Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Partitë opozitare pretendojnë se votat u vodhën nga Vuçiç, Beogradi sërish në zgjedhje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Partitë opozitare pretendojnë se votat u vodhën nga Vuçiç, Beogradi sërish në zgjedhje
BoteLajmi i fundit

Partitë opozitare pretendojnë se votat u vodhën nga Vuçiç, Beogradi sërish në zgjedhje

Published: March 3, 2024
Shpërndaje

Zgjedhjet për pushtetin në kryeqytetin e Serbisë, do të rimbahen më vonë gjatë këtij viti, thanë të dielën autoritetet serbe. Njoftimi pasoi disa muaj tensionesh politike në rritje rreth pretendimeve se partia në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiç, mashtroi në zgjedhjet për kuvendin e qytetit të Beogradit.

Partia Përparimtare Serbe e krahut të djathtë u shpall fituese e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit. Por aleanca kryesore opozitare, Serbia Kundër Dhunës, këmbënguli se asaj iu vodh fitorja në Beograd dhe votimet për parlamentin e vendit u dëmtuan gjithashtu nga parregullsi të përhapura.

Mosmarrëveshjet çuan në protesta të mëdha në rrugë.

- Publicitet -

Nuk ishte menjëherë e qartë se kur do të mbahen zgjedhjet në Beograd, por e diela shënoi afatin zyrtar për konstituimin e pushtetit.

“Konstatoj se aktualisht nuk ka kuorum për mbajtjen e seancës dhe ju njoftoj se nuk janë plotësuar kushtet e parapara me ligjin për vetëqeverisje lokale për konstituimin e Kuvendit të qytetit të Beogradit. Kjo do të thotë zgjedhje”, tha Toma Fila, kryetar i Kuvendit të Beogradit.

Presidenti Vuçiç dhe partia e tij i kanë hedhur poshtë pretendimet për mashtrim duke i cilësuar ato sajime me qëllim të destabilizimit të Serbisë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, thanë në fillim të kësaj jave se votimet e dhjetorit u mbajtën në “kushte të padrejta”, pjesërisht për shkak të përfshirjes së presidentit dhe përparësive sistematike për partinë në pushtet.

Raporti i një zyre të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha gjithashtu se zgjedhjet ishin “dëmtuar nga retorika e ashpër, animet në media, trysnia ndaj punonjësve të sektorit publik dhe keqpërdorimi i burimeve publike”.

Ai renditi një sërë rekomandimesh që Serbia duhet të përmbushë përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Politikanët e opozitës thanë se zhvillimet në Beograd dëshmuan se presidenti Vuçiç humbi pushtetin prej një dekade në kryeqytetin serb.

“Sot ata pranuan se i humbën zgjedhjet pavarësisht vjedhjeve të përmasave të mëdha. Qytetarët e Beogradit kanë treguar se nuk i duan ata”, tha Vladimir Obradoviç, një kandidat i opozitës për postin e kryetarit të Beogradit.

Opozita dhe disa vëzhgues lokal të zgjedhjeve thanë se votuesit nga jashtë janë përfshirë në listat e votuesve në Beograd dhe janë dërguar me autobus në ditën e zgjedhjeve për të votuar për partinë në pushtet.

Serbia është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por presidenti Vuçiç është përballur me akuza për frenim të lirive demokratike që kur mori kontrollin mbi pushtetin në vendin ballkanik mbi një dekadë më parë.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Shkodrani-Belgjike says:
    March 3, 2024 at 6:58 pm

    Kryt hangshi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zjarr masiv në Gjirin e Lalzit, evakuohen pushuesit nga një hotel dhe familjarë nga banesat
  • Hyseni nuk është rasti i parë, Dumani ngriti akuzë në 2003 ndaj ish-shefit të SHISH, Klosi
  • GJKKO heq sekuestron mbi pasuritë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi
  • Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  • Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri
  2. Vlora 97 on Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri
  3. K R on Pse familja Jashari po qëndron larg protestave
  4. Juri Isti on Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit
  5. nastradini on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?