Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Parlamenti turk vazhdon diskutimin javën e ardhshme për anëtarësimin e Suedisë në NATO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Parlamenti turk vazhdon diskutimin javën e ardhshme për anëtarësimin e Suedisë në NATO
AktualitetBote

Parlamenti turk vazhdon diskutimin javën e ardhshme për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Published: December 22, 2023
Shpërndaje

Komisioni i punëve të jashtme të parlamentit turk do të mblidhet sërish të martën për të shqyrtuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, njoftoi të premten faqja e internetit e parlamentit, një hap i parë i nevojshëm për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në aleancën ushtarake veri-atlantike.

Suedia dhe Finlanda kërkuan të anëtarësohen në NATO vitin e kaluar pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Por, Turqia, anëtare e NATO-s, ngriti kundërshtime lidhur me atë që tha se ishte mbrojtja që po i ofrojnë këto dy vende organizatave që Ankaraja i konsideron terroriste.

Turqia miratoi anëtarësimin e Finlandës në prill, por së bashku me Hungarinë, e ka refuzuar Suedinë që ende po pret të anëtarësohet zyrtarisht në NATO.

- Publicitet -

Presidenti turk Tajip Erdogan paraqiti projektligjin për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në parlament në tetor dhe komisioni i punëve të jashtme të parlamentit filloi ta debatonte më 16 nëntor, por shtyu diskutimin e mëtejshëm.

Për ratifikimin, projektligji duhet të miratohet nga komisioni i punëve të jashtme përpara se të hidhet në votim të plotë në parlament. Presidenti Erdogan më pas do ta nënshkruante atë për të përfunduar procesin.

Të martën, zoti Erdogan u citua të thoshte se kërkesa e Suedisë për anëtarësim në NATO dhe shitja e avionëve luftarakë amerikanë F-16 Turqisë “janë çështje të lidhura”. Ai shtoi se presidenti Joe Biden kishte premtuar se do ta bindte Kongresin të siguronte shitjen e atyre avionëve nëse Turqia ratifikonte anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Turqia kërkoi në tetor të vitit 2021 të blinte 40 avionë prodhim të kompanisë amerikane ‘Lockheed Martin Corp’ F-16 dhe 79 pako që do të modernizonin avionët e saj ekzistues luftarakë.

Administrata e Presidentit Biden mbështet shitjen prej 20 miliardë dollarësh, por në Kongres ka pasur kundërshtime lidhur me vonesën e Turqisë për ratifikimin e hyrjes së Suedisë në NATO dhe shqetësimet për të drejtat e njeriut, shkruan VOA.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?