Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Parandalimi i mbërritjes së refugjatëve sirianë, BE planifikon marrëveshje emigracioni me Libanin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Parandalimi i mbërritjes së refugjatëve sirianë, BE planifikon marrëveshje emigracioni me Libanin
AktualitetBote

Parandalimi i mbërritjes së refugjatëve sirianë, BE planifikon marrëveshje emigracioni me Libanin

Published: May 2, 2024
Shpërndaje

Brukseli dhe Bejruti duan të bien dakord që Libani do të parandalojë më shumë refugjatë sirianë që duan të vijnë në BE. Në këmbim vendi do të marrë miliarda ndihmë financiare. Si mund të zvogëlohet numri i refugjatëve që përpiqen të vijnë ilegalisht në Bashkimin Evropian? Përgjigja për këtë pyetje preokupon prej vitesh krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së. Ideja e tyre e fundit: marrëveshje për migracionin. Sot më 2 maj, shefja e Komisionit Ursula von der Leyen shkon në Bejrut së bashku me Presidentin e Qipros, Nikos Christodoulidis, për të përfunduar një marrëveshje të tillë me Libanin.

Christodoulidis kishte dhënë më parë alarmin se vendi i tij “nuk ishte më në gjendje të pranonte refugjatë sirianë”. Vetëm që nga fillimi i vitit 2024 në ishullin në e Mesdheut Lindor kanë arritur në mënyrë të parregullt  rreth 4,000 vetë – në tremujorin e parë të vitit të kaluar kishte vetëm 78. Kampet e refugjatëve janë të mbipopulluara, shpjegoi Christodoulidis. Së fundmi ai i kishte udhëzuar autoritetet e vendit të tij të ndalonin shqyrtimin e kërkesave për azil nga refugjatët sirianë.

Pse BE dëshiron të mbështesë Libanin?

- Publicitet -

Që prej shpërthimit të luftës civile në Siri në vitin 2011, Libani ka pranuar më shumë se 1.5 milionë refugjatë nga vendi fqinj. Distanca në linjë ajrore nga Tripoli, në veri të vendit, deri në Larnaka në Qipro, është rreth 200 kilometra. Refugjatët sirianë përpiqen vazhdimisht ta kapërcejnë këtë rrugë me anije.

Vetë Libani është në një krizë të rëndë ekonomike; Brukseli është gjithashtu i shqetësuar se lufta në Rripin e Gazës mund të ketë ndikim edhe në Liban, veçanërisht nëse përshkallëzohet konflikti midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut radikal islamik në Libanin jugor. Sepse nëse ndodh kjo BE-ka ka frikë se edhe më shumë vetë mund të largohen nga Libani drejt Evropës.

Javën e kaluar, kryeministri i Libanit Najib Mikati i bëri thirrje BE-së që ta ndihmojë vendin e tij “të riatdhesojë refugjatët sirianë”. Ai bëri thirrje gjithashtu për “më shumë mbështetje për forcat e armatosura dhe shërbimet e sigurisë” si dhe për “projektet e zhvillimit dhe të investimit në fushat e energjisë së rinovueshme, të ujit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm”.

Para për pranimin e refugjatëve

BE-ja duket e gatshme ta ndihmojë Libanin në këtë drejtim – dhe në këmbim po kërkon që Bejruti të bëjë më shumë për të ndaluar refugjatët të kalojnë Mesdheun. Flitet për “mbështetje financiare dhe politike shumëvjeçare” deri në vitin 2027. BE-ja  ka lidhur tashmë marrëveshje të tilla me disa shtete në Afrikën e Veriut: në disa raste ajo u paguan miliarda shteteve në vështirësi ekonomike. Marrëveshje të tilla ka me Mauritaninë dhe Tunizinë, për shembull.

Në mes të marsit BE-ja nënshkroi një marrëveshje të tillë edhe me Egjiptin. Sipas saj Egjipti do të marrë 7.4 miliardë euro nga Brukseli brenda katër viteve – si kredi, por edhe si investime në teknologjitë e gjelbra apo digjitalizimin e vendit. Në këmbim Egjipti duhet të veprojë më me  forcë kundër kontrabandistëve dhe trafikantëve të qenieve njerëzore dhe të mbrojë më mirë kufijtë e tij me Sudanin dhe Libinë.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Stuhi e fortë në Ksamil: Era merr përpara çadrat, rrugët përmbyten
  • Punëtorët gjejnë thesarin e murosur gjatë rinovimit të ndërtesës
  • Kosova u del në krah, ministri Maqedonci: Jemi të gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë dhe Malin e Zi me zjarret
  • Tragjedia në Lushnjë, zbulohen emrat e dy motrave që humbën jetën nga aksidenti i rëndë
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nesër

Komentet e Fundit

  1. K R on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  2. Aldo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  4. Detari on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  5. demo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?