Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ora e Pirros dhe Sindroma e Stendhalit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Ora e Pirros dhe Sindroma e Stendhalit
KurioziteteLajmi i fundit

Ora e Pirros dhe Sindroma e Stendhalit

Published: July 29, 2024
Shpërndaje

“Sindroma e Stendalit” është një gjendje psikosomatike që përfshin rrahje të shpejta të zemrës, të fikët, konfuzion dhe madje halucinacione, e që supozohet se ndodh kur njeriu ekspozohet ndaj objekteve, veprave të artit ose fenomeneve të bukurisë së madhe.

Kjo “vuajtje e habitëshme” është emërtuar sipas shkrimtarit francez Stendhal (1783–1842) i cili përshkroi përvojën e tij me këtë sindromë kur vizitoi bazilikën e Santa Croces ne Firence dhe u pat pushtuar nga një emocion i thellë unik, duke u ndjerë keq fizikisht.

***

- Publicitet -

Një ndjesi të tillë keq’qënieje përjetova pas disa minutash që shihja orën më të pabesueshme që më kishin zënë sytë… atë që çmendurisht kish krijuar Pirro, një shqiptar si ne, aspak si ne!

– Ke një pikë raki? – i thashë i mekur.

Qe e pamundur të përqëndrohesha më gjatë në detajet e asaj mrekullie që ai me të drejtë e kish quajtur “Pasion Primordial”; vetëm një pasion i tille transhendental, që përmblidhte në një dyzinë prej cm3 kohën e pamatë të Arbërit, që nga prehistoria e xhubletës, klasiciteti iliro-romak e Renesansa e Andre’ Aleksit, deri te mekanizmi i përkryer bashkëkohor, brenduar nga “Aghenor”, që tregonte kohën me çapojt e shqipes “shgjetare”.

Valltarët, 12 syresh, të katërkëndëshit Malësi, Kalabri, Preshevë, Çamëri (me krejt cka në mes), si dhe katër muzikantët me lahutë, fyell, cifteli e gajde, nuk janë veçse 0,8-0,9 cm të lartë secili, (më pak se thoi i t’voglit të dorës). Një rafinim i paparë ndonjëherë ky, mes artit skulptural në miniaturë dhe përsosmërisë teknologjike të punimit të metaleve të çmuar (ar i verdhë, i bardhë, e i zi), kombinuar këto me mijëra pjesëza të qelqit Murano, montuar me ultraprecizion nën vakum, që shndrisin në sfondin delikat të t’gjithë nuancave të s’kuqes,  mes së cilës ngrihet në një kompozim 3-dimensional masa e zezë e shqiponjës, në prehërin e së cilës luhen këngë mitike plot pasion nga bardët primordialë… reflekse këto të shpirtit të shqtësuar të Pirros… shqiptar si ne, aspak si ne!

Fati i kësaj ore ende nuk është përcaktuar; një konkurs i pamëshirshem është akoma për tu zhvilluar në Gjenevë, por ajo orë sot shënon për ne një të ardhme që vetem mund ta përfytyrojmë… (nëse do ja dalim të klonojmë talentin, vullnetin, këmbënguljen dhe çmendurinë e Pirros).

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vuante nga sëmundja e rëndë, këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare
  • Beteja vendimtare e Vuçiç, çfarë do të ndodhë me Serbinë pas 25 tetorit?
  • Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  • Sot protestë kombëtare, Policia “blindon” rrugën e Arbrit,
  • Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze

Komentet e Fundit

  1. Lasgushi on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  2. demo on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  3. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Detari on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  5. Albani on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?