Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas non-gratës amerikane dhe kontrollit në banesë, Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për Artan Grubin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Pas non-gratës amerikane dhe kontrollit në banesë, Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për Artan Grubin
Lajmi i funditRajoni

Pas non-gratës amerikane dhe kontrollit në banesë, Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për Artan Grubin

Published: December 17, 2024
Shpërndaje

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar që ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, të dërgohet në paraburgim “sapo të arrestohet” si i dyshuar për përvetësim gjatë detyrës zyrtare.

Ajo tha në një njoftim se masa e paraburgimit duhet të zbatohet “menjëherë pas lokalizimit dhe arrestimit” të Grubit, i cili besohet se ndodhet jashtë vendit.

Mëngjesin e 16 dhjetorit, Policia e Maqedonisë së Veriut tha se e bastisi shtëpitë e Grubit dhe ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami.

- Publicitet -

Në kuadër të hetimeve, dhe bastisjeve në lokacione të ndryshme, përfshirë shtëpitë e Grubit dhe Bajramit, janë siguruar prova që ngjallin dyshime se dy të akuzuarit, si persona përgjegjës në Shoqatën Aksionare, Lotaria Shtetërore, gjatë vitit 2023, kanë shkaktuar “dëme në buxhetin e Shoqatës në vlerë mbi 8 milionë euro, duke përvetësuar pasuri në mënyrë të kundërligjshme”.

Përvetësimi i pasurisë së paligjshme nga një zyrtar gjatë detyrës është i dënueshëm me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

Përveç Grubit e Bajramit, në mesin e të dyshuarve bëhet fjalë edhe për ish-kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski. “Kallëzimi penal u dorëzua në Prokurorinë Publike në Shkup… Njëri prej të cilëve është ish-kryeministër, njëri është ish-zëvendëskryeministër, njëri është ish-drejtor i një personi juridik, njëri është ish-sekretar i përgjithshëm, pjesa tjetër janë nëpunës shtetëror që punojnë te njëri nga personat juridik”, tha të hënën ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë një konference për shtyp.

Grubi dhe Bajrami nuk janë gjetur në asnjërën prej shtëpive të bastisura. Toshkovski i bëri thirrje Grubit që të kthehet në vend.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përplasje për pagat e gjyqtarëve, Ministria e Financave: Nuk i kemi bllokuar pagat e magjistratëve
  • Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
  • Temperaturat deri në 34°C, çfarë ka rezervuar moti për sot
  • Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
  • Ngjarja në Radhimë, gazetari: Nuk ka gjobëvënie, policia mashtroi, sherri është i hershëm, shteti e përkeqësoi

Komentet e Fundit

  1. vlora on Ngjarja në Radhimë, gazetari: Nuk ka gjobëvënie, policia mashtroi, sherri është i hershëm, shteti e përkeqësoi
  2. Pullumb Lici on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  3. ahuuu on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  4. Agim Anastasi on Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
  5. Agim Anastasi on Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?