Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pasojat e rënda të një hipertensioni të patrajtuar, çfarë duhet të dini!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pasojat e rënda të një hipertensioni të patrajtuar, çfarë duhet të dini!
AktualitetShendetesi

Pasojat e rënda të një hipertensioni të patrajtuar, çfarë duhet të dini!

Published: May 18, 2023
Shpërndaje

 

“Një matje e thjeshtë shpëton jetë”, është ky apeli i lëshuar nga ekspertët e shëndetit publik përballë rrezikshmërisë që paraqet vonesa në trajtimin e hipertensionit. Dje në “Ditën Botërore të Hipertensionit”, bluzat e bardha lëshuan alarmin se është në rritje numri i personave që përballen me ndërlikime të shkaktuara nga kjo sëmundje, e kjo për shkak të mostrajtimit të tij në kohë. Mbetet shqetësues fakti se vetëm një e dyta e personave që kanë presion të lartë gjaku e dinë që janë me hipertension. Pjesa tjetër mbeten të patrajtuar, çka sjell edhe dëmtimet e rënda që shfaqen në shëndetin e tyre.

“Rritja e presionit të gjakut është rreziku kryesor për vdekjen dhe paaftësinë në nivel botëror. Një nga pengesat kryesore për kontrollin efektiv të hipertensionit është thjesht se, njerëzit nuk janë të vetëdijshëm nëse tensioni i gjakut të tyre është i lartë. Presioni i lartë i gjakut, i njohur në gjuhën mjekësore si hipertensioni, është faktor i madh rreziku për sëmundje të zemrës, goditje në tru, sëmundje të veshkave dhe madje edhe sëmundjeve të syrit. Ndaj mos harroni, një matje e thjeshtë shpëton jetë”, vunë në dukje ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik Për të parandaluar në kohë rreziqet që vijnë nga hipertensioni, duhet të matni me saktësi presionin e gjakut, ta kontrolloni atë, pasi vetëm kështu mund të jetoni më gjatë.

- Publicitet -

Sipas tyre, disa hapa të thjeshtë e të përballueshëm duhet të përfshihen në rutinën e përditshme për vlerësimin e presionit të gjakut, në programet e komunitetit dhe në vendet e punës, ku një rol të rëndësishëm mund të luajnë të gjitha institucionet shëndetësore. Liga Botërore e Hipertensionit rekomandon që, të gjithë duhet të njohin presionin e gjakut duke e kontrolluar atë të paktën një herë në çdo vit.

Simptomat paralajmëruese

Nëse përballeni shpesh me simptoma të tilla, si: dhimbje koke, zhurma në vesh, marrje mendsh, gjak nga hundët, lodhje, nervozizëm, valë skuqjeje dhe nxehtësie në kokë, të cilat fillojnë papritur, duhet të dyshoni për hipertension, sëmundje për të cilën duhet të bëni menjëherë matjet përkatëse, pasi vonesat në trajtim mund të sjellin ndërlikime të rënda në shëndet.

Ndonëse këto shenja nuk janë specifike vetëm për hipertensionin, sepse këto simptoma janë po aq të shpeshta edhe patologji të tjera, këshillohet të bëjmë matje të rregullta të tensionit, për të zbuluar sa më herët sëmundjen, duke shmangur në këtë mënyrë edhe pasojat e rënda që mund të shkaktojë me kalimin e kohës. Vëzhgimet më të fundit të strukturave ndërkombëtare të shëndetit vënë në dukje se rritja e presionit të gjakut është rreziku kryesor për vdekjen dhe paaftësinë në mbarë botën.

Si duhen bërë matjet 

Hipertensioni matet nga një aparat i posaçëm, i cili në formën e tij klasike ndërtohet nga një manshetë, nga një pompë, tubat e gomës, si edhe nga një matës ajri nën presion. Njësia e matjes është quajtur milimetra të shtyllës së zhivës (mm Hg). Mansheta vendoset përreth krahut mbi nivelin e bërrylit, ajo rrotullohet rreth krahut në trashësinë e tij pa e shtrënguar me tepri. Krahu mbahet në anën e trupit në nivelin e zemrës, në të njëjtën kohë mbi arterien në nivel të bërrylit vendoset stetoskopi. Ndërkohë, nëpërmjet pompës ushtrohet presion deri sa goditja e arteries në vesh të mos dëgjohet më. Pastaj fillojmë e lirojmë presionin dhe goditja e parë që dëgjohet në vesh quhet presion sistolik (numri i lartë) dhe goditja e fundit quhet presion diastolik (numri në fund). Sot, ka aparate të ndryshëm, të cilët eliminojnë përdorimin e stetoskopit gjatë matjes së tensionit arterial. Këta aparate paraqesin në mënyrë elektronike shifrat e presionit të gjakut. Edhe pse matja nëpërmjet aparatit klasik (me stetoskopin në vesh) konsiderohet si më e saktë, jo për të gjithë njerëzit është lehtësisht i përdorshëm.

