Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Orët e fundit të garës për Shtëpinë e Bardhë, Harris dhe Trump përgatiten për fushatat elektorale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Orët e fundit të garës për Shtëpinë e Bardhë, Harris dhe Trump përgatiten për fushatat elektorale
Bote

Orët e fundit të garës për Shtëpinë e Bardhë, Harris dhe Trump përgatiten për fushatat elektorale

Published: November 4, 2024
Shpërndaje

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi mbrapsht për hedhjen e votës.

Qytetarët amerikanë për pak orë do të hedhin votën e tyre për zgjedhjen e pasardhësit të Joe Biden.

Dy kandidatët për president, republikani Donald Trump dhe demokratja Kamala Harris po bëhen po ashtu gati për orët e fundit të fushatave elektorale.

- Publicitet -

Këto mesazhe mund të jenë vendimtare për amerikanët që nuk kanë votuar ende.

Harris do të shkojë në shtetin e Pensilvanisë, ku do të mbajë mitingje në Allentown, Pittsburgh dhe Filadelfia.

Ajo dhe kundërshtari i saj presidencial kanë kaluar shumë kohë në atë shtet në javët e fundit.

Nga ana tjetër, Trump do të bëjë një turne sot në tre fusha të ndryshme beteje, duke bërë paraqitje në Karolinën e Veriut, Pensilvani dhe Miçigan.

Kandidati republikan, Donald Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndalimit të vaksinave nëse zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë këtë javë.

Ndërkohë, sipas analizës së Deustche Welle, nëse Trump do të fitojë zgjedhjet më 5 nëntor, kursi i tij i konfrontimit me partnerët europianë mund ta trazojë strukturën politike dhe atë të politikës së sigurisë në BE dhe në NATO.

Zgjedhjet amerikane, sipas një analize të REL, pritet të kenë ndikim të konsiderueshëm në politikën e Uashingtonit kundrejt Iranit. Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, kandidate e demokratëve për presidente në këto zgjedhje, pritet të çojë përpara politikën me fokus në diplomaci.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kandidat i republikanëve, pati udhëhequr me politikën e “presionit maksimal” gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, dhe pritet të ketë qasje të ngjashme të ashpër.

Donald Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndalimit të vaksinave nëse zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë këtë javë.

Në një intervistë për NBC News, ish-presidenti tha se ai dhe Robert F Kennedy Jr do të kishin një rol të madh në administratë nëse ai do të ishte fitimtar.

Kennedy, një politikan dhe avokat mjedisor, ka përhapur dezinformata mbi vaksinat për vite me radhë. Trump ka premtuar se do ta vendosë atë në krye të iniciativave shëndetësore. I pyetur nëse ndalimi i disa vaksinave do të ishte një opsion gjatë një mandati të dytë, Trump nuk e përjashtoi atë.

“Epo, unë do të flas me [Kenedin] dhe do të flas me njerëz të tjerë dhe do të marr një vendim, por ai është një djalë shumë i talentuar dhe ka pikëpamje të forta,” tha kandidati republikan.

Të premten, Kennedy tha se administrata e Trump do të nxiste ndalimin e fluorit në ujë në ditën e saj të parë në detyrë, duke pretenduar se produkti është një mbeturinë industriale që çon në probleme si kanceri dhe sëmundje të tjera.

I pyetur për planin, Trump tha: “Epo, nuk kam folur ende me të për këtë, por mua më duket në rregull. E dini, është e mundur.”

Trump nuk pranoi të fliste për role specifike që Kennedy mund të luante në një administratë të dytë, por në paraqitjet e fundit publike, ai e ka bërë të qartë se parashikon një rol të rëndësishëm për të.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Libri i përshtypjeve tek fidanishtja e problemeve!
  • FOTO: Një grup turistësh italianë denoncojnë dhunë në Tiranë
  • Qeveria i jep OSHISH-it dializën dhe Check-Up-in pas mbarimit të koncesioneve
  • Cilat janë shërbimet sekrete më të forta në Europë?
  • Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  2. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Vl on Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  4. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?