Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PasiQË-izmi: Nga parazitët gjuhësorë të serbishtes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > PasiQË-izmi: Nga parazitët gjuhësorë të serbishtes
Kulture

PasiQË-izmi: Nga parazitët gjuhësorë të serbishtes

Published: September 12, 2022
Shpërndaje

Nga Aurel Plasari

Në shqip “pasí” është lidhëz, që përdoret në një fjali të varur kohore, veprimi i së cilës kryhet përpara veprimit të shprehur, p. sh.: “pasi gazetari hëngri racionin e ditës …” etj. Përdoret edhe në fjali të varur për të shprehur marrëdhënie të ndryshme shkakore, p, sh.: “Pasi pronari nuk pagoi gazetarin …” etj.

Ndër ligjet universale – dhe praktike – në përdorimin e shkruar të gjuhëve, të çdo gjuhe, është dhe ligji i ekonomisë (i kursimit) në gjuhë. Prova e tij bëhet duke hequr pjesën e dyshuar për parazitare: ndryshon gjë në kuptimin e asaj që themi? Jo. Atëherë kemi vërtetuar që kishim të bënim me një trajtë parazitare dhe e flakim tej.

- Publicitet -

Në këtë rast, përderisa në shqipe është e mjaftueshme vetë lidhëza “pasi”, përse do t’i duhet ngjitur lidhëza tjetër “që”? I duket ndokujt se po e shkruan shqipen më bukur me “pasiQË”?

Për kureshtjen e atyre që dëshirojnë të mësojnë më tej se nga është sajuar vallë kjo “pasiQË”-ja, e cila u duket fashion disa gazetarëve dhe publicistëve shqiptarë, ndonjëherë edhe me emra ndikues në mediat e shqipes, po saktësoj:

Kjo trajtë parazitare ka ardhur nga shkrues të shqipes të ndikuar prej gjuhës serbe. Si në shembujt që kam dhënë më poshtë pikërisht prej një përkthimi. Sepse në serbisht nuk mund të thuhet “pasi” (након) pa i shtuar prapa një “që” (што). Forma serbishte është pra “након ШТО аутор” dhe të ndikuarit nga serbishtja, njëherësh njohës të këqij të shqipes, e imtojnë me “pasiQË autori”.

Shpresoj të jemi marrë vesh: që “pasiQË” nuk ka kurrfarë sharmi, përveç një majmunizmi parazitar nga serbishtja. Shqipes lidhëza “pasí” i mjafton pa nevojë për ndonjë bisht

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Fatmir Lohja says:
    September 12, 2022 at 2:48 pm

    Humor profesoresh.Bukur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  • 12 tetor 2026
  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje

Komentet e Fundit

  1. Flamur on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  2. Urim on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  3. Ziu on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  4. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?