Për të marrë një vlerë sa më të saktë të tensionit arterial duhet të bëjmë dy deri në tre matje në të njëjtën kohë. Edhe pse përcaktuam si presion normal atë që ndodhet nën shifrat 120 me 80, presioni i gjakut mund të ndryshojë nga personi në person, por edhe tek i njëjti person gjatë gjithë ditës në varësi të situatës. Faktorë të tillë si stresi, ankthi, mënyra e ushqyerjes (me përmbajtje të lartë kafeine ose kripe), pirja e duhanit apo edhe sforcot fizike mund të shkaktojnë rritje të presionit. Po ashtu edhe përdorimi i medikamenteve të ndryshme mund të shkaktojnë rritje të presionit arterial.

Masat që duhet të merrni

Shumica e njerëzve e dinë tashmë lidhjen midis tensionit arterial normal dhe një stili të shëndetshëm jetese dhe mënyre të ushqyeri. Duhet bërë kujdes me përdorimin e duhanit dhe alkoolit, kripës së gjellës, duhen shtuar lëvizjet në ajër të pastër, parandalimi i obezitetit. Këto këshilla mund të konsultohen mjaft mire me mjekun e familjes dhe asnjëherë të mos ndërmerren dieta drastike që mund të kenë pasoja.

Ushqyerja e shëndetshme konsiston në përdorimin e zarzavateve, pakësimin e mishrave të kuq dhe përdorimin e pulës dhe peshkut, kufizimin e yndyrave dhe sheqernave dhe mbi të gjitha qëndron një jetë aktive dhe jo sedentare.

Sigurisht që trajtimi medikamentoz i takon vetëm mjekut specialist. Në asnjë rast nuk duhet abuzuar me marrjen e qetësuesve në farmaci pa u këshilluar më parë me një mjek specialist të fushës. Sot, ka barna të cilat mbajnë në kontrollin e duhur presionin arterial.

Por, duke qenë se presioni i lartë i gjakut shkaktohet nga faktorë të ndryshëm edhe trajtimi i tij është kompleks.

Ushtrimet fizike ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut nëpërmjet rënies në peshë dhe mbajtjes së zemrës dhe enëve të gjakut në gjendje të mirë. Aktivitetet fizike përfshijnë ecje të shpejtë, vrapim apo not për 30 deri në 45 minuta në ditë. Po ashtu një gjumë i rregullt ndikon mjaft në vlerat normale të presionit të gjakut. Gjithmonë me konsultimin e mjekut mund të përdoren në këtë rast preparate të magnezit, vajit të peshkut, koenzima Q10, etj.

Dita Botërore e Hipetensionit

Dita Botërore e Hipertensionit festohet çdo vit më 17 maj për të rritur ndërgjegjësimin e përbashkët të publikut në lidhje me hipertensionin, masat parandaluese dhe komplikacionet e tij, përmes shumëllojshmërisë të aktiviteteve dhe ngjarjeve. Dita Botërore e Hipertensionit çdo vit përdor një temë të caktuar për të bërë fushata efektive në nivel ndërkombëtar, të zgjedhur nga Liga Botërore e Hipertensionit. Presioni i gjakut, i rekomanduar nga Liga Botërore e Hipertensionit, duhet të jetë më pak se 140/90 mmHg për popullatën e përgjithshme dhe hypertensivët pa komplikacione, ndërsa për njerëzit me diabet mellitus ose sëmundje kronike të veshkave, tensioni duhet të jetë më pak se 130/80 mmHg.

 

Hipertensioni

  • Nëse pas matjeve tensioni juaj i gjakut është më poshtë se 120/80mmHg, atëherë ju keni një presion normal të shëndetshëm të gjakut. Mbani këtë tension dhe kontrollojeni atë përsëri mbas një viti.
  • Nëse tensioni juaj i gjakut është mbi 120/80 mmHg, por më pak se 140/90 mmHg, jeni në rrezik për t’u bërë hipertensivë. Prandaj  ju duhet të merrni disa hapa të menjëhershme për të përmirësuar stilin e jetës suaj, dhe çdo vit duhet të kontrolloni  presionin e gjakut te mjeku.
  • Nëse tensioni juaj i gjakut është rreth apo mbi 140/90 mmHg, ju duhet të takoni  një person të kujdesit shëndetësor për të parë nëse keni tension të lartë të gjakut, apo nëse keni nevojë të filloni trajtimin me mjekime për të parandaluar infarktin e zemrës dhe goditjen në tru.

