Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Organizata nuk dëmtohet nga kritika e ndershme – por nga përçarja me qëllim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Organizata nuk dëmtohet nga kritika e ndershme – por nga përçarja me qëllim
opinion

Organizata nuk dëmtohet nga kritika e ndershme – por nga përçarja me qëllim

Published: April 3, 2026
Shpërndaje

Fyerjet, thirrjet për vetëgjyqësi dhe agresiviteti publik nuk janë argument – janë shenja dobësie. Replikë e detyruar me z. Bashkim Koçi

Në thelb të çdo organizate vullnetare qëndron një parim i thjeshtë, por shpesh i harruar: kontributi personal është masa e vlerës së çdo anëtari. Nuk është pyetja “çfarë bëri organizata për mua”, por “çfarë bëra unë për organizatën” ajo që përcakton seriozitetin dhe integritetin e angazhimit.

Në momentin kur dikush kërkon llogari pa dhënë asnjë kontribut real, lind dyshimi i arsyeshëm se prania e tij nuk udhëhiqet nga idealizmi, por nga interesa personale apo tendenca për të krijuar përçarje. Dhe pikërisht këtu nis dobësimi i çdo strukture që pretendon të mbështetet mbi vlera dhe bashkëpunim.

- Publicitet -

Duke lexuar shkrimin tuaj z. Bashkim për kulturë mediatike sqarojmë:

Së pari, z. Bashkim, prej më shumë se një viti e gjysmë ju keni zgjedhur një rrugë që nuk i shkon asnjë intelektuali dhe as një ish-anëtari të një organizate me histori si OVP e LANÇ-it: baltosjen publike në rrjetet sociale të punës, historisë dhe njerëzve me të cilët keni qenë deri dje pjesë.

Një njeri me integritet nuk i nxjerr kurrë në “pazar” çështjet e brendshme të organizatës apo të “shtëpisë” së tij. Kjo nuk është praktikë në asnjë organizatë serioze në botë. Kjo është çështje karakteri. Dhe, fatkeqësisht, tek ju sot shfaqet si mungesë qetësie, mungesë komunikimi intelektual dhe humbje e ekuilibrit. Fyerjet, thirrjet për vetëgjyqësi dhe agresiviteti publik nuk janë argument – janë shenja dobësie.

Së dyti, në shkrimet tuaja, përfshirë atë te e mirënjohura “Dita”, ju përçmoni punën e OVP të LANÇ-it dhe sulmoni drejtuesit me gjuhë fyese. E vërteta është krejt ndryshe: që prej largimit tuaj, organizata ka punuar më e qetë dhe më e bashkuar. Vetëm gjatë këtij viti (për 3 muaj) janë zhvilluar 41 aktivitete në gjithë vendin – përkujtime betejash, homazhe për dëshmorët, simpoziume shkencore, aktivitete për brigada e batalione historike. Këto janë fakte, jo retorikë. Ne punojmë me idealizëm; ju sulmoni me negativitet. Kjo është diferenca.

Së treti, është fakt i dokumentuar që largimi juaj nga detyra nuk ishte rastësi, por pasojë e sjelljes suaj. Ishte vetë z. Hulusi Hako ai që ju kritikonte në mënyrë të vazhdueshme për arrogancë dhe mungesë etike në mbledhje. Procesverbalet ekzistojnë. Ju vetë deklaronit me zë të lartë: “Jam Bashkim Koçi, jam i Zërit të Popullit, nuk më arrini dot!”. Sot lind pyetja e thjeshtë: si ka mundësi që pikërisht me të njëjtin person, që ju largoi dhe me të cilin përplaseshit, sot jeni në një krah? Për interesa të ngushta?

Së katërti, gjatë kohës që drejtonit gazetën “Kushtrim Brezash”, ajo humbi vizionin kombëtar dhe u ngushtua në një frymë lokale. Kjo nuk është opinion personal, por kritikë e bërë në mënyrë të përsëritur nga vetë anëtarët në mbledhje. Ankesa kryesore ishte e njëjtë: mungesë komunikimi, mbyllje ndaj anëtarësisë dhe arrogancë në drejtim. Nëse mendoni të kundërtën, hajde dhe ballafaqohu publikisht me strukturat.

Së pesti, ju flisni për “shkelje statuti”. Atëherë përgjigjuni qartë:
– A jeni dakord me nismën për bashkim me OBVL që nuk njeh 29 Nëntorin?
– A jeni dakord me përdorimin e fondeve të organizatës për interesa personale?
– A jeni dakord që gazetarët të mos paguhen, ndërkohë që fondet përdoren për privilegje individuale?

Këto janë çështjet reale të statutit, jo retorika boshe. Ju, znj. Anila Gjokoreci, z. Kastriot Haderi dhe znj. Rezarta Mona Hako, nuk ju bashkon një ideal i përbashkët, por interesa personale dhe një karrierizëm i sëmurë që dëmton çdo përpjekje serioze. Ndërsa ju shihni organizatën si një mundësi për përfitime dhe poste, ne e shohim si një mision për të ruajtur historinë dhe për të nderuar lavdinë e saj. Ky është dallimi thelbësor mes nesh. Ne nuk jemi këtu për interesa, por për vlera.

