Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas polemikave fetare, Turqia gjobit serialin e njohur televiziv
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pas polemikave fetare, Turqia gjobit serialin e njohur televiziv
Bote

Pas polemikave fetare, Turqia gjobit serialin e njohur televiziv

Published: December 28, 2023
Shpërndaje

Autoriteti transmetues RTUK vendosi të enjten të ndalojë për dy javë transmetimin e serialit të njohur televiziv në Turqi “Kizil Goncalar” pasi u konsiderua se ishte kundër “vlerave kombëtare dhe shpirtërore të shoqërisë”, tha një anëtar bordi.

Ilhan Tasci, një anëtar i bordit të RTUK që përfaqëson opozitën kryesore, tha në platformën e mediave sociale X se rregullatori kishte vendosur gjithashtu një gjobë administrative prej 3 për qind ndaj transmetuesit Fox TV, në pronësi të kompanisë Walt Disney.

“Kizil Goncalar”, i cili pasqyron ndarjen midis segmenteve fetare dhe laike të shoqërisë, u përball me reagime të menjëhershme pasi u transmetua për herë të parë më 18 dhjetor, edhe pse dy episodet e tij të para kryesuan listat e vlerësimeve dhe patën më shumë se 10 milionë shikime në YouTube.

- Publicitet -

RTUK shpesh ka penalizuar shfaqjet të cilat i ka etiketuar si shkelje të vlerave morale të Turqisë, strukturës së familjes ose çështje të tjera që i konsideron si joetike, përkatësisht të drejtat e LGBTQ+. Në shumë raste RTUK është kritikuar për frenimin e lirive.

Producenti Faruk Turgut tha se seriali pasqyronte realitetin sociologjik të Turqisë, duke portretizuar përplasjen midis segmenteve laike dhe fetare të shoqërisë.

“Unë po përpiqem të mbaj një pasqyrë mbi realitetet e shoqërisë turke. Realitetet duhet të diskutohen, ne nuk mund të përparojmë duke i injoruar ato,” tha Turgut sipas të përditshmes Hurriyet.

“Na shpallën luftë, por ne do të luftojmë deri në fund”, tha ai.

Ebubekir Sahin, kryetar i RTUK-së dhe anëtar i partisë në pushtet të presidentit Tajip Erdogan, AK shkroi në X se shikuesit e indinjuar kishin bërë thirrje për anulimin e shfaqjes dhe se posterët e tij të vendosur nëpër Stamboll ishin vandalizuar me ngjyrë të zezë.

Mediat pro-qeveritare e akuzuan shfaqjen si islamofobike. Vëllazëria Ismailaga, një sekt i shquar fetar në Turqi, e kritikoi ashpër serialin.

“Prodhimet në mediat e sotme që synojnë fenë tonë dhe individët e devotshëm duke synuar të denigrojnë emrat e Allahut, librin tonë fisnik, Kuranin janë absolutisht të papranueshme,” tha sekti në X.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana
  • Foto nga arrestimi në Nju-Jork, Maduro thyen heshtjen nga SHBA: Venezuela do të rilindë
  • Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash me ADN-në e disidentëve
  • Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  2. demo on Vjedhja e kryeveprës së Rilindjes nga muzeu siçilian po i lë hetuesit pa fjalë
  3. edi rama - Fjale e Rrene on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. demo on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. vlonjati on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?