Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pa sanksione dhe më shtrenjtë se në Rusi, dyqane me ushqime ruse në Mal të Zi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pa sanksione dhe më shtrenjtë se në Rusi, dyqane me ushqime ruse në Mal të Zi
Bote

Pa sanksione dhe më shtrenjtë se në Rusi, dyqane me ushqime ruse në Mal të Zi

Published: August 20, 2023
Shpërndaje

Lavash – petë byreku armen me djathë, pelmeni – pjatë brumi e mbushur me mish, çaj trëndafili, fasule kokrra, qofte me luleshtrydhe, majonezë “Schedro”, salsiçe Retro, mustardë pluhur Belotserkovsky, havjar “Deti rus” me karkaleca – janë vetëm disa nga produktet që mund të blihen në dyqanet e specializuara me ushqime ruse dhe turke në Mal të Zi.

Ushqime me shijen e shtëpisë, thotë Margita Kapilova, një nga mbi 25 mijë qytetaret ruse që jetojnë në Mal të Zi. Në Mal të Zi jetojnë edhe mbi 8.500 turq.

Këto janë shifrat zyrtare të atyre që kanë vendbanim të regjistruar. Vlerësimet janë se të paktën po aq të huaj, si turistë në Mal të Zi, presin zgjidhjen e statusit të tyre.

Një zinxhir tregjesh ruse

Për shkak të numrit të madh të emigrantëve rusë, tri dyqane ushqimore ruse Mix Markt janë hapur vetëm në Budvë, dy të tjera në Podgoricë, si dhe kanë objekte edhe në Herceg Novi, Tivat dhe Tivar.

Edhe pse ky zinxhir prej tetë dyqanesh ofron produkte kryesisht ruse, mund të gjeni edhe produkte nga Bjellorusia, Ukraina dhe Kazakistani, thanë ata nga ambientet e tyre në Budvë.

Klientët më të shpeshtë janë rusët që jetojnë në Mal të Zi.

“Këta janë kryesisht njerëz që flasin gjuhë sllave – rusët, bjellorusët, ukrainasit”, thotë Valentina Zhernakova, përfaqësuese e Mix Markt në Mal të Zi.

Ushqimi rus nuk është nën sanksione

Sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë dhe të ndjekura nga Mali i Zi, për shkak të agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, nuk përfshijnë produktet ushqimore.

Megjithatë, transporti i produkteve ushqimore është një punë që kërkon kohë, sepse çdo dërgesë e dërguar nga Gjermania dhe Rusia duhet të kalojë kontrolle, analiza dhe dogana, thotë Zhernakova.

Dyqanet Mix Markt në Mal të Zi janë pjesë e zinxhirit të marketeve me të njëjtin emër me qendër në Gjermani, një kompani e specializuar për shitjen e produkteve të Evropës Lindore, të grupit të korporatave Monolith.

Ata kanë katër kompani të regjistruara në Mal të Zi, e para prej të cilave u themelua më 2015 dhe e fundit në shtatorin e vitit 2022. Viktor Monastyrskii, Alexandra Savelyeva, Dmitry Dudidcenko dhe Hermann Volker janë të listuar ndër themeluesit e dyqaneve në Regjistrin Tregtar.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur drejtuesit e Mix Markt-it nëse lufta me Ukrainën e ka vështirësuar transportin e ushqimit nga Rusia dhe nëse kjo ndikon në çmimin e produkteve, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigje.

Më shtrenjtë se në Rusi, thonë klientët

Shumica e blerësve të produkteve ruse, të intervistuar nga REL-i, thonë se çmimet janë më të larta se në Rusi, por gjithsesi janë të kënaqur që mund t’i kenë shijet me të cilat janë mësuar, por që nuk gjenden në dyqanet malazeze.

Aty, për shembull, mund të merrni peljmeni – një gatim me brumë me mbushje mishi, ose kvass – një pije joalkoolike me bazë thekrë ose elb të bluar. Sipas shitësve, qumështi i ëmbëlsuar, të cilin rusët e përdorin tradicionalisht për petulla dhe ëmbëlsira, është më i kërkuari.

Rusja Margarita Kapilova ndodhet në Budva që nga nëntori dhe shpesh bën pazar në këto markete.

“Më pëlqen sepse kam nostalgji. Ndonjëherë të duhet vërtet diçka që ta kujton shtëpinë. Prandaj vij në këtë dyqan”, thotë Margarita Kapilova.

Gjëja me të cilën ajo nuk është e kënaqur, janë çmimet, sepse mendon se janë shumë të larta.

