Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Olsi, Olsi, Rai 3, Agaçi…” Po me kë janë Shkëlzen Berisha e Flamur Noka në këto foto?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Olsi, Olsi, Rai 3, Agaçi…” Po me kë janë Shkëlzen Berisha e Flamur Noka në këto foto?
KronikeLajmi i fundit

“Olsi, Olsi, Rai 3, Agaçi…” Po me kë janë Shkëlzen Berisha e Flamur Noka në këto foto?

Published: April 30, 2024
Shpërndaje

Vëllezërit Osmani nga Kosova njihen si miliarderë me biznese në Gjermani, Spanjë, Belgjikë e Holandë. Deri në shkurt 2022, kur ata dhe mbi 40 persona u vunë në pranga me akuzën si pjesëtarë të një bande kriminale ndërkombëtare që merret me trafik droge dhe shitje armësh.

Në operacionin që çoi në arrestimin e tyre u përfshinë autoritetet ligjzbatuese të 7 vendeve mbështetur nga Eurojust dhe Europol. Gjatë operacionit kanë qenë të pranishëm edhe agjentë amerikanë nga FBI dhe DEA.

Në Belgjikë dhe Spanjë u kontrolluan më shumë se 80 vende, u arrestuan 45 persona dhe u sekuestruan armë dhe pasuri prej 2 milionë eurosh. Sipas prokurorëve belgë të arrestuarit dyshohen se importonin kokainë nga Amerika Latine nëpërmjet porteve të ndryshme europiane, organizonin dhe transportonin ngarkesat nëpërmjet avionëve, anijeve, makinave, e kamionëve dhe drejtonin tregun. Spanja dhe vende të tjera të Bashkimit Europian u përdorën për të pastruar të ardhurat nga tregtia e tyre.

- Publicitet -

Bashkim Osmani, akuzohet si kreu i këtij rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave të kokainës.

Disa muaj pas arrestimit, në qershor 2022 ai u lirua në këmbim të një garancie prej 400 mijë eurosh. Media spanjolle  “Mallorca Zeitung” shkruan se Osmani qëndron në vilën e tij në Camp de Mar, nuk lejohet të largohet nga Mallorca dhe i është konfiskuar pasaporta. Ai paraqitet para hetuesve dhe policisë në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

Prej 2022, mediat e huaja kanë shkruar disa herë për vëllezërit Osmani, duke thënë se janë një klan që kanë vënë pasuri nga trafikimi i kokainës dhe prostitucioni.

Vetë Osmanët pretendojnë se pasurinë e kanë bërë duke investuar në prona të paluajtshme. Në një intervistë në mediat kosovare një prej tyre tha se pasi u transferua në Hamburg në vitet 1980, familja rriti ndjeshëm pasurinë dhe lidhjet politike në Gjermani dhe në vende ku kishin interesa. Përfshirë Shqipërinë.

Akuzatorët e narko-shtetit, miq me narko-trafikantët

Po cilët janë lidhjet e tyre në Shqipëri?

Djali i ish-Kryeministrit Shkëlzen Berisha është parë nën shoqërinë e familjes Osmani në hotele luksoze, siç ka qenë rasti i vitit 2016, në Ritzi Restaurant Puerto Portals.

Kjo foto tregon Shkëlzen Berishën, i biri i Sali Berishës, akuzatori i madh i “narko-shtetit shqiptar” me një nga vëllezërit Osmani, konkretisht Bekim Osmanin, kokën e grupit që 7 prokurori europiane dhe amerikanët e akuzojnë për trafik droge dhe pastrim parash.

Edhe ish-ministri i Brendshëm i Sali Berishës, Flamur Noka, një nga mbështetësit kryesor të akuzatorit të madh Sali, sot në grupin e ‘Rithemelimit’, është fotografuar po ashtu me familjen Osmani.

Lidhja e Nokës me ta ka nisur në vitin 2005, dhe më pas në vite, derisa u bë dhe ministër i Brendshëm.

Në foton më poshtë ai shikohet i relaksuar në një restorant në Tiranë, pas daljes në opozitë, prej ku tund flamujt e anti-korrupsionit dhe i ve flakën Parlamentit dhe Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që pozon me trafikantë droge nën hetim dhe sfidon hetuesit e Tiranës me vila luksi në Lalz e apartamente në godinat më të shtrenjta të Tiranës.

Pasuritë e sekuestruara

Më shumë se 30 milionë euro të pastruara, investime në pasuri të paluajtshme në Majorka, 86 piktura vaji me vlerë pesë milionë euro, shtatë makina luksi, 16 orë luksoze, 203,000 euro në para të thata dhe 40,000 në kriptovaluta. Kjo është pasuria e sekuestruar në Mallorca e vëllezërve Osmanit. Organizata e kishte grumbulluar këtë pasuri të madhe falë pastrimit të fitimeve të mëdha të marra nga importi i kokainës së sjellë nga Amerika e Jugut – thotë media spanjolle duke cituar prokurorinë.

Përveç Majorkës, Belgjika ishte qendra tjetër e madhe nervore e këtij operacioni kundër pastrimit të parave. Vetëm në Belgjikë u bënë 30 arrestime dhe u sekuestruan 1.3 milionë euro. Gjithashtu aty u sekuestruan një duzinë armësh të lehta, dy me silenciator, dhjetë kilogram kokainë, 13 automjete dhe 1 mijë litra përzierës për përgatitjen e drogës.

Duke qenë se agjentët spanjollë dhe belgë ishin të përfshirë në hetime të ngjashme ndaj organizatës së drejtuar nga vëllezërve Osmani, ata krijuan një grup të përbashkët pune të mbikëqyrur nga Eurojust, nëpërmjet Europolit.

