Nga Orgen Peci
Deklaratat e partive të vjetra politike në Shqipëri për një imazh të ri dhe të hapur ndaj shoqërisë civile, janë fasadë. Në realitet përplasen me të njëjtat praktika të vjetra të mungesës së filtrit dhe meritokracisë.
Rasti më i fundit brenda strukturave drejtuese të Partisë Demokratike – ku përzgjedhja e Juliana Emirit në krye të Këshillit Kombëtar u trumpetua si “fytyra e re” e forcës opozitare.
Por një dokument në media ngre pikëpyetje të mëdha mbi vërtetësinë e këtij procesi rinovimi.
Ndonëse hapja ndaj elementëve të rinj është jetike për të fituar besimin e elektoratit gri, “vetingu” i brendshëm etik dhe politik është krejt i qartë
Dokumentet zyrtare të bëra publike dëshmojnë se pas këtij imazhi të ri fshihen lidhje dhe hije të rënda familjare që lidhen përsëri me krimin.
Sipas vendimeve të zbardhura të Gjykatave (përfshirë atë të Shkallës së Parë për Krime të Rënda në vitin 2016, lënë në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë, e së fundmi refuzuar nga Gjykata Kushtetuese), babai i drejtueses politike, Kujtim Emiri, ka qenë i dënuar me 12 vite burg (nga të cilat ka vuajtur 8) për vepra të rënda si: Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, falsifikim i pasaportave, vizave dhe dokumenteve shëndetësore.
Ky fakt dëshmon se klasa e vjetër politike vazhdon të vuajë nga i njëjti sindromë. Kriminalizimi, thithja, tolerimi i personave me të kaluar problematike në rrethin e ndikimit dhe financimit.
I njëjti problem i rëndë është bërë masiv edhe në strukturat qeverisëse dhe në ato të PS.
Dhe janë po këta elementë “të shkathët” që futen në terrenin e protestave qytetare. Ky model shpërfaq përpjekjen e vazhdueshme të politikës së vjetër për të manipuluar dhe “vrarë” zërin e pastër të rinisë dhe shoqërisë civile.
Njësoj siç ndodhi me lëvizjet e mëparshme studentore apo kauzat e mëdha qytetare, ku strukturat e fshehura të këtyre partive infiltruan “rini” për të marrë peng revoltën, edhe në këtë rast shohim të njëjtën skemë. Përdorimi i megafonit të shoqërisë civile nga këta persona me krahët e ngrohtë partiakë zbeh dhe asgjëson idealizmin e të rinjve të vërtetë që kërkojnë ndryshim rrënjësor.
Për sa kohë që forcat politike që qeverisin apo synojnë të qeverisin vendin, nuk zbatojnë kritere rigoroze të integritetit sot, “hapja” e tyre do të mbetet thjesht një fasadë kozmetike. Pa një ndarje të qartë nga të kaluarat kriminale dhe pa ndaluar riciklimin e figurave të sponsorizuara në dëm të meritokracisë, e vjetra do të vazhdojë të mbajë peng të renë në skenën politike shqiptare.

Në foto: Faksimile e vendimit të Gjykatës së Kushtetuese për Kujtim Emirin, babanë e Juliana Emirit botuar nga VoxNews
DITA

Po ku ti gjejme baballaret e paster. Mbas 90 te gjithe ne nje form ose tjeter kane ngrene nje luge corbe te prishur. Njihni ju njeri??
Pra ajo Juliana Emiri qe eshte zgjedhur ne krye te Keshillit Kombetar te PD ka pas babain te denuar e burgosur 8 vjet.
Per fallsifikime pasaportash e vizash, ndihme per kalim te paligjshem kufiri, Por Juliana ama vete nuk ka qene asnje dite ne burg.
Nga krahu tjeter Steka eshte shume lart – PS e Rames ka sjelle si Deputete ne Kuvend ato Frroket, Ndoket, Prengat, Rrajat etj qe ishin vete personalisht (tok me farefisin) me precedent penale grupe kriminale e trafiqe droge brenda e jashte vendit.
Dhe nuk jane aspak njesoj nje kryetare e Keshillit Kombetar te opozites qe ka pas ne burg babane, me keta Ligjvenes qe Rama i solli me precedent penal serial vete direkt e jo te baballareve te tyre..
Pse kishte dikush iluzionin se mund te ndryshonte dicka ndersa partia vazhdon te drejtohet nga e njejta kufome politike?Natyrisht,qe asgje nuk mund te ndryshoje me ate ne krye.Por,pyetja eshte pse deputetet qe mbeshtesin drejtesine,demokracine dhe nje model ekonomik ndryshe,vazhdojne diten te rrine nen hijen e kryetarit te akuzuar per korrupsion dhe nje sere veprash te tjera penale,ndersa ne darke shkojne ne proteste ku njerezit kerkojne largimin e tij dhe ndeshkimin nga drejtesia.Cfare presin,qe ta rrezojne ose te largohen dhe te bashkohen me ata qe jane larguar me pare dhe te rindertojne nje parti te re?Jane per te keqardhur qe tregohen kaq te pafuqishem perballe nje kryetari te mbaruar politikisht.
