Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pajtuesi i njohur i gjaqeve flet për vrasjet mes fiseve Kaza e Gjini dhe ngre pyetjen: Pse ndaloi gjakmarrja në komunizëm?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pajtuesi i njohur i gjaqeve flet për vrasjet mes fiseve Kaza e Gjini dhe ngre pyetjen: Pse ndaloi gjakmarrja në komunizëm?
KronikeLajmi i fundit

Pajtuesi i njohur i gjaqeve flet për vrasjet mes fiseve Kaza e Gjini dhe ngre pyetjen: Pse ndaloi gjakmarrja në komunizëm?

Published: 2 Qershor, 2025
Shpërndaje

Pajtuesi i gjaqeve, Gjin Marku foli në lidhje me sagën e gjakmarrjes mes fisit Kaza dhe Gjini, ku viktima më e fundit ishte 57-vjeçari Pjeter Kaza, i cili u vra këtë të dielë në Tale të Lezhës.

Marku, ia faturoi situatën shtetit dhe politikanëve, duke i akuzuar se e kanë mbajtur vendin në një tranzicion të gjatë dhe të vështirë.

Sipas tij, fiset Kaza dhe Gjini janë familje tradicionale të Mirditës dhe të mira, por për shkak të tranzicionit të vështirë, sistemi nuk ka arritur t’i shmangë këto probleme për shoqërinë shqiptare.

- Publicitet -

Ai dha si shembull periudhën e sistemit komunist, ku tha se u shmang gjakmarrja mes fiseve.

“I shpreh ngushëllimet familjes Kaza, janë familje dhe miq, jo vetëm të mi, por edhe të gjithë mirditorëve. Janë familje shumë mirë dhe të njohura tradicionalisht në Mirditë. Po ashtu edhe familja Gjini.

Në Mirditë kemi tre, katër fiset që kanë qenë familjet më të mira, por fatkeqësisht ata nuk i ka vrarë hakmarrja dhe gjakmarrja, por ky sistem dhe ky tranzicion i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare.

Nuk mund të themi se është hakmarrja apo gjakmarrja ajo që prevalon në këtë rast, por mungesa e përgjegjësisë së shtetit dhe institucioneve, të cilat kanë detyrën kryesore të rregullojnë jetën e shoqërisë, siç populli endërron dhe paguan për këtë.

Në sistemin komunist njerëzit nuk lejohej të vriteshin, ndërsa tani, në këtë tranzicion të dëshpëruar dhe rrënues për shoqërinë shqiptare, janë shfaqur këto probleme të mëdha.

Ne kemi qenë institucioni i vetëm që kemi luftuar me mish e shpirt për të qenë pranë dhimbjes dhe pajtimit të palëve. Por lufta me traditën dhe zakonet mbetet një betejë e humbur.

Zakone nuk kanë qenë asnjëherë të këqija, por një mjet i popujve që i kanë ndjekur dhe bazuar. Por në këtë tranzicion kemi papërgjegjshmërinë e atyre që duhet t’i kishin dalë zot vendit, të cilët nuk e kanë bërë dot komunikimin me shoqërinë, sepse u ka interesuar pushteti dhe jo rregullimi i jetës së qytetarëve.

Familjet, në të cilat fatkeqësitë nuk ndalen, mbeten në dhimbjen dhe respektin e gjithë mirditorëve,”- tha pajtuesi i gjaqeve.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Komente
  • Vlora thotë:
    2 Qershor, 2025 te 6:48 am

    Burrë me mend

    Përgjigjiuni
  • Vl thotë:
    2 Qershor, 2025 te 6:51 am

    Ligji ligji i ben njerz . Ja prova ne DUBAI aty jan te gjith pse nuk vriten se ka cecua bicak. Popull lepur.

