritur në 1.1% të PBB-së në vitin 2021.

Taksa e pronës dhe taksa e biznesit të vogël kanë qenë të qëndrueshme që nga viti 2016.

Por hapësira fiskale e qeverive vendore, ende është e pamjaftueshme për rritjen e konsiderueshme të mbrojtjes sociale, kështu që barra edhe për këtë rritje, i mbetet qeverisë qendrore.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Meloni, shoqja e ngushte e Edvinit on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?