Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, emri pas të cilit fshihet denoncuesi Nesti Angoni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, emri pas të cilit fshihet denoncuesi Nesti Angoni
KronikeLajmi i fundit

Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, emri pas të cilit fshihet denoncuesi Nesti Angoni

Published: November 28, 2026
Shpërndaje
Screenshot

Disa letra postare dhe e-maile elektronike kanë mbërritur në Prokurorinë e Posaçme SPAK, nga një emër i vetëm i quajtur Nesti Perikli Angoni, i cili informon për detaje konkrete të pasurive dhe korrupsionit të zyrtarëve të qeverisë.

Ajo që e bëri të famshëm këtë personazh misterioz ishte rasti i denoncimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, ku informacionet e Nesti Perikli Angonit shërbyen si indicia kryesore për nisjen e hetimit penal ndaj Erjon Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.

Por pas kësaj çështjeje dhe famës së marrë në publik, denoncimet e Nesti Perikli Angonit u shtuan në adresë të SPAK-ut, duke denoncuar jo vetëm Veliajn, por edhe zyrtarë të tjerë të qeverisë shqiptare.

- Publicitet -

Gazetari Elton Qyno ka investiguar rastin përmes dokumenteve konkrete, duke zbuluar se Nesti Perikli Angoni është një person që nuk ekziston, i cili fshihet pas një emri tjetër gruaje të quajtur Monika Sojli.

Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, denoncuesi i
Foto tip e Këshillit të Europës, për kartën e identitetit

Por edhe kjo e fundit, pra Monika Sojli, nuk ekziston në Regjistrin e Gjendjes Civile të Shqipërisë. Monika Sojli është një personazh i krijuar si imazh i prezantimit të një karte biometrike nga një kompani private që kishte koncesionin e kartave të ID-së dhe pasaportave biometrike.

Nesti Perikli Angoni ka marrë këtë mostër karte biometrike të shtetases anonime Monika Sojli dhe më pas ka dërguar e-maile dhe letra, duke u identifikuar përmes kësaj shtetaseje.

Një lëvizje të tillë, anonimi Nesti Angoni e ka kryer në disa raste. I tillë është edhe e-maili i dërguar në adresë të SPAK-ut, përmes adresës elektronike [email protected]. Me këtë e-mail është regjistruar në SPAK denoncimi nr. 3040, ku jepet një tablo e qartë e të dhënave të tij, si më poshtë vijon:

Emri: Nesti
Atësia: Perikli
Mbiemri: Angoni
Numri Personal i Identifikimit:
I05101999Q
Adresa e e-mailit:
[email protected]
Telefon/Celular:
0682555545
Adresa: Tiranë/Qyteti: Tiranë

Të dhënat për subjektin për të cilin bëhet denoncimi: Funksionar publik

Veprat penale: Neni 260 (Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë).

Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, denoncuesi i

Numri personal i vendosur në detajet e denoncuesit i përket kartës mostër të ID-së së Monika Sojlit. Ndërsa numri i telefonit, që i përket kompanisë “One Albania”, nuk ekziston.

Më tej, në përshkrimin e kallëzimit, Nesti Perikli Angoni jep detaje të rëndësishme mbi veprimet e një subjekti politik të njohur, që më pas është hetuar nga ana e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Por një mekanizëm i tillë është kryer në të paktën 5 dosje të njohura, ku SPAK ka si objekt të hetimit të tij zyrtarë të njohur të Partisë Socialiste.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, emri pas të cilit fshihet denoncuesi Nesti Angoni
  • Gruaja që mund të thyejë BE-në
  • “Nëntori i Tretë” në Tiranë, shpaloset banderola gjigande me mesazhin kundës Ramës dhe Berishës
  • Parzmoret me flamurin kuqezi, gjesti simbolik i policisë në ditën e protestës
  • Një foto reale “nga koka te këmbët” dhe 10 befasi që jo të gjithë i dimë për burrin që shpalli Shqipërinë të pavarur

Komentet e Fundit

  1. DEZERTORI &LUFTËTARI on Një dokument mbi “debatin” nëse është 28 nëntori edhe datëlindje e Adem Jasharit
  2. bukurie on I murosur në shtëpinë e djalit të Ismail Qemalit? Historiani që e pa me sy në 1962, enigma e Dokumentit të humbur të shpalljes së Pavarësisë
  3. Detari on Një foto reale “nga koka te këmbët” dhe 10 befasi që jo të gjithë i dimë për burrin që shpalli Shqipërinë të pavarur
  4. Sarkazma on 28 Nëntor mes festës dhe protestës
  5. Sarkazma on 28 Nëntor mes festës dhe protestës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?