    Përgjigjiuni
  • Tironci thotë:
    2 Qershor, 2025 te 7:21 am

    Gjakmarrja ne komunizem ndaloj ne vitin 1946 , vrasja qe u be ne veri te vendit per gjakmarrje PPSHja drejtesia asaj kohe personit qe beri vrasjen gjyqin ja beri perpara 10 fshatrave e denoj vrasesin me pushkatim dhe egzekutimin ja beri ne sy te ter fshatarve , dhe i tha kush vret per gjakmarrje do ket fatin e kti qe u pushkatua tek mullari barit per vrasje per gjakmarrje , nga ajo dit nuk kishte me gjakmarrje ne territorin shqiptar per 50 vjet sa ishte PPSHja , ky qe u egzekutuar sot mer parat se e ka vrar komunizmi , gjakmarrja u zhduk dhe te ter gjaksit ben krushqi me njeri tjetrin dhe u gzun e u trashegun bashk , u kenoqen 50 vjet , erdhi demokracia shteti inegzistent qe nuk pjerdh fare kush vritet e kush vdes , gjakmarrja ben namin sot , dhe çesht me e forta se vrasjet per gjakmarje qeverit e ktyre 30 vjetve rrumpall i justifikon te ligjshme ne heshtie dhe gjysma veriut rri nguju gjysma rrin jasht dhe presin kush do dali jasht nga kta qe jan myll mren qe ta vrasin , sheti leshit ben sehir , kjo esht historia , po nuk nxori ligj me vdekje shteti per kta qe vrasin per gjakmarrje , kjo histori nuk do ket fund kurr .

    Përgjigjiuni
  • Llaf Dibre thotë:
    2 Qershor, 2025 te 7:59 am

    “Nëse nisesh per te vrare dikë, hap dy varre”, pra edhe per veten tende, – thuhej dikur. Në ata krahina, fise e familje, qe udhehiqeshin nga kjo aksiome urtesie, gjakmarrja ka qene më pak problematike.
    Kjo aksiomë u sanksionua me ligj ne ate sistem. Te vriste shteti po vrave dikë. Dhe gjakmarrja ngeli si nje gojedhene e nje “epoke primitive”. Por ja, fill pas ’90-tes gjakmarrja u shfaq ne menyren me te shemtuar: pame vrasje femijesh e deri grash. Nje pyetje ngelet ketu: degjeneroi kanuni apo shteti? Une them te dy njekohesisht, dhe ne nje “aleance” te pashkruar. Vendin e aksiomes te urtesise e zuri “kultura”e me te fortit, e me te pushtetshmit. Ashtu si me i forti i katundit apo qytetit, edhe te pushteteshmit perdoren insituticionet “si vrases me pagese”…

    Përgjigjiuni
  • Labi thotë:
    2 Qershor, 2025 te 8:37 am

    Gjakmarrjet I zgjuajten dhe I nxitin grupe agjenturore ne trojet tona

    Kujdes nga kto grupe se e jan kudo që që bejn organizime te fshehta dhe te pa kuptushme te tilla që shqiptaret te theren vet me njeri tjetrin pa u lodhur fare armiqt tan

    Kta armiq kryesor jan SYSTEMI I PERBASHKET vatikani +meka

    Ky SYSTEM e ka interesin e vet vetem per FET dhe jo per kombet dhe ky

    SYSTEM ben perçarjen dhe sundon me leht kur njerzit jan ne hasmeri me njeri tjetrin dhe nuk gren dot KRYE per atdheun se jan ne hasmeri dhe mezi presin ta gjejn njeri tjetrin ta zhdukin

    Dhe ka plot raste dhe ka dal si mod që:
    Shum nga kto krime jan ber nga agjentet e SYSTEMIT që te fillojn gjakrat te hilloj hakmarrjet

    Por edhe kan vrar shum pjestar grupesh te organizuara që shesin mall dhe që ti çojn ne vrasje me njeri tjetrin u vrasin nga nje pjestar dhe athere kto grupe nuk merren me me punet e tyre por me vrasje n e grupit tjeter

    Kujdes nga kta qënerit o shqiptar

    Ndiqni të madhin Zotin Anton Çeta per falje gjaqesh dhe jo per neither gjaqesh

    Përgjigjiuni
  • Ligjerisht thotë:
    2 Qershor, 2025 te 9:00 am

    Diktaturat nuk lejojne te vriten sepse vrasin vete direkt per nje fjale goje. Edhe Italia ne kohen e Mussolinit ra rehat nga Mafia se Ducja e e degdisi ate pertej oqeanit e i zuri vendin si mafie shteterore.
    Por mbi te gjitha : ne Diktatura ka denim me vdekje per vrasjen e ne Demokraci ka ulje 1/3 e denimit sapo e pranon vrasjen. Pastaj ka “sjellje te mire ne burg” e “arsye shendetesore” dhe shonim tani keto dite nje te denuar per vrasje qe kapet nga policia pasi nuk ka kryer 11 vitet e burgut qe ka denim.

