Në nisje të mandatit të katërt në shtator, kryeministri Edi Rama shprehu ambicien për një reformë kushtetuese që do çonte drejt “një parlamenti të vogël”. Sipas Ramës, Kuvendi i Shqipërisë duhej të reduktohej nga 140 deputetë në të paktën 101 të tillë.
Dy muaj më pas, ideja po mbështetet në distancë edhe nga lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili po shprehet në favor të një sistemi parlamentar me dy dhoma, i shoqëruar nga reduktimi i numrit të deputetëve.
“Nuk ka asgjë për të prekur Kushtetutën. Por nëse është problemi për të përcaktuar Senatin e Republikës, po jam gati, nuk kemi asnjë kompleks aty, sepse besojmë se është një institucion i dobishëm dhe jo duke rënduar buxhetin e taksëpaguesve, por duke zvogëluar numrin e deputetëve,” deklaroi ai.
Qëndrimet në të njëjtën linjë të Ramës dhe Berishës po i hapin rrugën një pakti të dytë mes tyre, që prej ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 që përcaktuan shtyllat e sistemit politik që vendi trashëgon edhe sot. Me ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në Kuvend, palët po kalkulojnë efektet e një marrëveshjeje të mundshme drejt këtij synimi.
Për organizatat që monitorojnë Kuvendin, çdo ndryshim në Kushtetutë do të duhet të jetë gjithpërfshirës dhe transparent dhe të mos shkasë në ‘pazare politike’ mes dy partive të mëdha, në dëm të partive të reja.
“Çdo marrëveshje konsensuale midis dy partive kryesore politike në vend përbën monopol të rrezikshëm për demokracinë, veçanërisht plurarizmin politik si një nga shtyllat kryesore të saj si dhe shtetin e së drejtës,” tha për BIRN Erida Skëndaj, drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Skëndaj theksoi se procesi duhet të garantojë pjesmarrjen aktive të çdo individe apo partie politike që mund të preket nga ndryshimet e pritshme.
Rrjedhimisht, shton Skëndaj, “partitë e vogla politike si dhe grupe të tjera interesi kanë të drejtë të dëgjohen në çdo proces vendimmarrës, aq më tepër në ndryshime të nivelit të tillë kushtetues, në aktin themeltar, nga të cilat ato mund të cenohen apo preken”.
Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike e sheh si të nevojshme dhe të vonuar një reformë për reduktimin e numrit të deputetëve, por nga ana tjetër ai flet për rriskun që ekziston për ‘pazare’, sa herë që dy partitë e mëdha bien dakord që të ndryshojnë Kushtetutën.
“Shqipëria nuk e ka më luksin të ketë 140 deputetë, shumë prej të cilëve prej disa legjislaturash nuk janë aktivë dhe nuk ushtrojnë detyrat parlamentare,” tha Krasniqi, duke argumentuar se ky reduktim duhet të shoqërohet me reduktim të partive fiktive politike, strukturës administrative dhe strukturës shtetërore në institucione, që janë sipas tij, më shumë burokratike se sa funksionale.
Por nga ana tjetër, ai pranon se, “kur palët bien dakord që të ndryshojnë Kushtetutën, ekziston rrisku dhe frika që palët mund të kërkojnë koncensione të njëri-tjetri për të bërë ndërhyrje të tjera në Kushtetutë”.
Krasniqi nuk e sheh reduktimin e numrit të deputetëve si kufizim të hapësirës për partitë e reja dhe të vogla politike, duke e lidhur mbijetesën e tyre politike me mundësimin e kushteve të barabarta dhe një bazë ligjore solide e gjithpërfshirëse.
Gjithsesi, nëse pakti PS-PD do të shkonte më tej se reduktimi i numrit të deputetëve, për Krasniqin, “kjo do të vinte në provë nëse PS-PD kanë një strategji kundër partive të reja”.
Nga ana tjetër, ai e quan joefektive idenë e Berishës për një Senat, pasi nuk janë kushtet që kërkon krijimin e një dhome të tillë në parlament, që lidhet me një elitë politike të aftë të pranojë ndarjen e balancave të pushteteve.
Përvojat e mëparshme politike e të paktën dy dekadave të fundit kanë treguar se dy partitë e mëdha, pavarësisht krijimit të një klime konfliktuale dhe polarizuese të arenës politike, e gjejnë gjithmonë gjuhën e përbashkët kur iu përputhen interesat për ruajtjen e dominimit të tyre.
Për Skëndajn, “kjo praktikë e dëmshme është ndjekur edhe në të kaluarën për ndryshime që ndikojnë në ruajtjen e status-quosë politike, sikurse janë ato kushtetuese të sistemit zgjedhor”.
