Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, është vënë në pranga në kuadër të operacionit të SPAK lidhur me hetimet për Ergys Agasin.
Gjithashtu është arrestuar edhe Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës.
Ndërkohë po zhvillohen edhe kontrolle në zonën e Shkozetit në Durrës.
Kujtojmë se ditën e sotme u lëshua masë sigurie ndaj kreut të SHISH.
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni, e emëruar në 2023, është pezulluar nga detyra me urdhër të SPAK dhe ndaj saj është caktuar masa “arrest në shtëpi”.
Bëhet fjalë për një operacion që është ende në zhvillim dhe po ushtrohen kontrolle edhe te ish-kryepolici Ilir Proda, si edhe në zonën e Shkozetit në Durrës.
Vijon

Po si mundet SPAK ta pezullojë dhe ta vendosë në arrest shtëpie shefen e SHISH????
Drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit është një nga funksionaret më të larta të administratës shtetërore dhe drejton institucionin përgjegjës për inteligjencën civile dhe sigurinë kombëtare. Por a e mbron funksioni drejtuesen e SHISH nga një masë sigurimi penale dhe a mund SPAK të kërkojë pezullimin e saj nga detyra apo edhe “arrest në shtëpi”?
Ligji nuk parashikon një imunitet të tillë për drejtorin e SHISH. Drejtuesja aktuale e SHISH është Vlora Hyseni, e emëruar me dekret presidencial më 3 prill 2023. Sipas faqes zyrtare të SHISH, drejtori është drejtuesi më i lartë i institucionit dhe emërohet e shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit.
Por procedura politike dhe institucionale e emërimit apo shkarkimit është një çështje tjetër nga masat e sigurimit në një proces penal.
Neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale përfshin në juridiksionin e Gjykatës së Posaçme edhe akuzat penale kundër “drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj”. Për këtë arsye, funksioni i drejtuesit të SHISH nuk përjashtohet në vetvete nga juridiksioni penal i posaçëm.
A mund të pezullohet nga detyra?
Po, në parim mundet. Drejtuesja e SHISH nuk zgjidhet përmes ligjit elektoral. Ajo emërohet nga Presidenti me propozim të Kryeministrit. Për rrjedhojë, përjashtimi i nenit 242 nuk rezulton të zbatohet për këtë funksion.
Duhet dalluar gjithashtu pezullimi nga shkarkimi. Shkarkimi i drejtorit të SHISH bëhet nga Presidenti me propozim të Kryeministrit, ndërsa pezullimi sipas nenit 242 është një masë e përkohshme procedurale e vendosur nga gjykata në një çështje penale.
Po “arrest në shtëpi”?
Edhe kjo masë, në parim, mund të kërkohet, nëse plotësohen kushtet e Kodit të Procedurës Penale.
Neni 232 e rendit “arrestin në shtëpi” mes masave shtrënguese, ndërsa neni 237 përcakton se me këtë masë gjykata urdhëron të pandehurin të mos largohet nga banesa ose nga vendi i caktuar ku qëndron. Gjykata përcakton edhe mënyrën e ekzekutimit dhe mbikëqyrjes së masës.
Kodi nuk parashikon ndonjë përjashtim të posaçëm nga “arresti në shtëpi” për shkak se personi mban detyrën e drejtorit të SHISH.
Skapi është çmendur.Kapeni lidhni!
Si te beni hyqem ju shoke patronazhiste! Vazhdoni lutuni si gomari kur e shqyente ujku; beje Zot enderr!
Hajde shtet hajde, rrumpalle.Dikush po ja zbraz reren posht kembeve Rames. Te shohim ku do dale kjo pune. O do dale Partia me e forte si ne kohen e xhaxhit ose po i vjen radha dhe Rames.
Ramës të gjithë po i ngrënkan kumbullat pas shpinës së tij! Sala i urdhëronte të hanin kumbulla dhe bashkëpunonte në ngrënie ashiqare, ndërkaq edhe pohonte se mund të vriste në protestë të 21 janarit 2011 edhe 300protestues.
Të dy mafioz profesionistë, me Salën drejtësia atëhere ishte vet për në burg, por tani çfarë do të bëjnë me krerët
MAFJOZË?
Pikërisht janë këto që shtojnë depozitat në Bankën e shtetit ndërsa guvernatori i quan depozitat e qytetarëve.
Kujdes dhe guvernatori!
Rama duhet te.iki me kurajo se,shteti u tij u dhi mbush tumanet dhe breket me.mut
Shteti nuk u dhi hiç, është forcuar. Guxoi gjë drejtësia të arrestonte Gazideden që i ka shkuar shpirti në ferr???