He? Qe PD u ngjiz nga kryqezimi krimit me fashizmen kte ska frymor ne vend qe s’e di. Mjafton permendni Azem Hajdari, Gazidedja, Zhozefina e zheleve etj etj. emra te shumte famekeq te kokave te PD qe nga vete kreu i saj. Keshtu qe kriminalizimi nuk ‘ndodhi’ ne PD. Ai lindi me te dhe fale saj u perhap si zgjebja ne mbare vendin.
Qe Ramuti sa forcoi bythen mandatin e 2te iu fut punes duke kerkuar me qiri ne dore antaresim nga PDja ne PS, mbyshjen e PS me njerez te PD e te Rinis Dhjerokratike, e zbrazjen e saj nga socialistet e ndershem, edhe kete ska mbet qorr pa e pare qarte.
Ndaj Orgen Peci, problemi i rëndë NUK është bërë masiv VETVETIU në strukturat qeverisëse dhe në ato të PS.
Ai ishte qellimi politik i Ramutit ndaj PS, i keshilluar me gjase nga zyra e Toni Blair. Se Ramuti ne thelb ishte dhe mbeti nje horr blloku.
DHE THON..RAMA TË IKI..KU..KUJT TJA DORZOI PUSHTETIN ? SALISPIUNIT TË UDB 1979,DHËNDRRIT TË SËRBISË “BISTURIA.?
NUK I DI POPULLI,SHBA,BE.?
TË GJITHË I DINË PËRCEÇ SPAK,GJKKO..TË TREDHUR PREJ TIJ 1992 .!
KU SHKUAN 500 MILD.$ E VJEDGYR POPULLIT NGA 1992.?
PSE GJIN GJONËT NGA GJYKATËS U BËN DEPUTET NFA SALIU ?
A ISHTE EKSPERIMENT KRIJIMI SPAK etj,ME MAGJUSTRAT QË VERINGU I NXORI NOKAUT 85-90 %.?
A DEL FATKEQSI KOMBI SALIU DHE DREJTËSIA ?
A MUNDET TË SHKOHET NË BE ME KËTO ANTISHTET.?
EL NEWS AKBANIA
Doli budallai
Tellalli badiava i hajdutve
Torollaku pro korrupsionit nuk kupton qe Ramiu e Sadhiu jane kokat e derrit maç
Shiko shiko, Kapterr Ethe Lalaj, kjo Gomarice madhore bashkkatunar i atij Poliagjentit, paska kaluar tashme tek media prestigjioze News AKBANIA me seli tek katundi Kapterrit !
Po çfare tashti o zoteri, do te fillojme perseri nga biografirat. Ishim nje here atje dhe e pame se ku dolem. Kjo vajza nqs vete eshte e padenuar ka gjithe te drejten te behet cfare eshte e zonja te behet. Si tha ai i vjetri te ai libri i shenjte “Kush eshte pa mekat le te gjuaje gurin e pare”.
Po mor po
Po faturat qe pret PD ia paguan i ati
Kete vromen me siguri e ka perzgjedhur Muli. Ose edhe Lala i cili si pukjan thone se ka nuhatje te holle per nocke po vetem kaq se me pas sa nuhat eren i merr ne dorezim zhelal meziu nga kalaja e dodes. Kjo ka per te ec se dhe baben e paska te denuar politik se kshu jane kta te PiDhise.
Askund nuk thuhet e shkruhet se nuk duhet pare e kaluara apo parardhesit.Edhe nje qen kur e merr kerkon t’ia dish parardhesin.Po Shqiperia e pas 1990-tes eshte sofra e njerezve te inkriminuar.Pasuria e atyre qe kane drejtuar e vazhdojne te dominojne ne politike e ne jeten sociale eshte ne shume raste e dyshimte.Qe kur ne drejtim jane futur “anonime”ata qe i kane afruar kane synime te qarta.Kriminalizimi i atyre qe merren me drejtim eshte pjese e sistemit ku jemi.
Askund nuk thuhet e shkruhet se nuk duhet pare e kaluara apo parardhesit.Edhe nje qen kur e merr kerkon t’ia dish parardhesin.Po Shqiperia e pas 1990-tes eshte sofra e njerezve te inkriminuar.Pasuria e atyre qe kane drejtuar e vazhdojne te dominojne ne politike e ne jeten sociale eshte ne shume raste e dyshimte.Qe kur ne drejtim jane futur “anonime”ata qe i kane afruar kane synime te qarta.Kriminalizimi i atyre qe merren me drejtim eshte pjese e sistemit ku jemi.
….pse vini rrotull….saliu familjarisht jane te inkriminuar …te kompletuar ne krim …cdo gje qe thoni eshte ti japesh falje atyre…pa le kur i beni bashke me Edin…ju nxjer bojen..
Ti akoma nuk e ke mare vesh qe Edi eshte pjese e familjes?