Një orë 400 mijë euro dhuratë…

Procesi gjyqësor ndaj Osmanëve dhe të arrestuarve të organizatës së tyre po zhvillohet aktualisht në Bruksel. Gazetari i kronikës së zezë Artan Hoxha tha dy netë më parë në një nga emisionet e shumta televizive se krerë të organizatës kanë dhënë dhurata në Tiranë, përfshirë edhe një orë me vlerë 400 mijë euro. Nuk është publikuar emri i politikanit që e ka marrë. Cili të jetë vallë?

E plotë mund të lexohet sot në gazetën DITA në kioskat e shtypit në të gjithë vendin

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • demo says:
    April 30, 2024 at 11:47 pm

    Olsi ,Polsi,AAgaci,Edi Edushi 50 vjec i mbushi,Noka,Loka Paloka,Shkelzeni sypeshkaqeni,,Rri une shof keta palaco qe lozine me porta hungareze..
    O mafioza,,o NarkobossaU bene 33 vjet.Nuk rregullohet kjo pune ,.Gangstera ka pasur dhe do kete..Dje te kuq,sot roze e te zij.
    Sot kemi Hallin e Kosoves. Jepni ca nga fitimet per Armatosjen e Kosoves.Shpresa nga Shteti shqiptar,qe ka zbrazur magazinat,Nuk kemi. Une si pensionist jap 5 leke,Ti si boss jep 500,,Te hapi Albin Kurti,llogari bankare per armatimin e Kosoves,,si u be ne 1988.Evropa me Ameriken e kane ndare mendjen .Duan ta bejne me Associacione serbe Kosoven.Associacionet jane gangrene serbe ne trup te Kosoves,.Neser Serbia i bashkon associacionet me Republiken e Serbise dhe i rrofte Sakrifica ,lufta,shtetii Kosoves.

    Reply
  • Popull says:
    May 1, 2024 at 4:02 am

    Dmth e pranoni Olsin trafikant? Bukuri.
    Shkelzeni nuk me duhet fare, se Saliu eshte politikisht i vdekur. Olsi ka impakt me keten time, se eshte vllai i Kryeministrit

    Reply
    • K R says:
      May 1, 2024 at 6:57 am

      E hengre sufllaqen ke rrugica sot ti?
      Kujdes se kan filluar i bejne me mish te ngrir brazili
      Do t zej diarreja
      Cop idioti

      Reply
  • Vlora 97 says:
    May 1, 2024 at 6:30 am

    I llaston shume Spaku keta
    Diku fle lepuri

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    May 1, 2024 at 6:32 am

    S.BERISHA ME TË TIJËT KA KËN & ËSHTË Kancer Malinjë NË TRUPIN E NËNËS SHQIPËRI NGA 1991-2034,fatkeqsi Kombëtare Shqipëri-Kosovë,si agjent i shumfisht…sidomos SËRB E GREK me fakte kokë-forta,që vetëm SPAK+GJKKO bën sikur nuk shikon nga frika e PËRBINDSHIT TROPOJAN,i cili në 34 vite ka veshur me të ZEZA MBI 20.000 NËNA SHQIPËTARE..!
    -MQS SPAK+GJKKO është në KOMA,SB,IM duhen evaduar në GJYKATËN E HAGËS PËR KRIME NJËRËZIMI NË 1991,97,98,08,011..etj,Për të cilat Sb është shpallur NON GRATA FAMILJARISHT..!
    -FLAMUR NOKA është agjent i UDB,i arrestuar 40 ditë në Beograd & pasi u
    ” instruktua mirë “prej Tyre.. Ju servir S.Berishës në 2005 për ta bërë M.Brëndshëm.Të gjitha bëmat,gjëmat & pasurit e F.Nokës dihen tashmë.Por,SPAK nuk e prek,pasi Sb e ka graduar në FOLTORE,Sikurse Saliani (babale) i dënuar 5 vjet më parë nga shkalla e parë & gradohet në krye të komisionit hetimor,duke ju bër karshillëk SPAK..& gjithë Ambasadorve të huaj,të cilëve Sb ju ka ngjitur NOFKËN..”..të korruptuar të mëdhej .. ”
    -ZOT SHPËTOE SHQIPËRINË ..!

    Reply
  • ce says:
    May 1, 2024 at 6:44 am

    A e moret vesh se kush ka qene minister i brendshem, ish presidenti i republikes se Lazaratit Muli molotovi qe ka vene nje pasuri marramendese me droge dhe udheheq naziskinet e Belo krricit me molotov ne dore tek dera e kryeministrise dhe bashkise, dhe duan pushtet keta bandite, kurren e kurres foltorja e vicidolit ne pushtet.

    Reply
  • Edi says:
    May 1, 2024 at 6:57 am

    Olsi po
    Berisha Po
    Mut jane te dy

    Reply
    • He me te lumte says:
      May 1, 2024 at 7:00 am

      Epo po jan nje mut, mir jan n pushtet keta qe jane se nuk do nisim mutin e 90-s nga e para

      Reply
  • Ppsh says:
    May 1, 2024 at 7:35 am

    Tani na e mbylle gojen
    Pra olsi mund te vazhdoje sepse keshtu ben dhe krahu tjeter
    Apo krahasimi behet sepse kush don me doemos te zbardhet kjo histori eshte automatikisht me krahun tjeter?
    Un kam nje pikpamje tjeter
    Olsi beri ate qe beri sepse e dinte qe krahu tjeter ishte njelloj dhe si rrjedhoje nuk trebej se do kishte rrezik por nderkohe gjerat po ndryshojne dhe e vetmja gje qe i ka mbetur per mbrojtje te thote qe edhe te tjeret keshtu jane
    Un si qytetar kete prisja nje pranim te fajit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?