Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pasi e furnizoi me armatime, SHBA ndryshon mendje: Ukraina të mos i përdorë ndaj Rusisë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pasi e furnizoi me armatime, SHBA ndryshon mendje: Ukraina të mos i përdorë ndaj Rusisë!
AktualitetBote

Pasi e furnizoi me armatime, SHBA ndryshon mendje: Ukraina të mos i përdorë ndaj Rusisë!

Published: June 5, 2023
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të hënën se armët amerikane që i janë dhënë Ukrainës ishin të destinuara vetëm për “mbrojtjen e territorit të tyre sovran”. Gjatë një vizite në Indi, sekretari amerikan i mbrojtjes u pyet edhe për sfidat me të cilat mund të përballet ofensiva e forcave ukrainase për çlirimin e zonave të pushtuara nga forcat ruse.

Shefi i Pentagonit pranoi se gjurmimi i armëve dhe sistemeve të tjera ushtarake ishte i vështirë, por shprehu besimin e tij tek Ukraina. “Ukrainasit kanë qenë përgjithësisht transparentë duke na dhënë qasje tek zonat që kemi patur nevojë të vizitojmë dhe tek objektet që kemi dashur të shohim. Ne do të vazhdojmë sigurisht të mbajmë qëndrimin se armët që ne ofrojmë janë për t’u përdorur për mbrojtjen e territorit të tyre sovran. Ndërkohë ne vazhdojmë të përmirësojmë aftësitë tona monitoruese”, tha Sekretari Austin.

Sekretari amerikan i mbrojtjes shtoi se do t’ua lërë ukrainasve të flasin për operacionet e tyre ushtarake, ndërkohë që Rusia ka njoftuar se kishte zmbrapsur një ofensivë madhore në rajonin ukrainas të Donetskut. “Do t’ia lija udhëheqësve ukrainas përshkrimin e operacioneve të mundshme ushtarake të Ukrainës. Jam i sigurtë se në kohën e duhur do të flasin, apo do të shpjegojnë saktësisht se në çfarë stadi gjenden me përgatitjet dhe ekzekutimin e ofensivës së planifikuar”, tha Sekretari Austin.

- Publicitet -

Sekretari amerikan i mbrojtjes u pyet se me çfarë fortifikimesh ruse do të përballen ukrainasit. “Është raportuar gjerësisht se Rusia ka ngritur struktura mbrojtëse përgjatë vijës së territorit të pushtuar. Në shumë raste këto fortifikime janë në thellësi. Shohim linja fortifikimesh, llogore, fortifikimet anti-tank të mbiquajtura ‘dhëmbët e dragoit’, dhe pozicione të tjera të parapërgatitura”, tha ai.

Sekretari amerikan i mbrojtjes vuri në dukje megjithatë se territori që do të duhet të mbrojnë forcat ruse është shumë i gjerë dhe se ndoshta ato nuk do të jenë të qëndrueshme në të gjithë sektorët. Ai shtoi se do të jetë në dorën e ukrainasve që të identifikojnë pikat ku mund të kenë avantazh dhe ku mund të depërtojnë vijën e forcave ruse.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Athinjoti nga lagjia Plakë on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  2. Kokpalari 21 janarit on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Vlora 97 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  4. 1 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  5. Skypion on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?