Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PD e Shkodrës i përgjigjet Tom Doshit: Qytetarët refuzuan ‘non gratat’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > PD e Shkodrës i përgjigjet Tom Doshit: Qytetarët refuzuan ‘non gratat’
AktualitetPolitike

PD e Shkodrës i përgjigjet Tom Doshit: Qytetarët refuzuan ‘non gratat’

Published: May 30, 2023
Shpërndaje

Partia Demokratike, dega Shkodër i është përgjigjur deklaratës së kreut të PSD-së Tom Doshit, i cili gjatë një interviste televizive tha se PD e Bashës në Shkodër ka mbështetur Benet Becin, kandidatin e PS-së. Në një deklaratë zyrtare PD thekson se PD ka qenë gjithmonë në krah të qytetarëve, por shton se humbja e opozitës në Shkodër duhet kërkuar te marrëveshjet e fshehta të zgjedhjeve të 6 marsit. Sipas PD-së kishte një dakordësi të plotë të Edi Ramës me të gjithë të korruptuarit dhe të gjithë nongratat, me qelli mbështetjen e Sali Berishës e zgjatimeve të tij dhe sulmin e PD-së.

“Partia Demokratike e Shkodrës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah dhe në interes të qytetetarëve dhe demokratëve të ndershëm të Shkodrës. Me këte përgjegjësi dhe vetëdije Partia Demokratike vendosi që në zgjedhjet e 14 majit të përfaqësohej vetëm me kandidatë për këshillin bashkiak në Shkodër. Të bindur në këtë vendimmarrje të drejtë, kemi qenë gjithnjë në përpjekje të vazhdueshme për ruajtuar dhe mbrojtur votën opozitare. Për fat të keq humbja e opozitës në Shkodër duhet kërkuar shumë më parë se zgjedhjet e 14 majit. Kjo humbje e ka fillimin në marrëveshjet fshehta në zgjedhjet 6 marsit 2021, kur në dakortësi të plotë Edi Rama bëri bashkë të gjithë të korruptuarit, të gjithë nongratat, bandat e kriminelët në një sulm të paprecedentë ndaj Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj, me një qëllim: mbështetjen e Sali Berishës e zgjatimeve të tij”, thuhet në deklaratën e PD-së.

PD thotë se humbja në bastionin e djathtë në Shkodër në zgjedhjet lokale të 14 majit, është shembulli dhe prova sesi shkodranët refuzuan dhe bojkotuan masivisht sepse nuk u besojnë ‘non gratave’ apo bishtave të tyre.

- Publicitet -

“6 marsi ishte skena e një krimi zgjedhor, por Sali Berisha nuk i kontestoi procesin e zgjedhjeve të  6 marsit, përkundrazi e përdori këtë rezultat në favor të tij. Humbja e zgjedhjeve të 14 majit është shembulli dhe prova se shkodranët refuzuan dhe bojkotuan masivisht votimin sepse nuk ju besojnë më as nongratave dhe as bishtave te tyre. Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje që bëhet sot ndaj Partisë Demokratike dhe strukturave të saj në Shkodër për bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave. Këto akuza dhe shpifje janë prova më e qartë janë bërë bashkë “non gratat”, janë bërë bashkë të korruptuarit, përfituesit dhe zaptuesit e Shkodrës për të sunduar Shkodrën dhe të ardhmen tonë. Partia Demokratike është dhe do të të mbetet Partia e njerzve të lirë! Partia Demokratike do të ringrihet mbi vullnetin dhe sakrificën e njerzve të ndershëm dhe do të jetë një Parti e vlerave perëndimore dhe euroatlantike me akte, jo me fjalë.  Partia Demokratike do të jetë e hapur për të gjithë ata qytetetarë të ndershëm që duan një të ardhme pa Edi Ramën, pa Sali Berishën dhe non gratat e tjerë”, nënvizon PD.

Kreu i PSD-së, Tom Doshi, tha gjatë një interviste televizive se Partia e Bashës ka mbështetur Benet Becin në Shkodër. Madje sipas tij, PS i kishte gjetur edhe komisionerë pasi ajo nuk kishte.

“Po. Partia e Bashës mbështeti Benet Becin në Shkodër. Komisionerët e partisë së Lul Bashës i ka gjet PS-ja se as komisionerë nuk kishin. Pra, Berisha ta kërkojë brenda llojit, të mos vijë ta kërkojë tek unë as tek Partia Socialdemokrate. As komisionarë nuk kanë pas”, u shpreh Doshi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  • Ahmetaj publikon emrin dhe pjesë nga një audiopërgjim i rëndë: Koncepti KAYO, skema e tjetërsimit masiv të pasurisë publike
  • “Krijojmë një… për t’i mbyllur gojën ambasadës amerikane”: Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, detaje të rënda për trafik armësh
  • Ahmetaj: Audiopërgjimi i janarit 2026 zgjat tre orë, kush është “Gysi ndërkombëtar” i Ramës
  • Shkëlqen në Kroaci, Erind Cara merr medaljen e argjendtë

Komentet e Fundit

  1. Blerti on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  3. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  4. Papagalos on Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  5. Kaydence Hahn on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?