Edhe Krasniqi thekson se historia e parlamentarizmit tregon se partitë kanë ndërhyrë në Kushtetutë për arsye zgjedhore dhe ai veçon si më të dukshmen atë të vitit 2008, ndryshime sollën një sistem proporcional që synonte kufizimin e partive të vogla.
“Por nga ideja e tyre për të ulur numrin e partive politike kundër tyre, në fakt rezultoi në krijimin artificialisht të partive të tilla dhe duke i futur në listat e tyre, sot numrin i partive parlamentare është më i lartë se ajo që kanë votuar shqiptarët,” theksoi Krasniqi.
Blerina Gjoka – Reporter

Pervec pak njerez duam te vjedhim dhe te shtypim me te voglin!Lufta brenda llojit merr kuptimin e plote ne Shqiperine e shkrete! Pervec se pak njerezve te ditur dhe te pa korruptuar asgje s’ka ndryshusr qe nga vitet e pas Nolit! Shqiptare te pagdhendur dhe me nje ego te madhe egersire sic jane keta njerez shqiptare te sotem! Ne nuk duam shtet duam te vjedhim! Shqiptare thirrini mendjes! Vetem 6% jemi Ballkanas! 82% jemi greke dhe nga jugu i Italise! Keto jane resultatet e fundit te DNA te Shqiptreve te sotem!
Ku e gjete kete DNA o SPAK? 82% GREKE nuk dalin greket!Jo keta greket e sotem se keta dalin Alvanosa,por as greket e lashte nuk kane qene 82% greke.
Duhen hequr “Listat e Mbyllura” dhe votimet të bëhen midis kandidatëve. Numëri mund të zvoglohet në 101, por jo Senat, sepse një shtet i vogël si Shqipëria nuk mund të barazohet me shtetet e mëdha që kanë Senat, si SHBA, Itali etj.
Opinion
Hajro Limaj/ Përse duhen shkurtuar 40 deputetë?
Nga tg -15 Shtator, 2015701
Share
Vitet e fundit varfëria e shqiptarëve ka marrë përmasa të dhimbshme. Mjafton të shikojmë shifrat e pensioneve dhe të ardhurat minimale në fshat dhe qytet të publikuara nga qeveria më 1. 8. 2015 dhe kuptohet se me çfarë varfërie të tejskajshme përballet shumica e popullsisë sonë. Pensionet minimale në qytet 12 436 lekë në muaj, pra 89 euro. Pensionet maksimale në qytet 24 872 lekë në muaj, 177 euro. Pensionet minimale në fshat 8516 lekë në muaj, 61 euro. Pensionet maksimale në fshat 12 436 lekë në muaj, 90 euro. Të ardhurat minimale në qytet 14 586 lekë në muaj, 104 euro. Të ardhurat minimale në fshat bëhen 9 406 lekë në muaj, 70 euro. Të ardhurat maksimale në fshat bëhen 14 586 lekë në muaj, 104 euro. Pra me këto të ardhura do të ushqehesh, vishesh, do paguash ilaçet, dritat dhe ujin. Mundet të parballohen këto shpenzime me këto të ardhura? Në asnjë mënyrë. Atëhere kërkohen rrugët e jashtligjshme. Vjedhja, korrupsioni, trafiku, heroina, droga, mbjellja e hashashit, mashtrimi…..etj. Prandaj kronikat e zeza tek ne zënë kohën më të madhe në median vizive dhe të shkruar. Qeveria pretendon të bëjë shtet. Por ajo nuk e kupton se papunësia dhe varfëria e tejskajshme pjellin krimin dhe kriminalitetin. Dhe ajo kërkon të bëjë reforma të cilat nuk e zgjidhin dhe nuk i shërojnë plagët. Reformat nuk i fillon në kokë nga vjen e keqja, por nga poshtë ku janë reflektimet e të keqes që vijnë nga koka. Edhe opozita nuk kërkon që reformat e thella të fillojnë nga pushteti legjislativ (kuvendi), pushteti ekzekutiv (qeveria), pushteti gjyqësor (nga KLD deri në gjykatat e shkalles së parë) dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore. Kjo reformë gjithëprfshirëse do të rikonceptonte të gjithë shtetin e ngarkuar pa drejtësisht me 140 deputetë, 19 ministri, me një administratë prej më shumë se 84 mijw vetë, me 11 gjeneralë pa ushtri, me një sasi të madhe diplomatësh jashtë vendit…etj. Pra një shtet shumë i vogël dhe i varfër mban në kurriz një politikë, qeveri, gjyqësor, diplomatë, administratë që nuk i takojnë vendit tonë nga popullsia dhe sipërfaqia që ajo ka. Shumica e tyre janë në kundërshtim edhe me vetë kushtetutën. I pari është Kuvendi. Prej kohësh analistë të pa varur shtrojnë problemin e shkurtimit të deputetëve nga 140 që janë sot në 100. Numuri 100 përfaqëson sasinë e deputetëve