Së gjashti, edhe e pamoralshmja ka një kufi. Ju, që deri dje e keni sulmuar rëndë z. Hulusi Hako, sot e mbroni. Pse? Për çfarë qëllimi? Kjo sjellje nuk ka lidhje me parime, por me interesa.

Për të gjitha këto veprime, fyerje dhe shpifje, çështja tashmë është në rrugë ligjore dhe ju do të mbani përgjegjësi. Së fundmi, OVP e LANÇ-it, është dhe do të mbetet një organizatë e bashkuar, që punon çdo ditë me idealizëm për ruajtjen e vlerave historike dhe ndërgjegjes kombëtare. Ne nuk do të lejojmë që buxheti modest të përdoret për interesa personale dhe as që elementë përçarës të dëmtojnë kauzën tonë. Nëse do të kishit mbështetje reale, ajo do të reflektohej në Komitetin Kombëtar.

Por në mbledhjen e fundit, ju dhe bashkëpunëtorët tuaj u kritikuat ashpër dhe mbetët pa asnjë mbështetje. Z. Hulusi u largua me votë unanime duke thënë mes 100 burrave: “Unë po largohem do shikoj punët dhe hallet e mia” (e filmuar). Po ju interesaxhinjtë se latë! Ky është një fakt që nuk mund të zhbëhet me deklarata apo me zhurmë mediatike.

Në një shoqëri demokratike, statuti dhe vota janë themeli i çdo organizate – ato janë të shenjta dhe të paprekshme. Rruga e fyerjeve, shpifjeve dhe përbaltjeve nuk është alternativë. Ajo nuk është debat, por degradim. Është gjuha e rrugës, gjuha e anarkisë, që synon të zëvendësojë rregullin me kaosin. Postet dhe përfitimet materiale nuk merren me forcë, por fitohen me punë, djersë, korrektësi dhe respektim të ligjit. Kjo është rruga e dinjitetit dhe e qytetarisë.

Çdo përpjekje për t’i marrë ato përmes vetëgjyqësisë, dhunës apo thyerjes së dyerve me leva dhe britma nuk është veprim, por shkelje e rëndë. Kjo nuk quhet angazhim – kjo quhet vandalizëm.
Ne zgjedhim të qëndrojmë në anën e ligjit, të statutit dhe të dinjitetit. Fitojeni me gjyq! Një njeri që e quan veten gazetar nuk mburret, nuk rreh gjoksin dhe nuk fyen. Ai nuk nxit vetëgjyqësi dhe as nuk i shmanget ligjit. Përkundrazi, ai respekton ligjet e shtetit, zbaton statutin dhe frymon me normat e demokracisë.

Gazetaria është përgjegjësi, jo tribunë për britma. Është etikë, jo arrogancë. Është shërbim ndaj së vërtetës, jo mjet për përçarje. Britmat dhe levat nuk kanë vend tek ne – ato i përkasin një bote që ne nuk e pranojmë. Një fjalë e urtë thotë: vlerat e njeriut nuk maten nga britmat dhe fyerjet, por nga veprat dhe korrektësia. Fatkeqësisht, ju jeni larg këtyre standardeve.

Prandaj, z. Bashkim, në vend të sulmeve, tregoni kulturë, përgjegjësi dhe dinjitet.
Sepse organizata nuk dëmtohet nga kritika e ndershme – por nga përçarja me qëllim.

Kryesia e OVP të LANÇ-it

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • [email protected] says:
    April 4, 2026 at 7:59 am

    Nuk jam në mbrotje te Bashkim Koçit apo te Prof. Hulusi Hako, por ju keni bërë një shkrim të goditur për të mbrojtur vehten tuaj. Ju keni plot dy vjete që me aventuren tuaj doni të qëndroni gjatë me mashtrime në këtë organizatë. Por asnje nuk ju beson që për interesa personale dhe me idiotsinë tuaj e keni baltosë pa fundë ketë organizatë, kush e perfaqëson kete organizatë, ju, kur asnjë nga ju nuk ka asnje lidhje me luftën apo me krenarine dhe nderin e Heronjëve të luftës, kjo është një turp i madh. Dhe ja ju interesaxhinj shkruani, por ç’farë shkruani, kjo është një marrëzi kush ju beson ju, o mashtrusa, o interesaxhinj apo ju ish bugaxhinj që keni vetë katapuluar në krye të kësaj organizate. Moret për hunde Zotin Hulusi Hako dhe e vetëshpallët Kryetar për aq kohë sa bëtë hapin e parë të mashtrimit, kur Profesori nuk ju duhej më… e flakët, kur edhe vete Zoti Hulusi në kohën e luftës ishte 10 Vjeç, dhe ju e prezantonit – Debatikas në Delvinë, o Mashtruesa.
    Sa do të vazhdoni të luani dhe te kërceni valle dhe të talleni ju o mashtruesa interesaxhij në këtë organizatë që jeni bërë një grup, kur akoma nuk po merret njeri me ju, por kujtoni se gjoja që kontributi tuaj që jepni, një ditë do të do te pergjigjeni për këtë trimëri që po tregoni……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”
  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?