Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Parlamenti Evropian kërkon që BE-ja të reformohet para zgjerimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Parlamenti Evropian kërkon që BE-ja të reformohet para zgjerimit
Bote

Parlamenti Evropian kërkon që BE-ja të reformohet para zgjerimit

Published: January 23, 2024
Shpërndaje

Bashkimi Evropian duhet t’i përshtatë kapacitetet e veta institucionale dhe financiare teksa bëhet gati për zgjerim, dhe ky proces duhet të monitorohet më shumë nga Parlamenti Evropian. Kështu vlerëson një raport që është votuar të martën në takimin e përbashkët të dy komisioneve në Parlamentin Evropian, atij për Çështje Kushtetuese dhe atij për Punë të Jashtme.

Në raportin me titullin “Thellimi i integrimeve në BE në dritën e zgjerimit“, vlerësohet rëndësia e madhe e procesit të zgjerimit si një proces gjeo-strategjik, i cili do të forcojë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në kontinentin evropian.

Shprehet mbështetje për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, të cilat synojnë anëtarësimin në BE. Raporti është miratuar me 56 vota për, 20 kundër dhe gjashtë abstenime, në takimin e përbashkët të Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe atij për Politikë të Jashtme.

- Publicitet -

“Nënvizojmë se reformat institucionale dhe financiare për të promovuar qeverisjen e mirë, funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë, janë të nevojshme për të siguruar që BE-ja të ketë kapacitete për të absorbuar anëtarët e rinj dhe të promovojë integrimin e tyre të suksesshëm“, përmendet në raport.

Raporti propozon edhe nevojën për reforma institucionale, të cilat do të përfshijnë edhe thjeshtëzimin e procedurave të miratimit të vendimeve, duke hequr dorë nga unanimiteti dhe duke e zëvendësuar atë me shumicë të kualifikuar në fushat si mbrojtja e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, sanksionet dhe vendimet relevante në politikën e jashtme.

Me anë të këtij propozimi synohet të parandalohet bllokimi i disa vendimeve nga vendet anëtare. Nga vendet kandidate kërkohet që ta kryejnë punën e tyre para se të bëhen anëtare të BE-së. Aty përfshihet dëshmia e qartë e përkushtimit për anëtarësim në BE, por edhe zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe mospajtimeve bilaterale e rajonale.

Mes tjerash, në raport përmendet se janë të nevojshme disa reforma në BE, para zgjerimit, pas mekanizmat ekzistues institucionalë nuk janë të mjaftueshëm për një bllok evropian që potencialisht mund t’i ketë 37 vende anëtare. Parlamenti Evropian kërkon që kornizat e ardhshme financiare shumëvjeçare të BE-së të marrin parasysh edhe zgjerimin, i cili do të jetë barrë e madhe financiare për Bashkimin Evropian.

Formalisht në procesin e zgjerimit tash janë 10 vende. Gjashtë vende nga Ballkani Perëndimor; Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat e kanë statusin e vendit kandidat. Kosova nuk e gëzon këtë status, ndonëse ka aplikuar për anëtarësim në BE, në dhjetor të vitit 2022.

Së fundi, statusin e vendit kandidat e kanë marrë edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Turqia është një rast tjetër. Ajo i ka nisur negociatat e anëtarësimit në tetor të vitit 2005, por procesi është ngrirë, megjithëse edhe Turqia vazhdon të trajtohet si vend kandidat dhe përfshihet në procesin e zgjerimit.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?