Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
AktualitetKronike

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm

Published: July 14, 2026
Shpërndaje

Një zjarr i përmasave të mëdha u regjistrua pasditen e 13 korrikut në një nga gjiret më të bukura të Detit Jon, në zonën e Himarës. Flakët shkrumbuan kodrën nga ana veriore e Llamanit, teksa e gjithë zona është me pemë të vogla dhe shkurre.

Mediat raportuan se zjarrfikeset e Himarës, por edhe ato të qyteteve fqinje, shkuan me shpejtësi për të kontrolluar flakët, duke qenë se poshtë në Gjirin e Llamanit operojnë disa biznese, të kontrolluara plotësisht nga Arben Muçobega, ndërkohë që nga ana tjetër e kodrës, në drejtim të rrugës dhe qytetit, janë hotele dhe banesa private.

Duke qenë se e gjithë zona është bregdetare, kodrinore e shkëmbore, ndërhyrja e zjarrfikëseve ishte tejet e vështirë, kjo edhe për shkak të temperaturave të larta apo erërave të forta, ku synimi është gjithmonë të mos ketë viktima apo dëmë në pronë.

- Publicitet -

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila – Pse zjarri në

Në foto: Kodra në Llaman e mbuluar nga tymi, pasditen e datës 13 korrik 2026

Po sikur ky zjarr të jetë i qellimshëm?! Dokumentet që ka hulumtuar dhe kontrolluar Vox News tregojnë se në kodrën që ra zjarri i madh do të ngrihet një super resort, sërish i kontrolluar nga biznesmeni Arben Muçobega. Në vitin 2025, qeveria zbardhi një leje zhvillimi, për një sipërfaqe të madhe prej 101.200 metra katrorësh, pikërisht në kodrën ku u regjistrua zjarri i datës 13 korrik 2026.

Zona ku do të ngrihet resorti është shkëmbore, normalisht që s’duhet të kishte pronar, pasi është e pashfrytëzueshme dhe tërësisht në afërsi dhe pjerrësi të madhe drejt detit Jon. Mësohet se Muçobega ka përgatitur me shpejtësi dokumentet për të marrë atë pikën e “voçkël”, teksa leja është në tryezën e qeverisë, duke kaluar edhe disa etapa, ku ka ngelur së fundi edhe leja e ndërtimit.

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila – Pse zjarri në

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila – Pse zjarri në

Në foto: Projekti ‘Amantes’ që gllabëron të gjithë kodrën shkëmbore ngjitur me Gjirin e Llamanit

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, qeveria ka miratuar disa kohë më parë lejen e zhvillimit për projektin “Amantes”, në Bashkinë Himarë, një “resort multifunksional, hotel, vila dhe shërbime me subjekt ndërtues shqoëritë ‘Capital B’ dhe ‘Bega 07’”. Firma Bega 07 ka si pronar biznesmenin Arben Muçobega, i akuzuar edhe nga eksponentë të opozitës për lidhje të dyshimta, qoftë me botën e krimit ashtu edhe me politikën.

“Projekti i resortit me 5 yje ‘Amentes’ do të zhvillohet në zonën e plazhit të Llamanit, në kufi me plazhin e Himarës, në Bashkinë Himarë,e  cila ndodhet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë” thuhet në lejen e zhvillimit. Sipas saj, resorti “Amantes” shtrihet në kodrën përbri plazhit të Llamanit, ndërkohë që peisazhi ekzistues ka një topografi të pjerrët që shtrhet nga maja e kodrës në det, duke ofruar shtigje dhe pamje mbresëlënëse.

Në dokumente shkruhej se prona aktualisht është bosh dhe e pashfrytëzuar, por në pjesën më të ulët të saj, në afërsi të plazhit të Llamanit, ndodhen disa objekte të ulta kryesisht 2-3 kate. Këto objekte janë ndërtime që i shërbejnë funksionit të turizmit bregdetar veror.

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila – Pse zjarri në

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila – Pse zjarri në

Në foto: Projekti parasikon 50 vila, hotel lukzos dhe restorante në të gjithë kodrën

Mësohet se në atë resort do të bëhet hotel luksoz, vila, apartamente dhe zona e ndërmjetme komerciale, përfshirë restorantet, hapësirat e mirëqenies dhe zonat e komunitetit që përmirësojnë përvojën turistike.

Më tej shkruan se vilat ndjekin një koncept “stackingstone”, i projektuar për të minimizuar gërmimet dhe për të ruajtur topografinë e kodrës. “Masterplani parashikon 50 vila të shpërndara në terren në grupime 2 apo 3 vilash. Të gjitha këto grupime përfshijnë 1 vilë të madhe (apo 2 vila të mëdha në rastin e grupimeve 3-she) dhe 1 vilë të vogël” thuhet në dokument.

