Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Operacioni “Ura”, gazetarja: U gjetën 3 milionë euro të groposura në oborrin e…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Operacioni “Ura”, gazetarja: U gjetën 3 milionë euro të groposura në oborrin e…
KronikeLajmi i fundit

Operacioni “Ura”, gazetarja: U gjetën 3 milionë euro të groposura në oborrin e…

Published: May 22, 2025
Shpërndaje

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar i quajtur “Ura” që u zhvillua në Shqipëri e Itali, i cili ka goditur një grup të fuqishëm kriminal me bazë në zonën e Shijakut, që merrej me trafikim të drogave të forta e pastrim parash.

Në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Lala e ka quajtur operacionin e zhvilluar si një nga goditjet më të rëndësishme të Prokurorisë së Posaçme që nga nisja e funksionimit të saj.

“Unë nuk do ta quaj një grupim kriminal, por do ta konsideroja një nga goditjet më të rëndësishme të Prokurorisë së Posaçme që nga nisja e funksionimit të saj në këndvështrimin tim. Ideja është që unë do ta konsideroj organizatë kriminale se ka të bëjë me një grupim kryesor dhe disa nëngrupime.

- Publicitet -

Nuk janë përdorur vetëm përgjimet e Sky Ecc apo EncroChat në këtë rast janë edhe tre bashkëpunëtorë të drejtësisë, një ndër të cilët edhe Nuredin Dumani, i cili ka folur për herë të parë atëherë kur nuk ishte zbërthyer Sky Ecc në lidhje me aktivitetin e këtij grupimi. Janë disa personazhe kryesorë që konsiderohen…”, thekson gazetarja.

Gazetarja Lala shprehet se në oborrin e banesës së një prej personazheve kryesore në grupin e Durrësit që u godit nga ky operacion një vit më parë është gjetur e groposur një shumë prej 3 milionë Euro kesh.

“Kush janë personazhet kryesor në grupin e Durrësit? Bëhet fjalë për Elvis Doçin, i njohur si Visi i Pojës, i cili e shoh në dosjne hetimore si figura qëndrore, pra grosisti kryesor. Jeton në Durrës. Në oborrin e një prej banesave të tij është gjetur shuma prej 3 milionë Euro kesh vitin e kaluar. Është gjetur e groposur. Është fakt!”, shprehet gazetarja Lala.

Ndërkohë në kuadër të operacionit “Ura”, janë lëshuar 52 urdhër-arreste në Shqipëri e Itali, prej të cilave 40 janë ekzekutuar. “Ura” u finalizua në orët e para të kësaj të mërkure, si rezultat i një hetimi të zhvilluar me skuadër të përbashkët hetimore mes SPAK dhe prokurorisë italiane. 21 prej masave të sigurisë u lëshuan në Shqipëri.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, Kurti: I përkasin “Grupit të Intelektualëve”
  • BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  • Veliaj propozon shpalljen ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin
  • “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  • Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër

Komentet e Fundit

  1. Detari on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  2. Ela on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  3. Ethem Lalaj on Kush fitoi në Londër?
  4. demo on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  5. U ka bo deti kos... on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?