Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas shpërthimit të raketës “Falcon 9”, pezullohen fluturimet e kompanisë SpaceX në hapësirë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pas shpërthimit të raketës “Falcon 9”, pezullohen fluturimet e kompanisë SpaceX në hapësirë
AktualitetBote

Pas shpërthimit të raketës “Falcon 9”, pezullohen fluturimet e kompanisë SpaceX në hapësirë

Published: August 30, 2024
Shpërndaje

Fluturimet e kompanisë SpaceX në hapësirë u prezulluan të enjten për shkak të rrëzimit të një rakete të saj mërkurën.

Administrata Federale e Aviacionit ndaloi përdorimin e raketave “Falcon 9” të kompanisë SpaceX për dërgimin e sondave dhe pajisjeve në hapësirë dhe urdhëroi një hetim pas aksidentit, që ndodhi para agimit në brigjet e Floridës. Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme ndaj pronës publike.

Është shumë herët për të ditur se sa ndikim do të ketë kjo në fluturimet e ardhshme me njerëz në bord të kompanisë SpaceX, njëri privat dhe tjetri për NASA-n. Fluturimi privat i një miliarderi u shty disa orë para këtij njoftimi për shkak të motit të keq.

- Publicitet -

Raketa u lëshua nga Stacioni i Forcave Hapësinore në Kejp Kanaveral të Floridës dhe dërgoi të gjithë 21 satelitët e internetit për shërbimin “Starlink” në orbitë. Por struktura e raketës, që i jep shtytje fazës së parë të fluturimit u rrëzua dhe u përfshi nga zjarri disa çaste pasi u ul në një platformë oqeanike. Ky është aksidenti i parë i këtij lloji në vite. Kjo ishte hera e 23-të që kjo strukturë e veçantë u përdorë për fluturimet në hapësirë, duke vendosur një rekord për pajisjet e tilla të ricikluara nga kompania SpaceX.

Administrata Federale e Aviacionit tha se duhet të gjejë arsyet e aksidentit dhe të vendos për veprimet korrigjuese përpara se të lejojë kompaninë SpaceX, që të rifillojë fluturimet në hapësirë me raketën “Falcon 9”. Një fluturim në hapësirë nga Kalifornia me satelitë interneti “Starlinks” u anulua menjëherë pas aksidentit.

Nënpresidenti i kompanisë SpaceX, Jon Edwards tha se kompania po punon me shpejtësi për të kuptuar se çfarë ka shkaktuar aksidentin.

“Humbja e një strukture të raketës është gjithmonë e rëndë. Secila prej tyre ka një histori dhe karakter unik. Fatmirësisht kjo nuk ndodh shpesh”, tha ai përmes një postimin në platformën X.

Përveç fluturimit privat në hapësirë, që pritet të bëhet nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida, SpaceX do të dërgojë në hapësirë dy astronautë të NASA-s në fund të muajit të ardhshëm për të kthyer në tokë dy astronautët, që arritën në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor me sondën e re “Starliner” të kompanisë Boeing. Ekspertët e NASA-s dhe ata të kompanisë Boeing kanë vendosur se kthimi i astronautëve me sondën “Starliner” nuk është i sigurt për shkak të defekteve që ata gjetën gjatë fluturimit provë.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestat në Tiranë, BBC: Studentët sulmojnë institucionet qeveritare dhe përplasen me policinë
  • Një mësim në shifra nga Estonia dhe Sllovenia: Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  • Anulohet seanca plenare e ditës së sotme, deputetët e PS lënë Parlamentin
  • Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  • Horoskopi 15 Tetor 2026, zbuloni parashkimin e yjeve për sot

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  2. K R on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. nastradini on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  4. Valbona on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  5. Jeta on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?