Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Operacioni i Tiranës, Balla takon efektivët: Duhen ndjekur fijet dhe duhet shkuar tek bosat e tyre sa më shpejt! Duhet qilizëm kombëtar…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Operacioni i Tiranës, Balla takon efektivët: Duhen ndjekur fijet dhe duhet shkuar tek bosat e tyre sa më shpejt! Duhet qilizëm kombëtar…
Kronike

Operacioni i Tiranës, Balla takon efektivët: Duhen ndjekur fijet dhe duhet shkuar tek bosat e tyre sa më shpejt! Duhet qilizëm kombëtar…

Published: August 15, 2023
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se lufta ndaj fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike duhet goditur ashpër. Balla përmes një postimi në Facebook falenderon Policinë e Shtetit për goditjen dhe vënien para drejtësisë së një rrjeti trafikantësh nga Kosova në Shqipëri dhe sekuestrimin e një sasie shumë të madhe dozash lëndësh narkotike si dhe thekson se kjo betejë është e vështirë por jo e pamundur.

”Suksesi i operacionit të radhës të Policisë së Shtetit në goditjen e një rrjeti trafikantësh nga Kosova në Shqipëri dhe sekuestrimi i një sasie shumë të madhe dozash/tabletash të një lloj droge nxjerr në pah dhe nevojën e një lufte edhe më të ashpër ndaj këtij fenomeni.

Kjo është një betejë dhe një sfidë për policinë e çdo vendi dhe disa mund të thonë se është e vështirë, se edhe vendet e tjera e kanë këtë problem. Unë nuk mendoj kështu. Në javët e fundit janë goditur disa rrjete shpërndarësish lëndësh narkotike edhe pse duhen ndjekur fijet dhe duhet të shkohet tek “bosat” e tyre sa më shpejt.

- Publicitet -

Publiku dhe çdo familje shqiptare presin që Policia e Shtetit të marrë më shumë përgjegjësi ndaj çdo të riu e të reje, madje dhe adoleshentë, të cilët nuk i dinë sot sa duhet rreziqet e mëdha për shëndetin dhe familjet e tyre, ndërsa bien në grackën e narkotikëve. Pra duhet një QILIZËM KOMBËTAR për të pastruar sa të mundemi shpërndarjen e drogave pranë shkollave, pallateve dhe mjediseve të tjera publike.

Duhet të rrisim sa të mundemi perimetrat e kontrollit dhe sigurisë rreth e pranë shkollave, ku rrjeta jonë të kapë me patjetër çdo keqbërës. Nëse Policia e Shtetit synon të kthehet në institucionin më të besuar, duhet pikësëpari të mos zhgënjejmë prindërit që presin prej nesh të parandalohet dhe luftohet shitja e drogave në përgjithësi dhe në afërsi të shkollave në veçanti.

Prindërit në shtator kur të rifillojë viti shkollor do të na e ribesojnë ne këtë detyrë. Policia e Shtetit duhet ta mbajë fjalën dhe bëjë detyrën! E ardhmja nuk duhet të ketë krahasim me të sotmen dhe unë jam i motivuar të bëjmë më të mirën siç publiku pret prej nesh. Pres rezultate nga Policia e Shtetit!”, shkruan Balla.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E RËNDË: Video intime ku shfaqen persona të njohur në Tiranë po shpërndahen masivisht në WhatsApp
  • Kostoja e përuljes dhe korrupsionit
  • Rusët rindërtojnë fshehurazi bunkerin e “Dorës së Vdekur”: Çfarë është baza për sulme bërthamore
  • Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të PD për Avokatin e Popullit
  • Ndeshja San Marino – Shqipëri, njoftim i rëndësishëm për tifozët shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Detari on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  2. Detari on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  3. Dudumi on SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
  4. Patriot on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. 1thundrak on Nuk ishte objekt hetimesh, ja si doli Vlora Hyseni në përgjimet e SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?