Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pagesat për vitin shkollor 2022-2023, kushtet për studentët e Ekonomikut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pagesat për vitin shkollor 2022-2023, kushtet për studentët e Ekonomikut
AktualitetShoqëri

Pagesat për vitin shkollor 2022-2023, kushtet për studentët e Ekonomikut

Published: April 28, 2023
Shpërndaje

 

 

Data 15 maj është edhe afati i fundit i lënë në dispozicion të studentëve për të shlyer tarifën vjetore të shkollimit. Autoritetet e Fakultetit të Ekonomik në Universiteti e Tiranës bëjnë me dije afatet për shlyerjen e tarifave të shkollimit për të gjithë studentët që po ndjekin aktualisht studimet e ciklit të parë “Bachelor”, si dhe ciklit të dytë “Master profesional” dhe “Master shkencor” në këtë institucion të arsimit të lartë publik. Studentët që nuk do të shlyejnë në kohë tarifën vjetore do të rrezikojnë edhe hyrjen në sezonin e provimeve, duke rrezikuar kështu edhe mbylljen në kohë të vitit akademik që janë duke ndjekur.

- Publicitet -

“Të gjithë studentët e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve se duhet të kryejnë pagesën e tarifës së shkollimit për vitin akademik 2022-2023 dhe mandat pagesat duhet të dorëzohen pranë degës së shërbimeve, brenda datës 15 maj. Shlyerja e tarifës mund të bëhet në çdo bankë të nivelit të dytë, ose pranë Postës Shqiptare”, sqarohet nga Fakulteti Ekonomik.

Tashmë është detajuar edhe tarifa që secili student duhet të shlyejë. Kështu, viti studimor në ciklin e parë “Bachelor” kushton 35 mijë lekë kur ndiqet si program i parë, si dhe 70 mijë lekë për rastet kur studimet vijohen si program i dytë. Në këtë cikël, tarifa e studimit reduktohet me 50 për qind për rastet kur studentët e ndjekin si program të parë. Ndërsa për ciklin e dytë “Master shkencor” tarifa e studimit për ndjekjen si program të parë është 105 mijë lekë, teksa kur studimet ndiqen si program i dytë tarifa që duhet të shlyejnë studentët është 126 mijë lekë.  Po ashtu janë detajuar edhe tarifat për programet e ciklit të dytë të nivelit profesional që janë me 90 dhe 120 kredite. Në vijim të shkrimit gjeni të plota tarifat vjetore të shkollimit që duhet të shlyhen për secilin cikël.

Për ciklin e parë tre vjeçar “Bachelor” studimet në këtë fakultetet ofrohen në pesë fusha të ndryshme, si në: “Administrim biznes”, “Ekonomiks”, “Financë”, si dhe “Informatikë ekonomike”. Programet e studimit të ciklit të parë synojnë të japin njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe aftësi të caktuara në secilin prej këtyre specialiteteve. Programet e studimit të ciklit të parë në këtë fakultet realizohen, si rregull, me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike. Studentët në këtë program, mbështetur në kriteret e vendosura në rregulloren për notën mesatare, mund të diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome, ndërkohë që në përfundim të programeve të studimit të ciklit të parë, lëshohet diplomë universitare “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

Fakulteti i Ekonomisë ofron programe studimi “Master shkencor” me objektiv formimin e ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fusha, si: Financë, Kontabilitet, Ekonomiks, Administrim-biznes, Administrim publik, Siguria e informacionit, Marketing, etj. Nëpërmjet ndjekjes së këtyre programeve synohet që studenti të pajiset me mjetet, aftësitë dhe njohuritë e thelluara teorike shkencore për një karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike, si edhe krijimi i një profili të pashkëputur me përshtatjen e aftësive të tyre në praktikë.

Programet e studimit “Master profesional” në këtë fakultet  në Fakultetin e Ekonomisë, duke filluar nga viti akademik 2016-2017 ofrohen me 90 dhe 120 kredite, në përputhje me Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”. Këto programe kanë si objektiv formimin e ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fusha, si: Financë, Kontabilitet, Administrim-biznes, Administrim publik, Ekonomiks, Sisteme informacioni, Teknologji informacioni, Marketing, Studime ekonomike europiane, etj.

 

 

Tarifat për vitin studimor në ciklin “Bachelor”

  • Tarifa vjetore e shkollimit për ciklin “Bachelor” si program i parë është 35,000 lekë
  • Tarifa vjetore e shkollimit për ciklin “Bachelor” si program i dytë është 70,000 lekë
  • Tarifa vjetore e shkollimit për ciklin “Bachelor” e reduktuar është 35,000 lekë

Tarifat për vitin studimor në ciklin “Master i shkencave”

  • Tarifa vjetore e shkollimit për ciklin “Master i shkencave” si program i parë është 105 000 lekë.
  • Tarifa vjetore e shkollimit për ciklin “Master i shkencave” si programi i dytë është 126 000 lekë.
  • Tarifa vjetore e shkollimit për ciklin “Master i shkencave” e reduktuar me 50%, është 52500 lekë.

Tarifat për vitin studimor në ciklin “Master profesional”

  • Tarifa vjetore e shkollimit në “Master profesional 90 kredite”, si programi i parë është 54,000 lekë.
  • Tarifa vjetore e shkollimit në “Master profesional 90 kredite”, si programi i dytë është 64,800 lekë.
  • Tarifa vjetore e shkollimit e reduktuar me 50%, në “Master profesional 90 kredite”, si programi i parë është 27,000 lekë.
  • Tarifa vjetore e shkollimit në “Master profesional 120 kredite”, si programi i parë është 72,000 lekë.
  • Tarifa vjetore e shkollimit në “Master profesional 120 kredite”, si programi i dytë është 86, 400 lekë.
  • Tarifa vjetore e shkollimit e reduktuar me 50%, në “Master profesional 120 kredite”, si programi i parë është 36,000 lekë.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?