Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Olimpiada që ndau në dysh Francën dhe botën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Olimpiada që ndau në dysh Francën dhe botën
AktualitetBote

Olimpiada që ndau në dysh Francën dhe botën

Published: July 29, 2024
Shpërndaje

Pothuaj 400 mijë spektatorë përgjatë Senës, 22 milion në Francë dhe 2 miliardë në të gjithë botën para televizorit: ceremonia e hapjes së

Lojërave të parisit ka qenë unike në histori, ashtu si ishte premtuar. Për shkak se ka qenë e para e organizuar jo në një stadium dhe sepse ka prekur dhe entuziasmuar shumë njerëz. Por edhe ka irrituar dhe skandalizuar shumë të tjerë.

Kurrë më parë një ngjarje e tillë nuk e kishte ndarë kështu opinionin botëror.

- Publicitet -

Në Francë, atmosfera e përgjithshme ishte ajo e emocioneve dhe kënaqësisë, sepse pavarësisht vështirësive të ndryshme – nga sabotazhet e trenave e deri tek shiu – dhe profecitë e ndryshme, gjithçka shkoi mirë deri në fund dhe sipas planeve, pa atentate terroriste dhe pa incidente domethënëse.

Finalja e madhe e Kullës Eiffel me rrathët olimpikë dhe Celine Dion, e cila pas vitesh të tëra heshtje për shkak të sëmundjes, këndoi pothuaj me zemërim Himnin për dashurinë të

Edith Piaf, kanë qenë momente që e kanë bashkuar vendin, dëshira për madhështi sikur u plotësua.

Por në fillim ka patur skena më pak konsensuale për të thënë më të paktën. Këngëtarja franko-maliane Aya Nakamura, me përzierjen e sukseseve të saj të kënduara me një frëngjishte rruge tipike të lagjeve të varfëra banlieue, mu përpara Akademisë franceze të themeluar nga Risheljën për të mbrojtur korrektësinë e gjuhës; Mari Antuaneta me kokën e prerë që këndonte himnin e revolucionit, me kokën që e mbante në duar dhe e shoqëruar në sfond me muzikë heavy metal; dhe mbi të gjitha sfilata e drag queen dhe ajo që shumëkujt iu duk si një rikrijim i Darkës së Fundit të Leonardos, me Philippe Katerine gjysmë lakuriq dhe i lyer me bojë blu në versionin Dionis: të gjitha këto ekzaltuan shumëkënd, por nga ana tjetër, indinjuan shumë të tjerë, mbi të gjitha në të djathtë.

Drejtuesit e France Insoumise të Jean-Luc Melencon, të cilët deri disa ditë më parë protestonin kundër shpërdorimit të parave dhe energjive për “Olimpiadën e të pasurve”, kanë folur për “krenarinë e Francës kur ajo di t’i flasë botës”, ndërkohë që në të djathtën ekstreme eurodeputetja Marion Marechal u është drejtuar të krishterëve të të gjithë botës: “Dijeni se nuk është Franca ajo që flet, por një pakicë e majtë e gatshme për çdo lloj provokimi”.

Edhe konferenca e peshkopëve ka kritikuar “skenar e përqeshjes së kristianizmit”, ndonëse ka pranuar se ceremonia kishte ofruar edhe “momente të mrekullueshme”.

Edhe në botë pak a shumë e njëjta ndarje: nëse kryeministri laburist britanik Keir Starmer deklaroi se e adhuroi ceremoninë, si “një triumf, komplimente Francës”, kryeministri hungarez Viktor Orban ka folur për “dobësi dhe rënie të Perëndimit” dhe zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zakharova kritikoi parodinë Lgbt të Darkës së Fundit.

Corriere della Sera – Bota.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?