Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Burrat e zhveshur qëllonin gratë me…” Origjina e largët e Shën Valentinit dhe adaptimi në shoqërinë shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > “Burrat e zhveshur qëllonin gratë me…” Origjina e largët e Shën Valentinit dhe adaptimi në shoqërinë shqiptare
KurioziteteLajmi i fundit

“Burrat e zhveshur qëllonin gratë me…” Origjina e largët e Shën Valentinit dhe adaptimi në shoqërinë shqiptare

Published: February 14, 2024
Shpërndaje

Nga Jonida Sela

Shën Valentini sot ka notat e një feste romantike, që kremton dashurinë e dy të rinjve, zakonisht heteroseksualë, dhe mban emrin e një martiri të krishterë, prift a peshkop, të shek. III pas K., që jetoi në vitet e Perandorisë Romake dhe kurorëzonte dashuritë e oborreve.

Asokohe martesat midis familjeve fisnike dhe kalorësve nuk ishin të zakonta ndaj Valentini, duke besuar në dashurinë e vërtetë përtej ofiqeve solli një thyerje të traditës perandorake. Ai u martirizua në 14 shkurt, pikërisht sepse kishte kurorëzuar një martesë midis një fisnikeje dhe një luftëtari të kalorësisë.

- Publicitet -

Por, gjithsesi, kjo festë daton më herët dhe shumë historianë mendojnë se është degëzim i festivalit antik pagan të Lupercalias. Ky festival mbahej çdo vit në Romë më 15 shkurt. Ndryshe nga dita e Shën Valentinit, Lupercalia ishte një festë e përgjakshme, e dhunshme e me karakter seksual, me sakrifica kafshësh, dyluftime dhe çiftime me shpresën se përmes këtyre akteve do të largonin shpirtrat e këqij dhe infertilitetin. Përmes këtyre riteve synohej purifikimi shpirtëror dhe fuqizimi seksual.

Ritualet e Lupercalias zhvilloheshin në disa vende, në shpellën Lupercal. Këtu niste festivali ku do të bëheshin kurban disa cjepër, simbol i seksualitetit, siç e ndeshim edhe në shumë tradita të Evropës Juglindore, dhe një qen. Këto akte do të ndërmerreshin nga një grup priftërinjsh romanë që quheshin luperci.

Me gjakun e të flijuarve lupercit do të lyenin fytyrën, e më tej do ta fshinin atë me një beze të lagur me qumësht.

Burrat e zhveshur merrnin lëkurët e kafshëve të prera rripa-rripa dhe me to qëllonin gratë që kishin dëshirë të kishin fëmijë atë vit. Kjo ishte një shenjë e fertilitetit të natyrës dhe prej gjakut të pastër të hyjnisë Pan, që mishërohej tek cjapi.

Me kohën lakuriqësia përgjatë Lupercalias e humbi popullaritetin dhe kjo traditë do të shndërrohej në një fshikullim me shuplaka.

Ndoshta kalimi i kremtimeve pagane në të krishtera do t’i sillte dhe dinjitetin kësaj feste, duke e cilësuar si dita e Shën Valentinit dhe duke e veshur me petkun e krishterë dhe historinë e kurorëzimit të dashurisë, çast kur njeriu duhet të mendojë më shumë për dashurinë shpirtërore, dhe jo dëshirat e trupit.

Pjesë e zbutjes dhe romantizmit të kësaj feste ka qenë edhe vepra e Shekspirit, i cili përmes shfaqjeve të tij proklamonte shprehjen e dashurisë përmes letrave të shkruara me dorë.

Përgjatë periudhës së industrializimit kjo festë është përdorur gjerësisht nga marketingu e më tej industria e kinematografisë për të standardizuar formën e kremtimit sipas një modeli hollivudian dhe për të nxitur shitjet e dhuratave standarde, lule, çokollata, unaza, por edhe veshjet brendshme si simbole të dashurisë.

Por tashmë e kuqja e gjakut të kurbanëve me origjinë nga Lupercalia ka ngjyrosur këto dhurata jo dhe aq shpirtërore.

Në boshllëkun fetar dhe social që solli rënia e diktaturës në Shqipëri, shumë nga ne kanë qenë dëshmitarë të rizgjimit të kremtimeve monoteiste dhe politeiste, të cilat nisën pak më vonë. Një festë e huazuar nga bota Perëndimore, nën petkun e krishterë, por që ka marrë përmasa më të gjëra se fetare qoftë në Evropë, qoftë tek ne, ishte Shën Valentini.

Kjo festë që kremton dashurinë zuri vend çuditshëm në atmosferën familjare dhe të shkuarën e shoqërisë shqiptare, e cila nuk e konceptonte dot një festë si vetëm të të dashuruarve, meqenëse vinte nga një jetë kolektive. Dyqane të shumta reklamonin dhuratat e Shën Valentinit me zbukurime në ngjyrë të kuqe dhe kodrat e Liqenit në Tiranë mbusheshin, krahas çifteve, edhe me grupe njerëzish, si familje, fis, apo grupe shoqërore. Mbaj mend dikur, rreth vitit 2005, një shok nga Gjakova më pyeti: Çfarë ka sot që po dynden njerëzit kodrave si për Shën Gjergj?

Shoqëria e asaj kohe dukej se e kishte të vështirë të imagjinonte një festë dedikuar dashurisë së dy të rinjë, që të mund të kremtohej në intimitetin e tyre. Kjo ndoshta vinte prej formës tradicionale të bashkëjetesës së një çifti në një shtëpi me rrethin e gjerë familjar, ku jetonin dy a më shumë kurora sëbashku.

Në këto kushte dhe shprehja e afeksionit dhe intimitetit, deklamimi apo shfaqja e dashurisë midis çiftit në praninë e familjes së madhe apo babait, do të konsiderohej mungesë e lartë respekti, madje dhe rrugaçëri. Për t’i shpëtuar këtij mentaliteti, shumë çifte zgjidhnin të udhëtonin drejt një qyteti tjetër, për të qenë larg patriarkalizmave e për të ruajtur intimitetin.

Ndërsa sot, duket se shoqëria e ka marrë më shtruar këtë kremtim dhe festa është kanalizuar në habitatin e saj, pa shmangur atmosferën e zhurmshme, trafikun dhe padurimin që kaplon qytetin, si në çdo festë. Të dashuruarit shkëmbejnë dhurata, duke e menduar shpesh këtë festë edhe si purifikuese, si falëse të mëkateve.

Ndërsa ngjyra e kuqe, veç simbolikës së dashurisë në post-kapitalizëm, shpesh merr dhe trajtat e kurbanit, si në kohët e antikitetit romak.

****

Jonida Sela është studiuese e riteve pranë Institutit të Antropologjisë, Akademia e Shkencave – Reporter al

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?