Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Oksigjeni mbaroi! Zero shpresë për të gjetur të gjallë 5 pjesëtarët e mininëndetëses
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Oksigjeni mbaroi! Zero shpresë për të gjetur të gjallë 5 pjesëtarët e mininëndetëses
BoteKryesore

Oksigjeni mbaroi! Zero shpresë për të gjetur të gjallë 5 pjesëtarët e mininëndetëses

Published: June 22, 2023
Shpërndaje

Oksigjeni ka mbaruar. Sipas vlerësimeve të rojes bregdetare amerikane, nga ora 13:18 e ditës së sotme, sipas orës tonë pesë anëtarët e ekuipazhit të mini nëndetëses së zhdukur nuk do të mund të marrin më frymë.

Prandaj, gara me kohën për të gjetur dhe për të nxjerrë mini-nëndetësen në sipërfaqe duket e përfunduar, edhe nëse kërkimet vazhdojnë.

Ekspertët thonë se kanë skaduar 96 orët e oksigjenit që skuadra kishte në dispozicion brenda mininëndetëses së zhdukur prej të dielës së kaluar. Kërkimet deri më tani kanë qenë të pasuksesshme, dhe ekspertët shpjegojnë se edhe nëse mininëndetësja “Titan” do të gjendej së shpejti, do të duheshin të paktën katër orë të tjera për ta nxjerrë nëndetësen në sipërfaqe dhe për të hapur kapakun.

- Publicitet -

“Ne nuk e dimë se sa kohë do të zgjasë, por në një skenar normal operimi ne mendojmë se do të duheshin rreth dy orë për të zbritur dhe rreth dy orë të tjera (për t’u kthyer lart). Sa më shumë të kalojë koha, aq më pak shanse për sukses” thanë Alistair Greig, profesor i inxhinierisë detare në Kolegjin Universitar të Londrës dhe Rob Larter, gjeofizikan detar në Anketa Britanike e Antarktikut, në një konferencë nga Qendra e Medias Shkencore, e ndjekur nga BBC, Alistair Greig, pasi u pyetën se sa kohë mund të duhet për ta sjellë nëndetësen në sipërfaqe pasi të gjendet.

Pesë persona ndodhen në anijen Titan, e cila u zhduk të dielën, 700 kilometra larg brigjeve të Newfoundland, gjatë një eksplorimi për të parë rrënojat e Titanikut.

Në bordin e nëndetëses ishin, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman si dhe Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues britanik 58-vjeçar. Dawood i përket një prej familjeve më të pasura të Pakistanit. Ai është administrues në Institutin SETI. Eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet 73 vjeç gjithashtu është në bord, si dhe Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate, kompania që financoi zhytjen.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • MASAT E REJA: Nga ulja e TVSH për ushqimet dhe naftën te taksat e rritura për dividentin, vilat në bregdet dhe ujin e pishinave
  • U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet
  • Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  • Skandal me fondet e BE në Kroaci, Aeroporti i Dubrovnikut detyrohet të kthejë 22 mln euro
  • Do ulet çmimi i karburanteve? Qeveria parashikon të heqë taksën e qarkullimit

Komentet e Fundit

  1. × on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  2. demo on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  3. Durrsaku on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Remo on Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit pas postimit për Vuçiçin që u konsiderua thumbues për Ramën
  5. nastradini on Lehtëson apo shtrenjton

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?