Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pastrim parash, korrupsion e fshehje parash, SPAK i komunikon akuzat Ahmetajt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pastrim parash, korrupsion e fshehje parash, SPAK i komunikon akuzat Ahmetajt
KronikeLajmi i fundit

Pastrim parash, korrupsion e fshehje parash, SPAK i komunikon akuzat Ahmetajt

Published: March 26, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzat për aferën e inceneratorëve ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetajt përmes avokatit të tij.

Ndaj Arben Ahmetajt janë ngritur akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurive.

Avokati i ish-zv.kryeministrit, Henrik Ligori, nuk pranoi të bënte komente për mediat, por deklaroi se iu ishte komunikuar zyrtarisht akuza.

- Publicitet -

Përfaqësuesit ligjor të Arben Ahmetaj, i cili ka kërkur azil në Zvicër, i janë bërë me dije të gjitha aktet e fashikullit hetimor në ngarkim të ish-zv.kryeministrit.

Zyrtarisht janë tre të pandehur për aferën e inceneratorëve, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Arben Ahmetaj.

Ahmetaj, sipas hetimeve të kryera nga SPAK, në kohën kur ka mbajtur poste të rëndësishme në në kabinetin qeveritar ka përfituar nga bosët e inceneratorëve ryshfete të ndryshme nga pasuri të paluajtshme, pagesa të udhëtimeve dhe dhurata të ndryshme.

Ndërkohë në Prokurorinë e Posaçme pritet të shkojë edhe avokati i Albina Mançkës, ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt.

Mësohet se SPAK ka komunikuar të njëjtat akuza për dy bosët e inceneratorëve, ato të “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”.

Biznesmeni Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 nëntor 2022.

Në njoftim saktësohet se shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të “Korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” kryer në bashkëpunim dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, thuhej asokohe në aktakuzën e SPAK-ut.

Ndërkohë, në kërkim më herët u shpallën Stela Gugallja dhe biznesmeni tjetër Klodian Zoto. Gugallja u paraqit në gjykatën austriake, ndërsa u saktësua se Prokuroria e Posaçme u njoftua se në Gjykatën e Vjenës, në Austri, është duke u kryer procedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqipëri, në zbatim të urdhrit të kërkimit ndërkombëtar për këtë shtetase.

Mirëpo në lidhje me këtë fakt, Policia e Shtetit, mohoi të kishte ndonjë arrestim, apo ndalim të Gugalles, përveç faktit se ajo aktualisht qëndron në Vjenë! Mirëpo nga ana e autoriteteve tona bëhet me dije se për këtë qëllim, Prokuroria e Posaçme ka përcjellë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e ekstradimit të Gugalles, ndërkohë që në fakt për Mërtirin nuk kishte deri dje asnjë urdhër-arrest ndërkombëtar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    March 26, 2024 at 2:13 pm

    Filiqylsi , ishminister i finacave , jam i bindur se nuk e di se per cfare e akuzojne.Ne filologjik nuk e ka degjuar ndonjehere se cfare jane shkeljet ligjore financjare!Pergjesine e kane ata qe e kane emeruar!Burgun do ta beje filoqylsi qe pranoi nje pune qe nuk e njeh!

    Reply
  • aSPAK personale says:
    March 26, 2024 at 4:44 pm

    Vereni ca kete Kakofoni qe prodhon SPAK – “Biznesmeni Mertiri eshte shpallur ne kerkim nderkombetar” e pastaj ne fund “nderkohe qe ne fakt per Mertirin nuk kishte deri dje asnje urdher-arrest nderkombetar”
    Kurse per zevendes-Ramen ne qeverine Rilindja nuk ja nxe goja te thone se nuk ka kurrfare shpallje ne kerkim nderkombetar – Ahmetaj per shume kohe nr-2 i Rilindjes po shkon jeten ne Zvicer, jep intervista qe andej e ka kerkuar edhe Azil atje…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momentet kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës
  • Dosja e SPAK kundër Agasit dhe ish-drejtueses së AKSHI
  • Fshati ku “Gysi, Visi e Tiku” janë fqinjë
  • Reagimi i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit
  • VIDEO: Momenti i arrestimit i Ergys Agasit, në timon krahu i djathtë i Ilir Prodës, sekuestrohen disa çanta

Komentet e Fundit

  1. Pordha e Shurrelit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  2. ana on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  3. Besniku on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  4. Gani USA on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  5. Kokpalari 21 janarit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?