“Inkurajoj institucionet tona të sigurisë që të jenë në shërbim të ruajtjes së rendit publik dhe sovranitetit në veri të vendit. Këto veprime duhet të koordinohen edhe me partnerët ndërkombëtarë, të cilët i ftoj që t’i monitorojnë dhe denoncojnë provokimet dhe veprimet e paligjshme të strukturave kriminale në veri të vendit, që qartësisht janë të sinkronizuara me Beogradin zyrtar”, ka shkruar Krasniqi.

Ai i ka bërë thirrje komunitetit serb që të mos lejojë të manipulohen nga politika destruktive e Serbisë që ka synim destabilizimin e Kosovës.