    Përgjigjiuni
  • Sir thotë:
    2 Qershor, 2025 te 9:04 am

    Komunizmi ishte/eshte pushtim, nje vrases serial, perçares i sofistikuar dhe i drejtperdrejt gjithashtu. Jo rastesisht, komunizmi promovoi mercenaret injorante Turq te jugut, per te vrare verioret patriote.
    E ndersa, fshehurazi disa familje me origjine te huaj bejne ligjin ne Tirane, de facto, fale sherbimit te inteligjences armike qe vepron intensivisht qe nga lufta e dyte boterore. Mos u qerroni duke pare milioneret Shqiptare si S.Mane, Delijorgji, Dulaku etjer, ata mund te shemben brenda nates.
    Kush mban gjalle tensionet ne mes Shqiptareve dhe Grekerve?!?!? Kur dihet qe Greqia eshte koloni.
    Konflikti Greko-Shqiptar eshte nje nonsenc gjigand, madje s’duhet te kete as kufi.
    Po Serbet, kush i sponsorizon te jene kaq agresive, me magnitude konstante ! Ruset!?!? I don’t think so.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    2 Qershor, 2025 te 9:18 am

    Po pse ndaloi gjakmarrja ne komunizem?Po ja,ua grisi kanunin Memeti kur u vra Bardhok Biba.18 cope i groposi te gjalle,nja 4-5 i terhoqi zvarre me xhip,si Akili,Hektorin.Keta komunistet privilegjin e vrasjeve e kishin vete dhe nuk e leshonin.Ja moren Vdekjes Kosen. Aata ku te vrisnin vete,jo te linin popullin te vrisnin njeri tjetrin!

    Përgjigjiuni
  • Viktori thotë:
    2 Qershor, 2025 te 9:36 am

    Sikur te botohej Kanuni (ashtu si eshte botuar ne Kosove) do kuptohej se asnje vrasje e thene per gjakmarrje nuk eshte kanunore. Kanuni ishte nje Kod Penal qe kishte shume sanksione e ligje qe e benin mjaft te vashtire vrasjen per gjakmarrjke ne pergjithesi.
    Me Kanun ndaloheshin vrasjet ne kohe mbjelljesh e korrjesh, neper bujtina e hane, ne mullinj bloje e rruge me bese.
    Kanuni ndalonte rreptesisht vrasje femijesh e grash. Te kryhej nje vrasje sipas Kanunit ishte pra teper e veshtire. Vrasjet jashte Kanunit ndeshkoheshin rende e vrasesi ishte ne gjak me krahinen e i shkuleshin guret e themelit.
    Partia Punes ishte interesuar ta zhvleresonte Kanunin e sot vazhdon inercia qe c’do vrasje emertohet “Kanunore” kur ngjet ne zonat e veriut dhe “per motive te dobta” kur ngjet ne zona tjera.
    Botimi i Kanunit do tu bente njerezve te qarte se sa jashte Kanunit jane vrasjet sot. Si dhe te kuptonin se Kanuni ishte nje Kod Penal me shume nene qe zvogelonte shume hapesirat per gjakmarrje.

    Përgjigjiuni
  • xyz thotë:
    2 Qershor, 2025 te 9:43 am

    Shteti nuk ka asnjë faj. Fajtor është mentaliteti tribal, malok, i paqytetëruar, shtazarak i këtyre banorëve të shpellave. Janë mësuar të vrasin dhe të vjedhin më keq se lebërit e jugut. Sidomos këta mirditorët, që e kanë të keqen në gjak. Cuba dhe banditë. Edhe me njëri – tjetrin.

    Përgjigjiuni
  • Pensionisti thotë:
    2 Qershor, 2025 te 9:48 am

    Pyetja asht e thjeshte.Cfare duan mirditoret ne Tale,ku ishkulaket jane tane malsor!?

    Përgjigjiuni
  • Labi thotë:
    2 Qershor, 2025 te 9:48 am

    Komuniszmi ishte SYSTEM I krijuar nga SYSTEMI që kontrollon

    Dhe të vrisnin per nje fjal goje
    Ashtu siç kan vrar per nje fjal goje te shaje SYSTEMIN e kontrollit meka+vatikan

    Ata krijuan komuniszmin që sharruan te gjith popullsin e zgjuar ose i mbajten ne burg te zgjuarit dhe lan te lir popullin e vobekt që nuk ngrinte dot KRYJE

    Me parrullen NE EMER TË POPULLIT JE I ARRESTUAR

    Nuk thoshnin ne emer te SYSTEMIT je i arrestuar

    Ky SYSTEM APO DEGEZIM SYSTEMI komunizmi e pjella e vatikanit+ mekes thjesht zbatoji planonjektivin e SYSTEMIT TË KONTROLLIT