që duhet të ketë Shqipëria sipas popullsisë që ka. Një deputet duhet të përfaqësojë 30 mijë vetë, pra me 100 deputetë mbulohet shifra e popullsisë prej 3 milionë që kemi. Po 40 deputetë të tjerë përse na duhen? Për t’u pasuruar me gjakun e këtij populli kaq të varfër. Ndërmarrja e këtij ndryshimi të domosdoshem do të kishte vlera të mëdha politike dhe efekte të rëndësishme finaciare. Përveç rrogës mujore që merr një deputet, 156 000 lekë, ai trajtohet edhe me honorare për pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare, mesatarisht 17 mijë lekë në muaj, i cili ka një efekt vjetor prej 250 mijë dollarësh në vit. Po pse duhet ta marrë këtë pagesë, kur puna e deputetit kjo është. Privilegj tjetër është ai që deputetët përfitojnë pension të lartë nëse të paktën kanë qenë për dy vjet të tillë. Ndërkohë që shqiptarët e tjerë duhet të punojmë 35 vjet për një pension minimal. Të jesh deputet për dy vjet dhe arrin të marrësh pension prej 50 mijë lekësh në muaj! Deputetë, ministra, ish-deputetë dhe ish-ministra që kanë ushtruar mandatet e tyre në disa legjislatura janë të favorizuar nga ligji dhe marrin një pension që shkon mbi 100 mijë lekë në muaj. Një llogaritje e thjeshtë tregon se ish-deputetët dhe ish-ministrat, për çdo 1 lek që derdhin në skemën e pensioneve, marrin mbrapsht 40 herë më shumë. Përveç kësaj, deputetët dhe ministrat, të cilët e përfundojnë mandatin dhe nuk zgjidhen më në legjislaturën e re, kanë të drejtën e një shpërblimi, i cili fillon menjëherë për trajtimin me pagesa kalimtarë në masën 50 % të pagës referuese për aq vite sa kanë qenë në funksion, por jo më shumë se 3 vjet dhe u njihet periudha e sigurimit duke paguar kontributet për këtë periudhë. P.sh. nëse një deputet e mbyll legjislaturën në moshën 52 vjeç, deri në moshën 55 vjeç ai trajtohet me pagesë kalimtare deri në 70 mijë lekë në muaj dhe kur mbush moshën 55 vjeç, del në pension dhe përfiton deri në fund të jetës së tij një pension që sillet nga 50 mijë deri 100 mijë lekë. Pra vetëm shkurtimi i 40 deputetëve çfarë kursimi i sillet buxhetit, të cilin mund ta përdorin për rritjen e pensioneve të vafëra. Por me këtë shkurtim do të realizohej më lehtë edhe dekriminalizimi dhe rritja cilësore e deputetëve. Prandaj reformat duhen filluar nga koka. Edhe pse jemi vend shumë i vogël ne kemi qeveri të madhe me 19 ministri, kur edhe vende të mëdha e kanë me 15 të tilla. Pra me shkurtimin e 4 ministrive, i bie të shkurtohen rreth 1000 kuadro dhe punonjës që i kursejnë shtetit me dhjetra milionë euro në vit.
@Hajro Limaj! Jo mor zotni, nuk jane te varfer shqiptaret. Por jane te vjedhur. Po te varfer per mend po.
Per Shqiperine jane mjafte 101 deputete ligjberes, por asnjeri prej tyre te mos kaloje minister, pra te rrije ne dy karrike dhe te Legjislativit dhe te Ekzekutivit. Por mbi te gjitha, Shqiperia duhet te kaloje ne sistemin e Republikes Presidenciale.
Te them te drejten, i besoj cdo marreveshje ku protagonist eshte Doktor Berisha. Nuk ka rendesi se kush eshte tjetri, kushdo qofte, madje edhe monstra Rama; mjafton qe te jete Doktor Berisha.
Pse e theme kete? Nuk ka marreveshje madhore, qe te jete bere keto vite, qe te mos jete respektuar nga Doktori. Nuk ka asnje qe te kete akuzuar Doktor Berishen se nuk i eshte permbajtur marreveshjes. as kundershtaret dhe urrejtesit e tij me te ashper ne politike, nuk e thone dot nje gje te tille. Kjo njera pjese e argumentit.
Pjesa plotesuese e argumementit ka te beje ekspertizen politike te Doktorit. Askush nuk mund t’i marre, me shume se c’mund te jape vete ai ne nje marreveshje politike. Aq e vertete eshte kjo, sa Rama kur isht ene Opozite dhe kishte ne bisedime te ethshme, edh eme ndermjetesim nderkombetar, ishte shume paranojak, sa ne cdo levizje te doktorit, kishte frike se mos humbiste; deri aty kjo, sa e beri ate krejt te paafte per marreveshje, cilado te ishte ajo.