 

 

Këshilla\Faktorët e riskut që duhet të mos i neglizhoni:

  • Streset e shumta psiko-emocionale që vijojnë për një kohë të caktuar, çojnë në shfaqjen e hipertensionit. Ndaj sa më shumë të mbani nën kontroll këto gjendje, aq më pak të rrezikuar jeni nga rritja e tensionit dhe ndërlikimeve që vijnë prej tij.
  • Përdorimi pa kriter i kripës së gjellës po ashtu ndikon në rritjen e tensionit. Sasia ditore normale e kripës që përdoret ndryshon nga 3-10 gr, por ka njerëz që përdorin sasi edhe më mëdha kripe (mbi 20 gr). Pikërisht te këta persona mundësia për të pësuar hipertension arterial është më e madhe. Nevojat e organizmit për kripë mund të plotësohen edhe vetëm me atë që përmbajnë vetë ushqimet, pa pasur fare nevojë për shtesë gjatë përgatitjes dhe ngrënies së tyre. Megjithatë, duhet thënë se hipertensioni nuk shfaqet te të gjithë njerëzit që përdorin shumë kripë. Ai shfaqet veçanërisht tek ata persona që kanë defekte gjenetike të pompës sodike (pompa e ekuilibrit të molekulave të kripës në organizëm ).
  • Obeziteti dhe mbipesha janë një tjetër faktor që ndikojnë në rritjen e vlerave të tensionit deri në kufij problematikë, ndaj duhet të bëni kujdes në ruajtjen e një peshe të shëndetshme trupore.
  • Jeta sedentare është një faktor tjetër që shkakton prirje për shfaqjen e hipertensionit arterial. Studimet epidemiologjike kanë treguar se njerëzit që merren me punë fizike janë më të mbrojtur karshi kësaj sëmundjeje.
  • Një faktor i rëndësishëm rreziku në shfaqjen e hipertensionit arterial është përdorimi i duhanit. Oksidi i karbonit që çlirohet dhe lëndët e tjera toksike, dëmtojnë enët e gjakut. Ky është gjithashtu edhe një faktor mjaft i shpeshtë rreziku edhe për sëmundjet ishemike të zemrës (infarktet ).
  • Tjetër faktor risku është përdorimi i alkoolit. Personat që përdorin shumë alkool janë të predispozuar për sëmundjen (më shumë se një pije në ditë për femrat dhe më shumë se dy pije në ditë për meshkujt).
  • Gjithashtu njihen edhe një sërë sëmundjesh të caktuara që favorizojnë hipertensionin arterial (sëmundje kronike të veshkave, të gjëndrave mbiveshkore, diabeti), shtatzania, medikamente të ndryshme (si: pilulat kontraceptive, medikamentet antimigrenoze, etj).
  • Njerëzit që kanë njërin nga prindërit, ose të dy me hipertension kanë një risk rreth 2 herë më të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje, se sa pjesa tjetër e popullatës, çka do të thotë se ndikim në këtë sëmundje ka edhe faktori gjenetik.
  • Po ashtu, anomalitë e veçanta të arterieve rezultojnë në rritjen e rezistencës së tyre ndaj presionit (ngurtësimi, ose mungesa e elasticitetit të arterieve) dhe për rrjedhojë në gjendjen hipertensive.
  • Rezistenca periferike e arterieve rritet edhe tek moshat e vjetra. Pra, me rritjen e moshës rritet risku për t’u prekur nga hipertensioni.
  • Një shkak tjetër mjaft i shpeshtë është edhe niveli i lartë i yndyrave në gjak, duke vështirësuar qarkullimin e gjakut, por edhe duke dëmtuar enët e gjakut si rezultat i depozitimit të pllakave yndyrore në muret e arterieve.
  • Një nga shkaktarët e hipertensionit është menopauza. Kjo periudhë lidhet me çrregullimet në prodhimin e hormoneve, sidomos estrogjenit që ndihmon në mbrojtje e enëve të gjakut nga arteriosklerozat. Kur këto hormone janë në nivele të ulëta, nis formimi i arterosklerozave e për pasojë shkaktojnë hipertensionin.

 

 

p.k\dita 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 20 qershor 2026
  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?