Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paga mesatare rritet, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Paga mesatare rritet, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj
AktualitetEkonomi

Paga mesatare rritet, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj

Published: June 15, 2026
Shpërndaje

Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rritës edhe në fillim të këtij viti, duke reflektuar nevojën e bizneseve për të konkurruar në kushtet e mungesës së fuqisë punëtore.

Megjithatë, struktura e pagave tregon se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë punëdhënëse vazhdon të përballet me të ardhura modeste. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT në tremujorin e parë të vitit 2026 paga mediane mujore bruto ka arritur një në  74,010 lekë me rritje vjetore 19%. Kjo do të thotë se 50 për qind e punonjësve me pagë paguhen me 74,010  lekë në muaj bruto.

Saktësisht gjysma e punonjësve në vend marrin një pagë neto më pak se rreth 60,000 lekë në muaj (pas zbritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat), ndërsa gjysma tjetër paguhet mbi këtë nivel.

- Publicitet -

Ndryshimi më i fortë është regjistruar pikërisht në tremujorin e  parë 2026, ku paga mediane u rrit me 11.2% në krahasim me fundin e vitit 2025 si rrjedhojë e efekteve të pagës minimalë që ka sjellë efekt zinxhir në të gjithë kategorinë e pagave.

Nga ana tjetër, paga mesatare bruto ka vijuar rritjen, por me ritme më të përmbajtura. Në tremujorin e parë 2026, arriti në 90,119 lekë me rritje vjetore 9.6%. Paga mesatare ishte 18% më e lartë se paga mediane. Kjo diferencë u ngushtua në krahasim me vitin 2025, pasi  pagat e ulëta dhe ato të nivelit të mesëm kanë pësuar një rritje më të shpejtë sesa pagat shumë të larta, të cilat zakonisht anojnë treguesin e mesatares.

Ndryshe nga paga mesatare, e cila ndikohet nga pagat shumë të larta të një pakice, paga mediane është treguesi më i saktë i standardit real të jetesës shoqërisë.

Për ekspertët e ekonomisë, shifra prej rreth 60 mijë lekësh neto për gjysmën e forcës punëtore mbetet një sfidë e hapur për konsumin dhe fuqinë blerëse të familjeve shqiptare. Aftësia e saj për të mbuluar nevojat e jetesës varet pothuajse nga fakti nëse individi ka ose jo detyrim qiraje, sidomos në një treg me kosto në rritje si ai i Tiranës.

Për një person që jeton i vetëm dhe duhet të paguajë qira, kjo pagë mjafton vetëm për të mbuluar mbijetesën dhe nevojat më kritike ekzistenciale. Pjesa më e madhe e të ardhurave, pothuajse gjysma e tyre, shkon menjëherë për strehimin në një zonë periferike ose në një garsoniere modeste. Nëse individi nuk ka shpenzime strehimi, e njëjta pagë ofron një jetesë më të qëndrueshme për një person të vetëm.

Përllogaritjet tregojnë se për të pasur një jetë me dinjitet pa shtrëngime të forta, paga neto 60 mijë lekë në muaj funksionon mirë vetëm si një pagë e dytë brenda një familjeje ose për një të ri që sapo hedh hapat e parë në tregun e punës dhe nuk ka ende ngarkesa familjare ose qira.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?