Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas ‘Sunny Hill Festival’, sonte koncerti i grupit të njohur ‘Apocalyptica’ te Amfiteatri i Liqenit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pas ‘Sunny Hill Festival’, sonte koncerti i grupit të njohur ‘Apocalyptica’ te Amfiteatri i Liqenit
AktualitetShoqëri

Pas ‘Sunny Hill Festival’, sonte koncerti i grupit të njohur ‘Apocalyptica’ te Amfiteatri i Liqenit

Published: August 29, 2022
Shpërndaje

Menjëherë pas përfundimit të tre ditëve magjike të Sunny Hill Festival, një tjetër grup i rëndësishëm muzikor do të performoje sot ne Tiranë. Grupi nga Finlanda “Apocalyptica” do të ngjitet sonte në skenën e Amfiteatrit të Liqenit, duke sjellë hitet e tyre më të mira.

Pak orë para shfaqjes, ata u pritën në një takim nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u dhuroi edhe Kullën e Sahatit. Veliaj ftoi qytetarët që të mos e humbasin këtë supershow që bashkon metalin dhe muzikën klasike.

“Kemi një lajm fantastik për të gjithë metalarët e Tiranës, por edhe ata që dëgjojnë muzikë klasike: “Apocalyptica” i bashkon të dyja rrymat. Ju ftojmë të gjithëve tek Amfiteatri i Liqenit, një tjetër hapësirë e transformuar. E di që për tre ditë shumë vetë janë lodhur, se kanë qenë nga ana tjetër e liqenit për Sunny Hill Festival, tani kthehemi tek Amfiteatri, për miqtë tanë nga Finlanada. Ajo që presim të shohim sot në Tiranë, bashkë me Eugent Bushpepaj dhe “Apocalyptica” është një shfaqje ku duam të festojmë Tiranën si Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi raportet speciale që ekzistojnë mes Tiranës dhe Helsinkit, teksa theksoi se urat më të mira të bashkëpunimit janë ato mes njerëzve.

- Publicitet -

“Finlanda do i bashkohet Shqipërisë dhe vendeve të tjera, si anëtari më i ri i NATO-s, dhe unë besoj se në këto kohëra të vështira që jetojmë sot, kultura ka një rol shumë special. Ne e pamë këtë gjatë kohës së Covid, muzika, arti, teatri, opera, metali, të gjithë zhanret e artit dhe të muzikës e kulturës kontribuan që njerëzit të kishin një terapi mendore. Sot, që jemi në këtë ditë ku jemi hapur, duam të shfrytëzojmë maksimalisht, të shijojmë jetën dhe të japim një mesazh që kombet të afrohen, jo vetëm kur politikanët marrin disa vendime dhe bëjnë disa protokolle, por kur qytetarët, muzikantët, artistët shkëmbejnë me njeri-tjetrin”, nënvizoi ai.

Në emër të grupit të njohur “Apocalyptica”, Eicca Toppinen falenderoi kryebashkiakun Veliaj për pritjen dhe siguroi të gjithë dashamirësit e muzikës se do të kalojnë një natë magjike. “Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të gëzuar që më në fund ndodhemi këtu në Shqipëri. Është bukur kur vjen për herë të parë në një vend të ri për të luajtur dhe për të ndarë kënaqësinë e muzikës. Është hera e parë këtu dhe pashë gjëra shumë emocionuese, është shumë mirë dhe njerëzit janë shumë sjellshëm. Ndaj mendoj se ka për të qenë speciale”, deklaroi Toppinen.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Dridhe e perdridhe brenda e ke. says:
    August 29, 2022 at 5:12 pm

    E moret vesht o milet lajmin e “mire” ?
    Po Lali Fiku, pas tre diteve rekord te shitjes se droges ne Suma Hill, vazhdojme me diten e katert te rekordeve, bool se mbushe Tiranen vetem me droge, ore kelysh i Edit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?