Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pak interes nga investitorët në buyback të Eurobondit shqiptar, shlyhen vetëm 133 milionë euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pak interes nga investitorët në buyback të Eurobondit shqiptar, shlyhen vetëm 133 milionë euro
AktualitetEkonomi

Pak interes nga investitorët në buyback të Eurobondit shqiptar, shlyhen vetëm 133 milionë euro

Published: November 22, 2023
Shpërndaje

Qeveria shqiptare nuk ka arritur të blejë mbrapsht të gjithë shumën e parashikuar prej 250 milionë eurosh nga Eurobondi që maturohet në vitin 2025.

Sipas informacioneve nga tregu financiar, oferta e buyback është mbyllur me shlyerjen e një shumë totale prej 133.3 milionë eurosh, nga 250 milionë euro që ishte shuma e kërkuar për tu blerë mbrapsht nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE). Blerja mbrapsht e Eurobondit u bë me një çmim sa 98.5% e vlerës nominale.

Këto shifra tregojnë se kërkesa e qeverisë shqiptare nuk ka ngjallur shumë interes te investitorët dhe pjesa e mbetur e Eurobondit 7-vjeçar të vitit 2018, prej 366.7 milionë eurosh, do të duhet të shlyhet ose të rifinancohet në maturim, në vitin 2025.

- Publicitet -

Sipas ekspertëve, një nga arsyet mund të jetë fakti se një pjesë e konsiderueshme e Eurobondit mbahet nga bankat shqiptare, që prej vitit të kaluar i kanë kaluar shumicën e titujve financiarë në kategorinë “të mbajtura deri në maturim”, për tu mbrojtur nga rritja e shpejtë e yield-eve.

Për këtë arsye, bankat kanë treguar një interes të dobët edhe në ankandet e buyback të obligacioneve në lekë që ka zhvilluar këtë vit Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Mosarritja për të blerë mbrapsht të gjithë vlerën e kërkuar të Eurobondit 2025 krijon një tepricë edhe më të madhe likuiditeti në llogaritë e qeverisë shqiptare. Në fund të muajit tetor, suficiti buxhetor kishte vlerën e 48 miliardë lekëve.

Alternativat që ngelen janë përdorimi i këtyre parave për mbulimin e deficitit buxhetor në vazhdimësi, duke ulur huamarrjen e brendshme, shlyerja e detyrimeve të tjera të borxhit të jashtëm, ose rritja e nivelit të parashikuar të borxhit publik për vitin 2023.

Sipas relacionit të projektbuxhetit 2024, niveli i borxhit publik në raport me PBB në fund të vitit 2023 parashikohet të ulet në rreth 61.5%, ndërkohë që në fund të vitit 2024 planifikohet në nivelin prej 59.8%. Gjithsesi, MFE thekson niveli i pritshëm i borxhit mbetet në varësi të realizimit të planit të huamarrjes gjatë pjesës së mbetur të vitit 2023 dhe gjatë 2024, si dhe realizimi i transaksionit të buyback të Eurobondit.

Duke pasur parasysh edhe nivelin e lartë të suficitit buxhetor të akumuluar deri tani, alternativa më e shpejtë mund të jetë anulimi i disa prej ankandeve të bonove dhe obligacioneve, duke përdorur tepricën e fondeve nga mosrealizimi i buyback për të shlyer disa prej instrumenteve që maturohen në këtë periudhë.

Në rast se MFE do të ndjekë alternativën e uljes së huamarrjes së brendshme, kjo do të shtojë likuiditetin në tregun e brendshëm dhe do të kufizojë presionet mbi yield-et, pas rritjes së fundit të normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë.

Në qershor të këtij viti, Shqipëria realizoi emetimin e Eurobondit të gjashtë në historinë e saj. Eurobondi 5-vjeçar në shumën 600 milionë euro u emetua me një kupon fiks prej 5.9% dhe me një yield prej 6.125%. Fillimisht, rreth 200 milionë euro prej tyre parashikohej të përdoreshin për shlyerjen e pjesshme të Eurobondit që maturohet në 2025, por MFE vendosi ta rriste shumën e kërkuar në 250 milionë euro, ndoshta për shkak të suficitit të lartë buxhetor të akumuluar. Megjithatë, interesi i investitorëve nuk ka qenë shumë i lartë dhe MFE ka arritur të blejë mbrapsht pak më shumë se gjysmën e shumës së kërkuar./Monitor

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ngjarja në Radhimë, gazetari: Nuk ka gjobëvënie, policia mashtroi, sherri është i hershëm, shteti e përkeqësoi
  • 04 shtator 2026
  • Pas marrjes së kompetencave të Veliajt, nis aksioni i gjerë për pastrimin e Tiranës: Ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës
  • Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  • Të shtëna me armë zjarri në Korçë, autori dhe i plagosuri kushërinj

Komentet e Fundit

  1. IZ on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  2. Kokpalari 21 janarit on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  3. Genti on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  4. Shkodrani-Belgjike on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  5. 1thundrak on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?