Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas protestave, jep dorëheqjen kryeministri i Serbisë: Vendimi im është i parevokueshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pas protestave, jep dorëheqjen kryeministri i Serbisë: Vendimi im është i parevokueshëm
BoteLajmi i fundit

Pas protestave, jep dorëheqjen kryeministri i Serbisë: Vendimi im është i parevokueshëm

Published: January 28, 2025
Shpërndaje

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ka njoftuar dorëheqjen e tij pas protestave të shumta në Beograd.

Mijëra studentë dhe qytetarë kërkuan përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në qytetin e Novi Sadit, ku më 1 nëntor të vitit të kaluar, 15 persona humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor.

“Vendimi im është i parevokueshëm”, theksoi ai, ndërsa shtoi se ka pasur dhe një takim të gjatë me presidentin Vuçiç, i cili pranoi vendimin dhe argumentet tij.

- Publicitet -

Ndër të tjera, ai deklaroi se dorëheqja vjen edhe si shkak i ngjarjeve të një nate më parë gjatë protestave në Novi Sad, ku ka pasur përplasje mes protestuesve dhe një studente ka mbetur e plagosur.

“Sot në mëngjes kur u zgjova, pashë lajmin nga Novi Sadi që mbrëmë vonë ka pasur një konfrontim fizik, ku është plagosur një student. Anës i uroj shërim sa më të shpejtë, qoftë sa më shpejt pranë familjes…

Kjo politikë të cilës i përkas, partia që unë drejtoj, partia që fitoi, duhet të tregojë shkallën më të lartë të përgjegjësisë, të sjellë dhe të tregojë rregulla të reja të së drejtës në politikën serbe, të tregojë se është më e përgjegjshmja.

Pas kësaj ngjarjeje mbrëmë në Novi Sad, vendimi im i parevokueshëm është të jap dorëheqjen si kryeministër i Republikës së Serbisë. Kam pasur një takim të gjatë me presidentin Vuçiç, ai pranoi vendimin dhe argumentet e mia”, tha ai.

Vuçeviç paralajmëroi se gjatë ditës do të japë dorëheqje edhe kryetari i Novi Sadit, Millan Gjuriç.

“Me këtë i plotësojmë edhe kërkesat politike të një pjese të demonstruesve”, tha kryeministri i dorëhequr serb.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Humoristi says:
    January 28, 2025 at 11:38 am

    Lajm humoristik per ne shqiptaret.Hall i mall.

    Reply
  • demo says:
    January 28, 2025 at 12:46 pm

    Mor po te jape doreheqjen Vucici,,se ka qe ne kohe te Milloshevicit ne krye te pushtetit.Eshte salduar me nitrogjen .Te gjithe Pushtetet i i drejton Vucici ne Serbi dhe edi Rama ne Shqipri.Ky eshte pergjegjes per Korrupsionin e Catise,se ka mendjen tek shejtanlluqet si te grabise token e Kosoves bashke me Edi Ramen,,Jane si Oli me Colin. Keta te dy jane Dora e Mafias Nderkiombetare,qe po bejne corbe gjithe Rajonin.

    Reply
  • KULTURA POLITIKE says:
    January 28, 2025 at 1:40 pm

    Të vetmin nji person Europa e pas LDB e njef i cili nuk pranoi largim nga pushteti edhe kur u shembë shteti ishte Sali R.Berisha por çoi popullin në luftë qytetare kur Millosheviq tani edhe Vuqiç pranojnë paknaqësit e popullit cili është diktatori e kush demokrati???

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino
  • E pazakontë në QSUT: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari
  • Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari
  • Parisi pret Forumin e Paqes, i pranishëm edhe Rama, u prit një ditë më parë nga Macron

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?