Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pandemia dhe plakja e popullsisë çojnë vdekjet në trend rritje, ja sëmundjet që po përparojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pandemia dhe plakja e popullsisë çojnë vdekjet në trend rritje, ja sëmundjet që po përparojnë
EkonomiKryesoreShoqëri

Pandemia dhe plakja e popullsisë çojnë vdekjet në trend rritje, ja sëmundjet që po përparojnë

Published: June 16, 2023
Shpërndaje

Dhjetë vite më parë më 2012, popullsia e vendit ishte 2,9 milionë banorë dhe kishte 20,870 vdekje.

Vitin e kaluar, popullsia zyrtare e vendit ishte 2,793,592, por personat që humbën jetën arritën në 23,998, sipas të dhënave të INSTAT.

Gjatë 10 viteve të fundit, numri vjetor i vdekjeve u zgjerua me 15%, ndërsa popullsia zyrtare, u reduktua me 3.7%.

- Publicitet -

Ekspertët se sektorit shëndetësor analizojnë se numri në rritje i vdekjeve po vjen për dy arsye kryesore. E para lidhet me efektet e pandemisë Covid -19 dhe e dyta, me plakjen e popullsisë.

Pandemia Covid-19, përveçse rriti në mënyrë të konsiderueshme vdekjet gjatë 2020 dhe 2021, u bë shkak edhe për shtimin e barrës së sëmundjeve në popullatë. Shumë persona vuajnë nga sëmundje kronike pas pandemisë dhe shifrat tregojnë për një rritje të prevalencave të diagnozave në krahasim më përpara pandemisë.

Nga ana tjetër, ndryshimi i strukturës së popullsisë drejt plakjes së shpejtë, po rrit varësinë drejt moshave me të vjetra. Një popullsi më e vjetër ka më shumë gjasa të ketë predispozitë më të lartë për rritjen e vdekjeve.

Struktura e popullsisë së vendit po përkeqësohet me ritme të shpejta, nga rënia e shpejtë e lindjeve, rritja e vdekjeve, dhe emigracioni i lartë. Vitin e kaluar numri i lindjeve për tremujorin e parë 2023 është 5.164, duke shënuar rënie me 16,9 %. Vitin e kaluar 2022 lindën 24.688 foshnja, duke shënuar një rënie vjetore me 9,3%.

Teksa vdekshmëria është në trend rritje, disa sëmundje po përparojnë më shpejt dhe disa të tjera po shënojnë rënie.

Mirëpo në Shqipëri, statistikat mbi shkaqet e vdekjeve shoqërohen me gabime të mëdha pasi një pjesë e madhe e vdekjeve nuk janë të asistuara nga mjekët dhe shkaku i jepet nga raportimet e familjarëve.

Kjo anomali është e lartë, përderisa “vdekjet nga shkaqe të panjohura” përfaqësojnë shkakun e dytë më të madh të vdekjeve. Gjatë vitit të kaluar, u raportuan 4868 vdekje nga “shkaqe të panjohura” me rritje 100% në krahasim me vitin 2012.

Në krahasim me vitin 2012 kanë përparuar shpejt vdekjet nga “Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut” me 16% në raport me vitin 2012. Vitin e kaluar ky grup sëmundjesh ishte përgjegjës me 54 të vdekjeve nga rreth th 53% më 2012.

Rritje me 27% kanë shënuar edhe vdekjet nga “Sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes” përgjatë dekadës.

Në raport me 10 vite më parë vdekjet nga sëmundjet mendore janë rritur me 20% dhe vdekjet nga sëmundjet rreth periudhës së lindjes janë rritur me 68%. Nga ana tjetër janë ulur vdekjet nga neoplazmat me 13%, dëmtimet dhe helmimet me 39% etj.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump: Jemi pranë një marrëveshjeje
  • Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj, punojnë në Instagram dhe flasin për jetën luksoze
  • “Bën ironi ti shëmtirë”, Zegjineja ofendon influenceren
  • Projekti në Zvërnec, gazeta amerikane: Si po sfidon demokracinë projekti i Kushner
  • Përjashtohet maturanti në Kukës, publikoi tezën e Maturës në rrjetet sociale

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Shqipe on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Saimir on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  4. Tahir Gashi on Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  5. Go West on Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?