Prandaj, duke e pare kete gjendje te pashprese, Doktori shkoi deri aty sa i la Rames te zgjdihte, ne marreveshjen e 2008 cilindo variant qe deshironte!
Keshtu, si demokratet, por edhe socialistet e ndershem (nga ata pak qe kane mbetur), te ndihen te sigurt, qe Rama nuk do te marre asnje pazar me Doktorin, perpos nje marreveshje fair.
Ore ndyresire , akoma s`e paske kuptuar qe Saliu mund te kete edhe ndonje te mire , por ai ka te keqen me te madhe per nje politikan e burre shteti , qe eshte provuar e sterprovuar katerciperisht qe : SALI BERISHA NUK KA BURRERINE , BESEN DHE NDESHMERINE , QE JANE GUR THEMELI PER CDO LLOJ MARREVESHJE ! Merreveshja me Edi Ramen ne v.2008 per sistemin zgjedhor ishte veprimi me i ulet qe bene E.Rama e S.Berisha per te shperfytyruar demokracine , qe po e vuajme dhe do ta vuajme kushedi sa kohe . Hapi tjeter qe duan te hedhin tani per krijimin e senatit , eshte nje hipokrizi e kulluar per ta varrosur perfundimisht demokracine ne Shqiperi ! Te gjithe shqiptaret duhet te ngrihen ne kembe per te ndalur psikopatin E.Rama nga marrezia qe kerkon te beje me kushtetuten .
Skypion, ti ke nevoje urgjent per doktor.
Po jo per dAktorr Brrishen, s’e ai te ka katandisur
ne kete gjendje.
Po si nuk ke turp more Skypion ? Dukesh goxha i formuar intelektualisht , por nuk të ka mbetur asnjë cipë në faqe , përderisa mban anën “doktorit ” , shpellarit – thuaj më mirë . Po ku numërohen të zezat që i ka sjellë ajo kuçedër Viçidolli , vëndit dhe popullit ! Po ku kanë ndodhur nga 2013 e këtej , skandale apokaliptike , si në kohën kur qeveriste ai bashibozuk ? Po si mund të jesh dakord me një komunist të mbetur qysh në kohrat prehistorike akoma në politikë ? Ai është përpilues i ligjit komunist të pronës (7501) , që futi në vëllavrasje shqiptarët , ai bëri grusht shteti duke përdorur arkivolin e Azem Hajdarit , që vetë e vrau dhe shkatërroi murret e brëndëshme e i vuri zjarrin kryeministrisë duke e bërë shoshe me plumbat e gjithë llumit e plehrave që kishte mbledhur , militantë të një partie , që nuk i mbahet mënd asgjë e mirë . Ai i nxiti shqiptarët të jepnin me fajde kursimet e tyre , duke i quajtur legale lekët e njerëzve që u dhanë e humbën poshtë e përpjetë dhe që sollën 97-tën , që e kthehu Shqipërinë në vitin Zero . Ai hapi depot e armëve dhe armatosi një popull të tërë , ku u vranë në luftë civile shqiptarët me njëri tjetrin , aq sa çuditem botën dhe erdhën italianët nga matanë detit që vendosën rendin . Ai vrau në mez të bulevardit , me duar në xhepa katër shqiptarë të pa fajshëm , në një protestë ku dhuna e protestuesve ishte sa çereku i dhunës së protestave të delinkuentëve PD-istë , që kanë bërë me qindra , me molotove e zjarr e flakë . Duhet një roman i tërë që të rradhitësh krimet dhe shkatërrimet e një paranojaku të zbritur nga malet e Tropojës , ku edhe në Tropojë futi zjarrin e hasmërinë e u vranë disa dhjetra burra , familjarët e të cilëve ( Haklajt) akoma akuzojnë këtë përbindësh që i mbiu Shqipërisë , për të keqen e këtij vëndi . Dhe ti zagar i fëlliqur me nickun Skypion , këtë demon e kuçedër me 7 kokë m’a quan tërë respekt doktor dhe shkruan komente me superlativa për këtë kriminel ? Turp të kesh !
Mirë Z. Limaj po atë shifrën e popullsisë 3 milion banorë nga e nxore zotrote?! Regjistrimi zyrtar i popullsisë sikur tregon 2.7 milion banorë. Me një të rënë të lapsit e rrite polullsinë në mënyrë fiktive dhe 300 mijë banorë që sipas normave përfaqësuese për deputet që sjell vetë (30 mijë banorë për deputet) e rrit numrin e deputetëve në mënyrë fiktive me 10 copë “deputetë” ose realisht me 10 kartonë më shumë!