Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Operacion antidrogë në Elbasan, sekuestrohen 22 kg kanabis, arrestohen 3 persona, në kërkim një 33-vjeçar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Operacion antidrogë në Elbasan, sekuestrohen 22 kg kanabis, arrestohen 3 persona, në kërkim një 33-vjeçar
KronikeKryesore

Operacion antidrogë në Elbasan, sekuestrohen 22 kg kanabis, arrestohen 3 persona, në kërkim një 33-vjeçar

Published: October 9, 2023
Shpërndaje

 

Policia e Elbasanit ka finalizuar aksionin antidrogë “Porosia” në kuadër të të cilit janë arrestuar 3 persona, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër.

Nga hetimet e nisura në muajin maj, ku 3 persona u vunë në pranga për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, dhe u shpall në kërkim një 33-vjeçar për 3 vepra penale, janë sekuestruar 22 kilogramë kanabis, 2 armë gjahu dhe municion luftarak.

- Publicitet -

 

Njoftimi i policisë: 

Operacioni, rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të iniciuar nga Policia e Elbasanit, në muajin maj 2023, dhe të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.
Si rezultat i operacionit vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Sekuestrohen rreth 22 kg kanabis, 2 armë gjahu dhe municion luftarak.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike (disa prej tyre të realizuara në kuadër të megaoperacioneve “Rrjeti” dhe “Tempulli”), si dhe si rezultat i një procedimi penal të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në bazë të informacioneve të siguruara nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, gjatë vitit 2023, këta specialistë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor antidrogë të koduar “Porosia”.
Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit S. M., 59 vjeç, Y. B., 47 vjeç dhe F. B., 35 vjeç, të tre banues në Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u shpall në kërkim shtetasi N. M., 33 vjeç, banues në fshatin Panaja, Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Vijon puna për kapjen e 33-vjeçarit.
Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 22 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu dhe municion luftarak, të cilat u gjetën gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim N. M.
Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dhe me strukturat hetimore të dvp-ve Vlorë dhe Fier, vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve, veprimtari të cilat dyshohet se janë të shtrira në disa qarqe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Personazhi pas kapelës së kuqe: Kush është 87-vjeçari që bleu Ferrari-n e parë elektrik për… 40 milionë dollarë
  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Komentet e Fundit

  1. Pizeveng on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. K R on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  3. leu on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  4. demo on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  5. 1thundrak on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?