Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Parlamenti britanik miraton mocionin për Kosovën, dënohet sulmi në Banjskë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Parlamenti britanik miraton mocionin për Kosovën, dënohet sulmi në Banjskë
KosovëLajmi i fundit

Parlamenti britanik miraton mocionin për Kosovën, dënohet sulmi në Banjskë

Published: May 3, 2024
Shpërndaje

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Britanisë së Madhe ka miratuar sot një mocion për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën të propozuar nga deputetja Alicia Kearns, me të cilën Britania mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës. Ky mocion u propozua nga Kearns pas një debati që u zhvillua mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Kërkoj që kjo Dhomë të lëvizë në njohjen e situatës akute të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, të dënojë sulmin e militantëve nacionalistë serbë në Banjskë në Kosovë më 24 shtator 2023”, thuhet në mocionin e propozuar nga deputetja Kearns, i miratuar në Parlamentin britanik.

Në mocionin e miratuar kërkohet gjithashtu të mbështetet autoriteti i Gjykatës Kushtetuese në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të dënohet ndërhyrja ruse në Ballkan.

- Publicitet -

“Parlamenti vëren me shqetësim retorikën politike irredentiste pro-ruse dhe pro-serbe në Mal të Zi dhe i kërkon qeverisë të rrisë angazhimin e saj me partnerët rajonalë dhe aleatët ndërkombëtarë për të përmirësuar peizazhin e sigurisë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në mocionin e miratuar në Londër.

Pas miratimit të mocionit, Kearns ka shkruan në “X”: “E kënaqur që Parlamenti sot njëzëri ra dakord me këtë mocion për Ballkanin Perëndimor”.

Glad Parliament today unanimously agreed this motion on the Western Balkans. pic.twitter.com/h7bupVTnWz

— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) May 2, 2024

Deputetja Alicia Kearns në fjalimin e mbajtur gjatë debatit mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor në Parlamentin britanik, ka folur rreth sulmit në Banjskë, anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Asociacionin dhe kërcënimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Kearns ka bërë të ditur se SHBA ka përfunduar një raport mbi përgjegjësit e sulmit në Banjskë, i cili ende nuk është publikuar. Ajo tha se ky raport duhet të publikohet për t’u ditur e vërteta rreth sulmit për të cilin përgjegjësinë e mori Milan Radojçiç, i kërkuar tashmë nga INTERPOL-i dhe i cili gjendet i lirë në Serbi.

Siç transmeton KP, deputetja britanike ka thënë se Kosova i ka përmbushur obligimet e saj demokratike dhe anëtarësimi i saj në Këshillin e Evropës do të shënonte një moment historik, teksa për formimin e Asociacionit të komunave serbe ka thënë se nuk mund të ketë një republikë tjetër serbe në Ballkan.

“Pavarësisht pengesave të vazhdueshme nga Rusia dhe Serbia, Kosova është në prag të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, me aplikimin e saj që këtë muaj kaloi në Komitetin e Ministrave për miratim. Anëtarësimi do të shënonte një moment historik jetik në përparimin e Kosovës në ditët e errëta të viteve 1990 dhe rrugëtimi i Kosovës është ai për të cilin ne kemi luajtur një rol të rëndësishëm dhe për të cilin të gjithë duhet të jemi krenarë. Megjithatë, ka nga ata ndërkombëtarë që kanë thënë se Kosova duhet të pranohet vetëm nëse krijon një asociacion të komunave serbe. Mbretëria e Bashkuar duhet ta refuzojë këtë me vendosmëri. Përderisa unë nuk dua një republikë tjetër të serbëve nga Ballkani Perëndimor, Asociacion i komunave me shumicë serbe do të krijohet si pjesë e dialogut Beograd-Prishtinë, por nuk mund të nxitohet dhe nuk mund të bëhet me presion të jashtëm”, ka thënë Kearns.

Ajo ka theksuar se Britania e Madhe duhet të merr një rol më aktiv në bisedimet e paqes dhe të angazhohet në pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës për të ndihmuar Kosovën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Flamur Struga says:
    May 3, 2024 at 10:37 am

    Ate qe duhet ta bej shteti ame,Nena Shqiperi ,respektivisht ata te cilet jane kryetare,ministra dhe krye ministra,per Republiken e Kosoves,po ngrejn zerin miqet ,aleatet besnik ,ata te cilet edhe kane dhen kontribute te cmuara ,qe nga clirimi,dhe deri tek krijimi i te gjitha institucioneve,pregatitja e kuadrove ne polici ,ushtri..per te gjitha keto,mbare populli shqiptar i eshte mirenjohes Britanise se Madhe.Nje mike ,luftetare ,keshilltare e denje .ne politiken angleze eshte edhe e nderuara Alicia Karns.Per kete zonje te nderuar ka respekt nje komb i tere ,ngase eshte e para ajo e cila alarmoj hyrjen e armeve ,menyra e tyre dhe qellimet.E nderuara Alicia Kearns edhe per aktin terorist ,po alarmon qe agresori shteti fashist i milloshevicit putinit,te mbajne pergjegjesi dhe te perballen me ate qe e parasheh ligji nderkombetar…Me shume duken te interesuar te shqetesuar figura te ketilla nga Anglia Gjermania,Amerika se sa kuvendi i grindjeve te edi rames.Ky eshte nje turp qe perse po hesht politika e shtetit,e Atdheut ?kjo do mbesi neper arkiva dhe do gjykohet…Turp.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”
  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?