Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Pas 21 Janarit, hëngri ngjalat”, PD jep sinjalin e parë të divorcit me Metën?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > “Pas 21 Janarit, hëngri ngjalat”, PD jep sinjalin e parë të divorcit me Metën?
opinion

“Pas 21 Janarit, hëngri ngjalat”, PD jep sinjalin e parë të divorcit me Metën?

Published: December 2, 2024
Shpërndaje

Teksa zgjedhjet po afrojnë, opozita duket se është në ditët e saj më të zeza. Berisha po feston lirimin nga arresti shtëpiak dhe nuk po e vret shumë mendjen se po afron maji. PD është ndarë në disa fraksione dhe asnjëri nuk shkon me tjetrin.

Por teksa flasim për opozitën, kemi dhe Partinë e Lirisë, e cila përveç rrudhjes totale, e ka në qeli edhe Ilir Metën. Ky i fundit u gëzua shumë kur Berisha doli nga arresti, duke reaguar me shumë pathos.

Mirëpo pas futjes së tij në qeli, duket shumë e vështirë që PD dhe PL të hyjnë me një listë të përbashkët në zgjedhje. Pak muaj më parë u fol se ishte arritur një pazar gjatë një takimi mes Ilir Metës dhe Flamur Nokës. Madje thuhej se u ra dakord që PL do kishte 10 deputetë të sigurt në listën e PD. Por vapa iku me gushtin.

- Publicitet -

Janë dhënë sinjalet e para që jo vetëm nuk do ketë listë të përbashkët, por po i vjen fundi edhe aleancës opozitare.

Ishte deputeti Kreshnik Çollaku, i cili është rreshtuar krah Berishës, ai i cili është shprehur kundër një aleance mes PD dhe PL.

Komentet Çollaku i bëri në “A2 CNN”, ku tha se ndarja mes PD dhe PL është e qartë, njëra parti e djathtë dhe tjetra e majtë.

Ai tha gjithashtu se PL (atëherë LSI) ka kontribuar në fuqizimin e pushtetit të kryeministrit Edi Rama, duke përmendur hyrjen në koalicion me PS në vitin 2013, pas trazirave të 21 Janarit.

“Unë nuk harroj që pushtetin e Ramës në 2013 e konsolidoi aleanca me Metën, i cili vetëm 6 muaj pasi PD pagoi një faturë shumë të lartë për 21 janarin, kaloi në krahun tjetër dhe u bë ajo darka e ngjalave atje. Ja kemi parë edhe sherrin atij koalicioni me LSI”, tha Çollaku.

Ai është i pari që rreshtohet hapur kundër, ndërkohë nuk duhet harruar se edhe Bardhi dhe deputetë të tjerë kanë pasur përplasje me Ilir Metën.

Nuk e dimë nëse Berisha po përdor Çollakun për të matur impulsin, por e sigurt është se një aleancë PD-PL në zgjedhje do të jetë shumë e vështirë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët arrestojnë të rinj pas shpërndarjes së protestës
  • Ultimatum online: Afat Ramës deri nesër në mesditë, nëse nuk jep dorëheqjen…
  • Demo: 51 policë janë lënduar gjatë protestës në Tiranë
  • Tirana në flakë
  • Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ilir on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  2. Genci paris on Tirana në flakë
  3. K R on Tirana në flakë
  4. Skypion on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  5. Kalemi on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?