Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Operacioni “URA”, dalin emrat dhe pronarët e kompanive të sekuestruara nga SPAK, mes tyre edhe televizion
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Operacioni “URA”, dalin emrat dhe pronarët e kompanive të sekuestruara nga SPAK, mes tyre edhe televizion
KronikeLajmi i fundit

Operacioni “URA”, dalin emrat dhe pronarët e kompanive të sekuestruara nga SPAK, mes tyre edhe televizion

Published: May 21, 2025
Shpërndaje

Zbardhen kompanitë dhe bizneset e sekuestruara në kuadër të aksionit “Ura”.

Nën sekuestro është vendosur shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, “Portside” e Elvis Doçit, i njohur si (Visi Pojës), “Dubai Inn” e Nexhmedin Danajt, “Vlora Cable” po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

- Publicitet -

Po kush janë Algerta Fejzulla dhe Nexhmedin Danaj?

Dyshohet se Nexhmedin Danaj ka rol kryesor në grupin kriminal.

Dyshohet që Danaj lëviz paratë e trafikut të kokainës edhe në Dubai përmes kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai.

Ai është vëllai i Sadrit Danaj, ish-kryetar i Qarkut të Vlorës, i akuzuar si i inkriminuar, i arrestuar se rrëmbeu vajzën e një biznesmeni në Siçili, në vitin 2000.

Emri i Algerta Fejzullaut u lakua për herë të parë në shkurt të vitit 2014, kur u arrestua për korrupsion.

Fejzulla përmes një avokateje në Vlorë, Dhurata Sulaj (Tafili), i mori pará një qytetari, me qëllim që të shtynte në kohë ekzekutimin e vendimit gjyqësor.

Algerta Fejzulla u arrestua në cilësinë e drejtoreshës së Zyrës Përmbarimore të Vlorës. Ajo ishte emëruar në këtë post në vitin 2013.

Algerta së bashku me bashkëshortin e saj u pasuruan shpejt nëpërmjet veprave të paligjshme. Në vitin 2015, Fejzulla e pezulloi aktivitetin si avokate disa muaj pas regjistrimit, me adresë Rruga Sulejman Delvina, Vlorë.

Në 2023, Algerta themeloi kompaninë “Dubai im”, në Lungomare të Vlorës, me përshkrimin si agjenci turistike, në fushën e turizmit, hoteleri, restorante, bar-kafe, import-eksport, transport për llogari të vetë dhe për të tretë, shërbime taksi, dhënie e marrje e mjeteve të transport me qira etj.

Dyshohet se “Dubai im” përdorej për lëvizjen e parave të pista.

Gjithashtu, emri i kompanisë nuk është quajtur rastësisht “Dubai im”, sepse i shoqi, Nexhmendim Danaj, rezulton pronar i kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kompani e cila ka qarkulluar miliona euro.

Nexhmendin Danaj është ortak me 30% në televizionin kabllor “Vlora”, së bashku me vëllain tjetër Vexhi Danaj.

Emrat e personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarreste janë:

Gertin Aliu

Adi Çoba

Ervis Deti

Agron Ganaj

Nuredin Kiptiu

Arsen Leskaj

Erigels Presi

Leonard Shakaj

Zenit Shtraza

Genci Telollari

Redi Tusha

Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)

Ekil Nderjaku

Indrit Tafili

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Detari says:
    May 21, 2025 at 10:39 am

    vk pune turkarapesh turqit vetem me droge meren. cfare thote allahi per kete “zanat”?

    Reply
  • Remo says:
    May 21, 2025 at 11:06 am

    Detar, ketu jan dakord. Keto emra jane te
    njohur ne Vlore. Nexhmedin, Vexhi e compani
    dhe “Algerta” Fejzulla, me emer skandinav dhe
    mbiemer puro turk Sic edhe jane, sepse edhe
    Vlora, ka pasur dumbabistet e saj. Pastaj, kur
    te mbron edhe shteti, behesh me krahe dhe
    shkon ne Dubai o detar. Po nuk ngelen mbrapa
    per vepra te tilla, edhe Frroket,Ndoket, Ndojet etj
    per trafilime,grabitje e shume vepra te tjera nga
    te cilat kane mbushur burgjet e Europes…..ama,
    kur behet fjale per t’u grabitur tokat Himarioteve
    qe s’i bien ne qafe askujt, as kane mbushur
    semafore me femra, as kacavirren si
    majmune per te vjedhur shtepi e prone te tjetrit
    si brenda dhe jashte, as kultivim e trafik drogrash,
    por vetem pune me dinjitet, atehere te gjithe
    behen patriote, askush s’e ngre zerin, sepse kete
    kulture zhvatjesh ka per fat te keq ai popull,
    prandaj edhe te zgjedhurit e saj, jane po te tille!

    Reply
    • pilo Lala says:
      May 21, 2025 at 2:32 pm

      Remo, si peshkoheni kaq kollaj?
      Artikulli eshte 2 faqe, me emra, me fakte.
      Kush eshte Nexhmedin Danaj qe ka nje televizion ne Vlore?
      Kush eshte Algerta Fejzulla ne Vlore?
      Pse nuk komenton artikullin 2 faqe, po komenton 2 rrjeshta te nje provokuesi?

      Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    May 21, 2025 at 7:27 pm

    Tan kriminela të pasun, jepjani paratë popullit fukara që mezi kalojn muajin e këta hajduta miliarda.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjine says:
    May 21, 2025 at 7:33 pm

    Mos harroni redi tushën truproja i viçidolit, mjekërcjapi që shkon mbas plakut matuf, që flet për drogën por asht droga vet. Këta jan pd që vetem flasin për të zeza, e të zezat i bajn vet. U shufshi o pd.

    Reply
  • vlonjati says:
    May 21, 2025 at 7:52 pm

    Drogen e prodhojne te krishteret e shperndajne rilindasit dhe e konsumojne po ye krishteret .

    Reply
  • Remo says:
    May 21, 2025 at 9:17 pm

    A thua eshte vertete keshtu o “vlonjat”?
    Ti, nga p….e sat’eme e pe, nga
    Lamborghini i Ahmut Kalase kur te
    la targat, apo nga te sat’eme te themi?
    A je i sigurte, qe te tute, kurre s’do te
    marrin nga ai helm qe “konsumojne te
    krishteret”?! Se mos, t’i pret batarea e
    plumbave mbi tet’bir perpara s’e te numerosh
    ato perfitimet qe te vijne nga fatkeqesis e te
    tjereve o “autoktoni” i spermes turke..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?
  • Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  • Një turist në protestë
  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Komentet e Fundit

  1. K R on Gabimi fatal i Dritanit
  2. Vlora 97 on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  3. Kokpalari 21 janarit on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  4. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  5. nga Enveri tek Edveri on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?