Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Orban sërish kritikon Perëndimin: Nuk ka moral publik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Orban sërish kritikon Perëndimin: Nuk ka moral publik
AktualitetBote

Orban sërish kritikon Perëndimin: Nuk ka moral publik

Published: July 28, 2024
Shpërndaje

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, sërish ka kritikuar Bashkimin Evropian gjatë një fjalimi në një qytet rumun, ku trumbetoi agjendën e tij nacionaliste, përfshirë edhe ofrimin e mbështetjes së plotë për ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Në fjalimin e 27 korrikut, që zgjati për pothuajse dy orë e gjysmë, Orban tha se vizita e tij në Rumani ishte pozitive dhe diskutoi me homologun e tij rumun për hekurudhën e re të shpejtë midis Bukureshtit dhe Budapestit dhe për anëtarësimin e Rumanisë në zonën pa viza, Schengen. Aktualisht, regjimi pa viza për Rumaninë vlen vetëm për udhëtimet ajrore dhe detare.

Gjatë fjalimit, Orban preku temat e njëjta që i ka promovuar si kryeministër.

- Publicitet -

Ai kundërshtoi politikat e disa vendeve perëndimore që promovojnë ose mbrojnë të drejtat e lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve dhe mbështeti, ato që tha se ishin vlera të krishtera.

“Nuk ka moral publik në Perëndim. Këtë mund ta shihnit edhe në hapjen e Olimpiadës së Parisit”, tha ai duke iu referuar ceremonisë hapëse të një ditë më parë.

“Për dallim nga liberalët, ne duhet të ngremë një flamur rreth së cilit mund të mblidhen të guximshmit, nacionalistët dhe të krishterët e rinj”, tha ai.

Orban po ashtu akuzoi udhëheqjen e Bashkimit Evropian për një luftë të vazhdueshme – referencë e dukshme për mbështetjen e fortë të Brukselit për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus.

Orban ka mbështetur Trumpin, i cili po garon si kandidat i republikanëve për zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit. Udhëheqësi hungarez, i cili u takua me Trumpin në Florida më herët gjatë këtij muaji, parashikoi fitoren e ish-presidentit në zgjedhjet amerikane.

Dhe nëse Evropa nuk ndryshon politikën e paqes deri atëherë, pas fitores [së Trumpit], Evropa, sipas Orbanit “do të duhet të pranojë humbjen e saj”.

Orban e mbajti këtë fjalim gjatë vizitës në qytetin e vogël të Tusnadit, që gjendet në një rajon të Rumanisë ku ka popullsi të madhe të hungarezëve etnikë.

Gjatë mandatit të tij si kryeministër, Orbani shpesh ka mbrojtur kauzën e hungarezëve etnikë që jetojnë në mbarë Evropën Lindore, shpesh duke antagonizuar grupet nacionaliste në vende të tjera, sikurse Ukraina.

Orban bëri thirrje për zgjerimin e politikave të Qeverisë së tij për mbështetjen dhe mirëqenien e fëmijëve, duke kërkuar që në këtë skemë mbështetëse të përfshihen edhe hungarezët etnikë që jetojnë në shtete të tjera.

Orban, vendi i të cilit aktualisht mban udhëheqjen e presidencës së BE-së, për vite të tëra ka pasur mospajtime me liderët e BE-së për shkak të shtypjes që Qeveria e tij i bën shoqërisë civile, mediave të pavarura dhe partive opozitare në Hungari.

Përveç me BE-në, ai ka pasur përplasje edhe me NATO-n, veçmas për shkak të afërsisë së tij me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe mosvullnetit të tij për të bërë më shumë për të ndihmuar Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Edi Rama më dërgoi email të mos votoja…” Eurodeputetë të tjerë i bashkohen protestës në Ditën 30, pjesë nga fjalimet e tyre
  • 30 qershor 2026
  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj

Komentet e Fundit

  1. X on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Kokpalari 21 janarit on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  3. K R on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Luan on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. K R on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?