Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas Gjermanisë, edhe Spanja, Holanda dhe Finlanda do furnizojnë Ukrainën me tanke “Leopard 2”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pas Gjermanisë, edhe Spanja, Holanda dhe Finlanda do furnizojnë Ukrainën me tanke “Leopard 2”
AktualitetBote

Pas Gjermanisë, edhe Spanja, Holanda dhe Finlanda do furnizojnë Ukrainën me tanke “Leopard 2”

Published: January 25, 2023
Shpërndaje

Spanja është treguar e gatshme për të furnizuar Ukrainën me tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman, tha sot ministrja e Mbrojtjes Margarita Robles, pas vendimit të Gjermanisë për të dërguar tanket dhe për të lejuar vendet e tjera anëtare të NATO-s të bëjnë të njëjtën gjë.

Holanda tha gjithashtu se ishte e gatshme të dorëzonte tanke në Ukrainë nëse do të ishte e nevojshme dhe Finlanda do të ishte ndër vendet që do të dërgonin tanke në atë vend.

Robles tha për agjencinë e lajmeve EFE se Spanja do të vepronte në koordinim me aleatët perëndimorë për të ndihmuar Ukrainën për kundërshtuar forcat ruse.

- Publicitet -

Sipas studiuesit të sigurisë dhe mbrojtjes të Elcano-s, Feliz Arteaga, Spanja ka 108 tanke 24A. Rreth gjysma e tyre janë në enklavat spanjolle të Ceuta dhe Melilla dhe 53 janë në rezervë dhe do të duhet të ripajisen, tha Arteaga, i cili shtoi se ka të ngjarë të duhen disa muaj për t’u përgatitur.

Holanda është treguar gjithashtu e gatshme të dorëzojë tanke në Ukrainë nëse është e nevojshme, tha nga ana e tij kryeministri holandez Mark Rutte.

“Nëse një kontribut nga Holanda ndihmon, ne jemi gati ta bëjmë atë”, tha Rutte për rrjetin holandez RTL.

Rutte tha se Holanda mund të zgjedhë të blejë tanke që tani i merr me qira nga Gjermania dhe t’ia japë Ukrainës. Përveç kësaj, ministri finlandez i Mbrojtjes Mikko Savola tha se vendi i tij do t’i bashkohet grupit të vendeve që dërgojnë tanke në Ukrainë, megjithëse kontributi i tij do të jetë i kufizuar.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar në misionin ‘Leopards’ në Ukrainë tani po ecën përpara dhe Finlanda do të marrë pjesë,” u tha Savola gazetarëve.

Ministri finlandez i mbrojtjes nuk pranoi të thoshte më shumë për madhësinë e kontributit finlandez.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Kujtimet e pabotuara, ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?