Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Parlamenti Evropian miraton direktivën kundër padive abuzive ndaj gazetarëve dhe aktivistëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Parlamenti Evropian miraton direktivën kundër padive abuzive ndaj gazetarëve dhe aktivistëve
Bote

Parlamenti Evropian miraton direktivën kundër padive abuzive ndaj gazetarëve dhe aktivistëve

Published: March 1, 2024
Shpërndaje

Me një shumicë dërrmuese, Parlamenti Evropian miratoi të martën një direktivë që i udhëzon vendet anëtare të ngarkojnë sistemet e tyre të drejtësisë me detyrën për të vlerësuar paraprakisht paditë ndaj gazetarëve dhe aktivistëve nëse janë apo jo të bazuara si dhe për t’i ngarkuar kosto shtesë paditësve abuzivë.

Parlamenti Evropian miratoi të martën një direktivë kundër frikësimeve gjyqësore ndaj gazetarëve, akademikëve dhe aktivistëve, të njohur si SLAPP (sipas akronimit në anglisht Padi Gjyqësore Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike), një hap që u përshëndet si me vlerë historike nga organizatat e ndryshme të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Direktiva, e cila u miratua me 546 vota pro, 47 kundër dhe 31 abstenime, synon të godasë një praktikë tashmë të njohur të korporatave dhe të politikanëve, të cilët përdorin burimet e veta njerëzore dhe financiare për të zvarritur në procese të gjata dhe të kushtueshme gjyqësore media apo aktivistë, me synim të frikësimit të tyre, duke e ditur se pretendimet janë të pabazuara.

Sipas një njoftimi të Parlamentit Evropian, ligji i ri synon “të sigurojë individët dhe organizatat që punojnë në çështje të interesit publik, të tilla si të drejtat themelore, aludimet për korrupsion, mbrojtjen e demokracisë apo luftën kundër diskriminimit, të kenë mbrojtjen nga BE përkundrejt padive civile të pabazuara ose abuzive.”

- Publicitet -

Organizatat e të drejtave të njeriut e kanë cilësuar këtë legjislacion si Amendamenti Daphne, në përkujtim të gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, e cila u përball me një numër të lartë padish të tilla për shkak të punës së saj si gazetare investigative, para se të vritej në një atentat me bombë në vitin 2017.

Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias, ECPMF, e konsideroi votimin si “historik”.

“Kjo shënon një çast historik për sigurinë e gazetarëve dhe për lirinë e medias në Evropë,” deklaroi organizata në një njoftim për shtyp.

SLAPP u identifikuan fillimisht nga kërkuesit shkencorë në vitet 1980 në SHBA. Logjika pas këtij fenomeni është që aktivistët apo gazetarët në të shumtën e herëve kanë kohë dhe mjete financiare të kufizuara dhe për rrjedhojë, ato mund të detyrohen të vetëcensurohen në rast se një politikan, një biznesmen apo një korporatë që nuk kanë probleme me mungesën e burimeve, i zvarrisin ata në gjykatë për vite dhe vite me radhë, pavarësisht se në fund gjykatat mund ta rrëzojnë padinë si të pabazuar në ligj e në prova.

Përdoruesit e SLAPP rrjedhimisht përdorin fuqinë e vet financiare për të frikësuar kritikët nën kërcënimin e telasheve gjyqësore dhe pasigurisë gjyqësore. Në rastin më tipik në Shqipëri, kompania Gener 2 hodhi në gjyq për shpifje dhe kërkoi dëmshpërblim 20 milionë lekë nga aktivistët që kundërshtonin ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin e Valbonës. Gjykata e rrëzoi padinë si të pabazuar në ligj e në prova. Sipas legjislacionit të ri evropian, përveç rrëzimit të padisë, në një rast të tillë, paditësi do të duhet të gjobitet për abuzim me të drejtën për të ngritur padi në mënyrë që në të ardhmen, kompanitë të jenë të vetëdijshme se padi të tilla abuzive nuk kushtojnë vetëm sa kostoja e avokatit./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?