Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Operacionet në Gaza vijojnë, SHBA konfirmon mbështetjen për Izraelin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Operacionet në Gaza vijojnë, SHBA konfirmon mbështetjen për Izraelin
Bote

Operacionet në Gaza vijojnë, SHBA konfirmon mbështetjen për Izraelin

Published: October 30, 2023
Shpërndaje

Ndërsa Izraeli vazhdon të zgjerojë operacionet në Gaza, Shtetet e Bashkuara përsëritën thirrjet për mbrojtjen e civilëve. Ndërkohë, një ekspert ushtarak paralajmëron se misioni i Tel Avivit për të shkatërruar Hamasin mund të jetë pothuajse i pamundur.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) theksojnë se grupi militant Hamas, dhe jo populli i Gazës, është objektiv i operacioneve të tyre ushtarake, tashmë të zgjeruara.

Ndërsa njoftimet dhe pamjet e shumta tregojnë dëmet e mëdha në zonat civile, qasja e Izraelit dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara për atë vend po ngjallin shumë kritika.

- Publicitet -

Në një intervistë për emisionin “This Week” të kanalit televiziv ABC, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, ripohoi qëndrimin e Uashingtonit.

“Ndihma jonë për Izraelin u nënshtrohet ligjeve të luftës dhe kërkesave që të ndërmerren hapa për të mbrojtur jetët e pafajshme. Këto janë të detyrueshme sa herë transferojmë armë në një vend tjetër.

Disa të afërm të pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael kanë shprehur shqetësimin se ofensiva tokësore mund t’i rrezikojë të rrëmbyerit”, nënvizoi Sullivan ndërsa foli për përpjekjet e vazhdueshme për lirimin e pengjeve.

“Jemi të përgatitur të mbështesim pauzat humanitare për lirimin e sigurt të pengjeve. Do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë për të këtë qëlli”.

Lufta për eliminimin e Hamasit është një mision “pothuajse i pamundur” që mund të zgjasë me muaj, tha gjenerali amerikan në pension Robert Abrams në një intervistë për kanalin ABC.

“Mbrojtja e Hamasit në një zonë urbane tejet të dendur, ndryshe nga çdo gjë që kemi parë vitet e fundit, do të shkaktojë luftime shumë të ashpra. Njëkohësisht, duhen patur parasysh përpjekjet e Izraelit që të mos godasë objektivat ku ndodhen pengjet”.

Zoti Abrams foli gjithashtu edhe për çështjet që duhet të trajtohen pas përfundimit të konfliktit ushtarak

“Hamasi u krijua si rezultat i mungesës së një shteti të veçantë palestinez, një zgjidhje me dy shtete siç është folur më parë. Kjo duhet të jetë pjesë e zgjidhjes kur shtrohet pyetja se si përfundon kjo. Duhet të jetë pjesë e ekuacionit”.

Të dielën, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë tha se sulmet e banorëve ndaj magazinave të saj të ndihmave në Gaza janë një tregues për fillimin e rënies së rendit civil.

Paralajmërimi erdhi pasi Papa Françesku përsëriti thirrjet për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve, shumë prej të cilëve besohet se kanë dyshtetësi.

a.c./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy gazetarë të Reuters janë goditur me plumba gome nga policia
  • Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?
  • Zbulohet për herë të parë te njeriu virusi Shamonda në Francë, pacienti ndërron jetë
  • “Ndalni dhunën”, kongresmenia e njohur e së majtës kritikon qeverinë shqiptare për protestën
  • VIDEO: Berisha shikon rrahjen e Ramës në 97-ën

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë
  2. prehistoriku on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë
  3. Edi on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë
  4. Anonymous on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë
  5. Vl on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?