    E mbylli njeren pjes te Arberis I në tela ndryshoj drjetshkrimin orgjinal krijoj fjal te reja latine te SYSTEMIT
    Dhe e la pjeset e tjera jasht
    Ka dha jugo-sllavis greqis malzin turqis qe i krijoj vet dhe kshu beri shperberjen e kombit dhe Gadishullit te ILIRVE

    Edhe sot vazhdojn me te njejten planorganizim ku i shikon çdo dit krimet qe bejn organizojn vetem me popullin Arber ashtu dhe shkombtarizimin e trojeve

    Krijoj partizanet te vrisnin Ballistet
    Krijoj PD te vrasi PS

    Krijojn Pa fund çmemdurira nga me te ndryshmet qe ne te na duket se fajin e ka shqiptari që vret shqiptarin

    O Shqiptar ruhani nga ky SYSTEM

    Përgjigjiuni
  • Trapajane hesapi thotë:
    2 Qershor, 2025 te 11:25 am

    Veprimi aktiv i shtetit me ligje,me organizmat shoqerore e ligjore Duke denuar me vdekje autorete e krimit qofte Edhe per gjakmarrje,puna educative intensive qe ne familje,ne lagje,ne front ,ne rini,tek individi,forcimi i ndergjegjes juridike dhe edukates,forcimi i unitetit coi ne eliminimin e vrasjeve dhe vrasjeve per hakmarrje.Nxitja e ketyre dukurive eshte bere nga PD dhe personalisht nga Sali Rame Berisha.Platforma e nxitjes se vrasjeve dhe vrasieve sipas kanunit eshte nxitue nga agjentura jugoslave ,UDB.Miloshevici ne ate kohes Ka deklaruar:-vrisni nje ,beni fajtor nje shqiptar dhe ATA do te vrasin njeri tjetrin.Dhe sot ,jà ku kemi.Paguajne vrases professioniste dhe dalin me duar te piastra.Ndersa ATA qe e ringjallen kete plage te zhdukur prej kohesh Jane heronj te demokracise.Ata qe e zhduken per mbi gjysem shekulli u shpallen diktatore.Tu rroje demokracija e vrasjeve zinxhir,e drejta e njeriut per te vrare njeri tjetrin.Rrofte kanunit i Sali Rame Berishes i shpallur ne Rrafsh te Dukagjinit ne takim me malsoret vrases ne gjak.A Ju kujtohet 1997?.Ne gazetat e kohes shkruhej hapur :-” per 50 vjet tosket sunduan geget,toskerishtja sundoi gegerishten”.Pra ,nxitjes per hakmarrje te Veriut ndaj jugut.Dhe mercenaret kunder jugut ,agjentura e UDB ne Shqiperi i gjetur pikerisht ne veri dhe ne kosove.

    Përgjigjiuni
  • Trapajane hesapi thotë:
    2 Qershor, 2025 te 11:32 am

    Dhe ndodhen ato qe ndodhen e qe ndodhin dhe sot e trashegohen brez pas brezi.Shoh filma amerikane Western,me ngjarje te vite e te mesjetes se vone.Njesoj,vetem me nje ndryshim :-atehere me juaj,sot me makina lluksi,rrugen te asfaltuara dhe qyteterim moderno.Por…mentalitet mesjetar.

    Përgjigjiuni
  • Agimi thotë:
    2 Qershor, 2025 te 12:03 pm

    Kemi sistemin e drejtesise te plepave te korruptuar edhe te rinjte jane bere nje lloje si profesoret e tyre ,po nuk u be drejtesia e ndershme askush nuk beson sei nxjerrin nga burgu me 2 vjete per vrasje .
    Kush mundet bene gjyqesi vete.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: E rëndë në Sarandë! “I forti” i Ksamilit dhunon dhe përgjak një person në sy të fëmijëve
  • Humb jetën punëtori në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën elektrike dhe më pas u rrëzua nga skela
  • Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles, shoferi u neutralizua nga kalimtarët
  • VIDEO: Përplasje fizike deri te përdorimi i armëve, çfarë ndodhi në klubin e natës në Palasë?
  • Ky është Skifter Tagani, pronari i biskotave “Tagani” që falsifikonte datat e ushqimeve

Komentet e Fundit

  1. Tartari në Humb jetën punëtori në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën elektrike dhe më pas u rrëzua nga skela
  2. TRENI në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  3. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  4. TRENI në Pas tensioneve në Theth, Rama njofton 6 reforma ligjore: S’ka më ‘tokë të xanum’, do bëjmë ligj të ri për kontrollin e territorit
  5. TRENI në Historia e këngës “Mëma ime Greqi – Majmun evgjitësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë. Çfarë arti bën krijuesi shqiptar?
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?