Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas 33 muajsh gërmime shihet dritë në fund të tunelit të Murrizit, ja kur pritet të nisë qarkullimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pas 33 muajsh gërmime shihet dritë në fund të tunelit të Murrizit, ja kur pritet të nisë qarkullimi
EkonomiLajmi i fundit

Pas 33 muajsh gërmime shihet dritë në fund të tunelit të Murrizit, ja kur pritet të nisë qarkullimi

Published: December 26, 2023
Shpërndaje

Pas 33 muajsh gërmime, është parë drita në fund të tunelit të Murrizit, një nga veprat më të rëndësishme të Rrugës së Arbrit. Puna për hapjen e tunelit nisi në maj të vitit 2019, dhe ka pasur ecuri të avashtë për shkak të gjeologjisë së vështirë, dhe rrëshqitjes së dherave.

Për të inspektuar përfundimin e gërmimeve ishte kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi cilësinë e punimeve, teksa theksoi se nuk priste që tuneli do të hapej brenda këtij vit.

“Dalja e dritës, nga bashkimi i të dy anëve të kantierit më sfidues të punëve të mëdha publike, është çasti i shumëpritur i një përpjekjeje të zgjatur nga gjeologjia tejet e pafavorshme, e cila ka sjellë shtyrjen e përfundimit të plotë të Rrugës së Arbërit. Ishte një shenjë e mirë që u hap para se të mbarojë viti se këtë ne nuk e prisnim. Ishte përshpejtim!  Thjeshtë ta mbarojmë me kulmin e cilësisë, pastaj kur të mbarojë të mbarojë. Brenda viti tjetër s’diskutohet, por le t’ia lëmë dhe pak fatit këtu se këtu çfarë s’kemi parë. Tani gjithësi është më në kontroll puna”, shpreh kryeministri Rama.

- Publicitet -

Kryeministri theksoi se “ky tunel ka nisur në 2018 dhe do të përfundojë në 2024”.

“Ndërsa tuneli i Llogorasë, i cili përfundon në qershor 2024 ka nisur shumë më vonë se sa ky, por duke pasur një gjeologji shumë më të favorshme në Llogora, e njëjta kompani ecën me rreth 20m në ditë, ndërkohë që në Murriz përparon me afro 2 metër në ditë. Gjithësesi, më e keqja ka kaluar dhe tanimë drita e sotme është një arsye e fortë për të besuar që 2024 do ta vulosë edhe fundin e kësaj vepre kaq sfiduese”, u shpreh Rama.

Tuneli i Murrizit është i gjatë 3.7 kilometra, dhe pritet të jetë plotësisht i aksessueshëm për qytetarët në vitin e ardhshëm, duke bërë që Dibra dhe Tirana të jenë larg vetëm 2 orë.

Punimet për ndërtimin e 69 kilometrave nisën në vitin 2019, ndërkohë që kohëzgjatja e koncesionit është 13 vite.

Përfundimi i këtij investimi shkurton distancën mes Tiranës dhe Peshkopisë nga 4 orë në rreth 2 orë. Por me përfundimin e tunelit të Murrizit, dhe shmangien e baypass-it provizor të ndërtuar prej 8.8 kilometrash pranë tunelit, distanca do të shkurtohet edhe më tepër.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?