Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjidhje apo mirazh?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Zgjidhje apo mirazh?
KryesoreLajmi i funditopinion

Zgjidhje apo mirazh?

Published: April 21, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

“Paketa e Maleve” e prezantuar nga Kryeministri vjen si ofertë joshëse që kërkon të kurojë një plagë 30-vjeçare siç është ngërçi i pronësisë në zonat rurale dhe malore.  Në letër, skema është një triatlon ambicioz që përfshin legalizimin plus kredi të buta plus infrastrukturë strategjike. Por në realitet, logjika ekonomike përplaset me shumëçka, përfshirë kaosin juridik

Po ta lexosh me sy kritik, shpjegimi i z. Rama për Paketën e Maleve është tipik, dmth i fortë në narrativë, por me boshllëqe të shumta në mekanikë. Paketa ofron zgjidhje për problemet e pronësisë, sidomos për trashëgiminë e ligjit 7501, premton lehtësim për investime në zona malore, jep kredi të mbështetura nga shteti për bujtina apo biznese, angazhon projekte të mëdha si porta e Alpeve, ku u fol për 100 milionë euro, etj

- Publicitet -

E gjithë paketa është një miks dhe shpjegimi i kryeministrit në pamje të parë është bindës. Pronësia e paqartë që ai e përmend është pengesë reale, sepse pa titull pronësie nuk ka investim serioz. Kjo e ligjit 7501 është e vërtetë dhe e njohur prej dekadash, megjithëse shteti është fajtori kryesor dhe Rama vetë është pjesë prej më shumë se një dekade.

Logjika ekonomike gjithashtu bën sens sepse turizmi malor po rritet. Ka interes nga diaspora dhe nga investitorë të vegjël. Pra ideja në tërësi është një model që funksionon në teori.

Por është shumë “magjike” si paketë. Kryeministri e paraqet si një zgjidhje që zbërthen gjithçka njëherësh. Në praktikë legalizimet, kreditimet dhe turizmi janë procese të ndryshme. Një dhënie titulli pronësie me mbivendosje të 7501 do çojë në konflikt juridik kompleks.

Veç kësaj kreditimi në vetvete ka risk financiar real, ndërsa zhvillimi turistik në përgjithësi kërkon treg, jo vetëm leje. Pra hallkat nuk bashkohen kaq lehtë sa duken në fjalim, veçanërisht problemi i pronësisë. Si ta kuptojmë psh fjalinë e KM: “…Nëse në një kohë X, shfaqet dikush tjetër që pretendon të jetë pronari, shkon në gjyq dhe nëse ai fiton, ti nuk merresh me atë, por merret shteti..”?

Rama thotë që këtë herë “s’ka oligarkë”, dhe shteti do ndihmojë “të vegjlit dhe emigrantët”. Por zona turistike tashmë është interes i madh ekonomik dhe ka shumë hapësirë për kapje. Si zgjidhet kontradikta jo dhe aq e fshehtë që nga njëra anë “ndihmojmë të vegjlit dhe emigrantët”nga ana tjetër, janë dhënë leje për projekte mln euro dhe zhvillim të madh turistik?!

I vogli nuk konkurron dot me investimin e madh, përfundon i zhvendosur ose i varur.

Pra ideja bazë është e arsyeshme dhe shpjegimi është i bukur politikisht. Por është më shumë projekt narrativ sesa plan i provuar operacional.

Le ta shohim kush do jenë fituesit realë të kësaj pakete. Por jo në teori, e as në kamuflazhe (të shpeshta në veprimet e KM), por në praktikë.

 

m.a. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Dudumi says:
    April 21, 2026 at 8:30 pm

    Nuk është racionale të jesh kritik për kriticizem, por njeriu që s’ka haber nga puna me paketa turizmi do merret. Të investosh në male do të thotë të ngresh bujtina, lokale, agriturizem. A është biznes me risk? Dmth që s’ka aspak siguri që investimin ta hash dhe jo të të hajë. Psh, në Kroaci që është i tërë bregdeti me male dhe parqe kalojne plot camper apo roulotte. Ata nuk flejne në hotele, as hane në taverna ne menyre abituale. Ndonjehere edhe provojnë njërën apo tjetrën, por përgjithësisht flenë në camper dhe hane po aty. Me nder teje I Rame, edhe nevojat në camper I kryejnë. Mirepo, o trim që ia pe hajrin punës së, shtetit, camperat kanë nevojë për hapësira publike. Kanë alergji privatin që bën një kasolle dhe pajiset me tapi e s’te lë gjëkund hapësirë të lirë. Mire Tiranën e bëre pallat mbi pallat, si Gaza city, por me malet c’ke që do ti mbushesh me pronarë? Ti mirë e ke si ide, se nuk ke punuar ndonjëherë në mal. Ku bie shi dhe s’kalon asnjë eskursionit. Bota është mbledhur dhe leku është bërë i vogël fare. S’ia ka njeri ngenë turizmit në male. Vendet kryesore të Evropës janë pothuaj në recesion. Rritje ekonomike 0-0.2%; kush do vije te shëtisë malet? 2-3 muaj në vit kur mban koha, apo kryesisht mesi i korrikut – mesi i gushtit. Me 1 muaj në vit do mbahet bisnesi? Do mbeten maleve ndërtesa jetime dhe të braktisura, se keto lloj turizmash janë si moda qe ikën e vjen.