“Është dukshëm më e shtrenjtë, sidomos në krahasim me Rusinë. Për shembull, këto lloj karamelesh, por ndonjëherë vërtet nuk mund t’u rezistosh dhe duhet ta trajtosh veten me një shije që e njeh”, thotë ajo duke buzëqeshur.

Edhe Viktoria Lappo, e cila tash e një vit jeton në Budvë, thotë se këto produkte kushtojnë më shtrenjtë se në vendin e saj – Bjellorusi.

“Çmimet te ne janë më të ulëta, por dorën në zemër edhe paga mesatare në Bjellorusi është më e ulët sesa në Mal të Zi “, thotë Viktoria.

Megjithatë, ajo shpesh bën pazar në dyqanet ruse, sepse aty gjen lavash – petë armene për byrek me djathë.

“Kryesisht, gjysmën e pazarit e bëj në dyqanet ruse e gjysmën tjetër në ato malazeze”, thotë Viktoria.

Kuzhina turke është gjithashtu e preferuar nga vendasit

Po ashtu mund të gjesh gjithnjë e më shumë dyqane të specializuara me produkte turke, siç është Tregu turk në Podgoricë.

Këtu, së bashku me ushqimet dhe pijet kombëtare, mund të blini çaj trëndafili ose ëmbëlsirë turke, erëza ekzotike, kafe dhe ëmbëlsira origjinale turke, nga kadaifi dhe gurabijet deri tek ëmbëlsirat kemalpasha.

Qytetarët turq që emigruan në Mal të Zi më shpesh hapin restorante, dyqane të ushqimit të shpejtë dhe ëmbëltore sesa dyqane ushqimore.

Ato mund t’i gjesh në të gjithë bregdetin si dhe në Podgoricë, dhe ndryshe nga ushqimet ruse, të cilat blihen kryesisht nga rusët emigrantë, kuzhina turke preferohet edhe nga vetë vendasit.

“Ndër mysafirët tanë të rregullt, turqit dhe turistët, ka edhe shumë vendas – disa që duan të provojnë diçka të re, e të tjerë që e kanë provuar kuzhinën turke gjatë udhëtimeve të tyre dhe iu pëlqen ajo”, thotë Mija Mileusniq, menaxhere e restorantit “My Istanbul” në Budvë.

Kuzhinierët e tyre nga Turqia u përmbahen recetave tradicionale dhe mënyrave të përgatitjes së ushqimit.

Porositë më të shpeshta janë qebapët, qoftet, si dhe pidet turke – brumi i të cilave është i ngjashëm me brumin e picës – me mbushje të ndryshme dhe janë në formë varke.

Mund të gjesh edhe sheqerpare, një delikatesë me sherbet, si dhe bakllavë origjinale turke me fëstëkë. Bakllava trekëndore shërbehet me akullore.

Për popullaritetin e ëmbëlsirave turke flet edhe fakti që një grup turqsh në Budvë themeloi një kompani që prodhon bakllava dhe e furnizon, ndër të tjera, edhe këtë restorant, thotë Mija.

Elif, Doruk dhe Vigit nga Stambolli, të cilët po e frekuentojnë restorantin turk për herë të tretë gjatë pushimeve në Budva, thonë se vijnë për mëngjesin tradicional turk, që është shujta kryesore e tyre.

Përbërësi i pazakontë i tij është një kombinim i ajkës dhe mjaltit, dhe arsyeja tjetër është çaji i vërtetë turk, për të cilin thonë se rrallë mund ta gjejnë diku tjetër.

Popullariteti i kuzhinës turke në Budvë mund të shihet edhe nga numri i porosive për dërgimin e ushqimit.

“Zilja e telefonit vazhdon të bjerë, porositë vijnë”, thotë Mija.

Në Mal të Zi jetojnë pak më shumë se 90.000 të huaj, që është rreth 15 për qind e popullsisë, por jozyrtarisht vlerësohet se së paku edhe sa gjysma e këtij numri (45.000) presin për zgjidhjen e statusit të tyre.

Numri më i madh i rusëve të regjistruar është pak më shumë se 25.000, sipas të dhënave të publikuara në gusht nga Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi. Nga të huajt që jetojnë në Mal të Zi, rreth 8.5 mijë janë shtetas të Turqisë dhe renditen në vendin e tretë, pas rusëve dhe serbëve.

Vetëm në vitin 2023 turqit regjistruan pothuajse 1.5 mijë kompani të reja në Mal të Zi, duke u renditur në vendin e dytë, pas rusëve.

Me 52 milionë euro, rusët janë të parët në listën e investimeve të huaja direkte. Megjithatë, gjysma e këtyre investimeve janë blerja e pasurive të paluajtshme, nga të cilat shtetasit rusë zotërojnë mbi 19 mijë sosh kryesisht në bregdetin malazez.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?