Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Papa Françesku: Edhe gratë do të lejohen të votojnë për sinodin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Papa Françesku: Edhe gratë do të lejohen të votojnë për sinodin
AktualitetBote

Papa Françesku: Edhe gratë do të lejohen të votojnë për sinodin

Published: April 27, 2023
Shpërndaje

 

Grupet e grave katolike kanë kohë që kërkojnë të drejtën e votës në sinod dhe kanë kritikuar Vatikanin për mostrajtimin e grave si anëtare të barabarta të sinodit.

Papa Françesku miratoi ndryshimet në ligjin për Sinodin e Ipeshkvijve, një organ i krijuar më shumë se 50 vjet më parë për të koordinuar mbledhjet periodike të peshkopëve të botës.

- Publicitet -

Deri tani për propozimet e paraqitura në sinod kishin të drejtë të votonin vetëm burrat. Sipas ndryshimeve të reja, gratë jo vetëm që mund të marrin pjesë në sinodet si dëgjuese, por edhe të votojnë në organin këshillues papal.

Në mbledhjen e ardhshme të sinodit që do të zhvillohet në tetor në Romë, përfaqësuesit e votueseve do të jenë pesë murgesha dhe pesë priftërinj.

Papa ka vendosur gjithashtu që si anëtarë të sinodit do të emërohen edhe 70 anëtarë jo peshkopë “të cilët përfaqësojnë grupime të ndryshme të besimtarëve dhe njerëzve të Zotit”. Gjysma e tyre do të jenë gra dhe do të kenë të drejtë vote.

“Ky është një ndryshim i rëndësishëm, dhe jo revolucion” tha kardinali Jean-Claude Hollerich, një nga organizatorët kryesorë të sinodit.

 

E drejta e grave për votë

Grupet e grave katolike kanë bërë prej kohësh fushatë për të drejtën e votës në sinod dhe e kanë kritikuar Vatikanin për mostrajtimin e grave si anëtare të barabarta të sinodit.

Në vitin 2020 aktivistet për të drejtat e grave në Gjermani paraqitën një peticion me mbi 130,000 nënshkrime duke bërë thirrje për më shumë gra në role udhëheqëse në organet drejtuese të Kishës Katolike në Gjermani.

Sipas rregullave të reja 70 anëtarët jo-peshkopë do të zgjidhen nga Papa Françesku jo vetëm bazuar në “kulturën dhe maturinë e tyre të përgjithshme, por edhe nga njohuritë e tyre, teorike dhe praktike”.

Anëtarë të sinodit do të jenë edhe 70 anëtarë jo peshkopë, gjysma e tyre. Megjithëse shumica e përfaqësuesve votues në sinodin e tetorit do të jenë përsëri peshkopë, rreth 20% do të jenë jo peshkopë, dhe gjysma e tyre gra, tha kardinali Mario Grech, i cili është në krye të sinodit.

Rregullat e reja pasojnë dy momente kryesore për të drejtat e grave në Vatikan. Në vitin 2021 Papa emëroi  për herë të parë një grua në pozitën numër dy të guvernës së qytetit të Vatikanit.

Dhe vitin e kaluar pas një reforme të re të administratës qendrore të Selisë së Shenjtë, Papa Françesku lejoi çdo laik të pagëzuar katolik, përfshirë gratë, që të drejtojnë shumicën e departamenteve të Vatikanit.\DW\

 

 

p.k\dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren
  • SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  • Tuneli i Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për ish-kreun e ARRSH
  • VIDEO: Rossmann & Lala sjell SUPER OFERTAT e verës me ulje deri në -40%! Më pranë familjeve shqiptare, me cilësi gjermane!
  • INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”

Komentet e Fundit

  1. ¿? on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  2. Vlora 97 on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  3. Katiu on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Toni on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  5. sela on Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?