    Reply
  • Right Side says:
    April 22, 2026 at 6:23 am

    Km ka folur në parim. Detajet do dalin. Si ta kuptosh pyetjen tënde të parë “merret shteti”? Ashtu siç e ka thënë km, dmth e rimburson shteti. Për çështjen e konkurrencës së të madhit ndaj të voglit mos u shqetëso kot se ka treg për të gjithë. Janë të shumtë ata që preferojnë bujtinat e vogla në vend të hoteleve të mëdha e të zhurmshëm.

    Reply
  • paketa mashtrimeve says:
    April 22, 2026 at 6:44 am

    Ato jane paketa e hajdutit!
    Pas cdo premtimi, plani, oferte, apo dhe buzqeshje te tij ka nje thike gati tua nguli kujdo qe mund ti dali para.

    Reply
  • Zgjohuni euforis nga binjakezimi me boten e krim korrupsionit ne te kater pushtetet, do t’ju jape shum shpejt nje fund te turpshem e pa kthim says:
    April 22, 2026 at 6:55 am

    Paketa e maleve, as me pak dhe as me shume, pangopesi ne grabitje demostrative me fuqin korruptive te pushteteve. Harrojne ranadurolubijt, se populli s’han bare, por do te ngrihet e ta shkulle me rrenje prej te kater pushteteve kete moster anti shqiptare
    Harrojne ramadurolubijte se lekt qe ja kane grabitur s’shpejti do t’ja kthejne sovranit me hire, apo pa hire. E ku e djeshmja dhe e sotmja super suksoze prej grabitjes se pushteteve, do t’i mbetet nje enderr dhe nje fund i turpshem e pa kthim. C’do vones ne dhenien e dorheqjes nga te tre pushtetet, nje shkalle me poshte ne gropen qe i hapen popullit.

    Reply
  • Anonymous says:
    April 22, 2026 at 11:02 am

    Oponeca, qofte kjo edhe jo konstruktve, eshte e shendeteshme. Por nuk e di se sa here qe lexoje artikujt e kesaj gazetare, me krijohet pershtypja sikur kjo e ka mani kundershtimin e gjithckaje qe parashtron qeveria, apo edhe vete Edi Rama !? Jo se nuk duhen kritikuar, pasi ne aktivitetin e saje kjo qeveri ka lene shum hapesira per tu kritikuar, madje edhe ndeshkuar.

    Reply
  • Jimi says:
    April 22, 2026 at 11:02 am

    Oponeca, qofte kjo edhe jo konstruktve, eshte e shendeteshme. Por nuk e di se sa here qe lexoje artikujt e kesaj gazetare, me krijohet pershtypja sikur kjo e ka mani kundershtimin e gjithckaje qe parashtron qeveria, apo edhe vete Edi Rama !? Jo se nuk duhen kritikuar, pasi ne aktivitetin e saje kjo qeveri ka lene shum hapesira per tu kritikuar, madje edhe ndeshkuar.

    Reply
  • nje shqiptar says:
    April 22, 2026 at 5:24 pm

    Te pakten o Anonymous apo Jimi Kapterr Ethem Lalaj i perserit 2 here komentet dhe kete e ben se eshte budalla dhe nuk e kupton qe e ka derguar njehere , po ti pse i perserit 2 here ,e emra te ndryshem apo mer 2 sufllaqe ! ?

    Reply
  • PodCazzo Rama says:
    April 25, 2026 at 9:28 am

    Ajo “Paketa e maleve” e 2026 eshte vazhdim i asaj “Shendetesia falas” ne vigjilje te marrjes pushtetit ne 2013.
    Pra as Zgjidhje as Mirazh por Rrena e rradhes e Rames e hedhur me kufje ne vesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë
  • Edhe një murgeshë në protestë: Shqiptarët më në fund nuk janë më spektatorë
  • E moshuara me flamur emocionon protestuesit: Po të shesin copa-copa moj Shqipni’ 
  • Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Guacka e Zvërnecit
  2. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  3. Anonymous on Tymnaja e “patriotëve”
  4. Luzati on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  5. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?