A mos vallë zjarri dhe flakët i hapën vendin kantierit të resortit të Arben Muçobegës? Nëse ka qenë i qellimshëm, a do të dalë me ndonjë raport MZSH-ja, raport i cili mund të përdoret edhe në KKTU?!  Ka pak gjasa të ndodhë, pasi në çdo vend turistike që ka pasur nën flakë apo ruspa për të prishur ndërtime me dru, kanë “lindur” resorte luksoze. / Vox News

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • Dervish Papa says:
    July 14, 2026 at 9:57 am

    Kush është ministruc i turiqizmit, se ke fotoja me tregues zhvillimi përveç një vule dhe një zhgarravine si biçim firme nuk figuron askush?

    Reply
  • Dervish Papa says:
    July 14, 2026 at 10:06 am

    Ja pra që krisma (zjarrvënie e qëllimshme) s’ka patur, por edhe nëse ka pasur, ato kanë qenë aq larg, sa as kryeministruci nuk i ka dëgjuar.

    Ore, është i detyruar sipas ligjit dikush nga hetuesia që të kryejë urgjentisht detyrën për të konstatuar në vend nëse është zjarrvënie e qëllimshme, apo varri lesht kësaj maskarade ndaj natyrës dhe banorëve të zonës?

    Reply
    • Five company says:
      July 15, 2026 at 5:13 am

      Eshte:
      ” Zoti i shtofte inatin!!”. Nje ironi e fatit!

      Reply
  • Hajde Koloreto hajde says:
    July 14, 2026 at 11:22 am

    Ku e keni Koloreton, ju ka humbur rruges… Do ta meritonit ne keto momente..

    Reply
    • Shqipëria says:
      July 14, 2026 at 4:07 pm

      Po qe per investimet i lumte dora atij qe ja ka vu zjarrin urrime plote suksese resortit te mbrekullueshme

      Reply
      • K R says:
        July 14, 2026 at 7:45 pm

        Meso shqipen njher o loqe

        Reply
  • Phoenix says:
    July 14, 2026 at 11:53 am

    Kjo eshte teori Konspirative. Zjarri erdhi nga Zeusi dhe ngrohja Globale. Kjo eshte e verteta. I lutemi Dites mos te bjer ne batakun e Alfred Cakos.

    Reply
  • Aldrin says:
    July 14, 2026 at 4:45 pm

    Protesta, duhen akte konkrete, sepse Rama nuk ndalon.
    E keqja ka kembe ne Shqiperi, dhe quhet Shteti i Edi Rames.
    Duhet ndalur

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    July 14, 2026 at 5:00 pm

    Ndertuesi ka respektuar parametrat ekologjike.Siperfaqja e blerte do te shtohet,kodra do te jeshilohet..Resorti do te gjeneroje zhvillim.Nga 43 euro qe u harxhuan per ti vene zjarrin kodres,do te gjenerohen 10000000 fish te ardhura nga turizsmi elitar.

    Reply
  • Artur Sula says:
    July 14, 2026 at 5:44 pm

    Po mos flisni kot pa e njohur vëndin është komplet shkëmb nuk ka shkurre

    Reply
  • Valbona says:
    July 14, 2026 at 6:50 pm

    Te mos behemi ekstremiste. Ne kete rast i uroj biznesmenit Arben Muçobega ndeertim te resortit te tij ne nje toke shkembore qe as dreqi nuk shkon te rrije. Bravo!

    Reply
    • K R says:
      July 14, 2026 at 7:42 pm

      Hahahaaaa
      Stili Ramutit
      Dhelper dinake
      Medemek nuk vlen
      Ai esht nga gjiret me te bukura te jugut
      Sa plehra mashtrus jeni
      Medemek ti themi dhe faleminderit Muco bamirsit

      Hahahahahaa

      Reply
  • Phoenix says:
    July 14, 2026 at 8:23 pm

    Ju a prishen folete Breshkave. Kushedi sa Breshka jane djegur te gjalla aty. C’fare ben Bashkimi Europian me Eurodeputetet? Kodra te shpallet urgjentisht zone e mbrojtur dhe rezervat i eger dhe i rezervuar, deri sa te mbarojne ndertimet e investitori strategjik.

    Reply
  • demo says:
    July 15, 2026 at 2:22 am

    Nuk ka shkemb ne bregdetin shqiptar,,te PAVLERE.E ka kapur K.R,,Kjo eshte gjuha e Edi Rames.
    Lulishtja prapa pallatit kultures gjithe shkurra,ferra,.do ta zbukurojme me kullen me madheshtore ne Tirane.Sazani plot shkurre,ferra,gjarperinj,T`ja japim Ivankes ta beje shtepi kukullash ta beje!Aty shkeli per here te pare kemba e saj e zbathur,.si Kolomba ne San Salvador.Zverneci me duna,ferra,mushkonja,me ca flamingo qe kane harruar rrugen,..Ec e thuaj psikopat ketij!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?