Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pensionet dhe Fushata
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Pensionet dhe Fushata
AnalizaLajmi i funditopinion

Pensionet dhe Fushata

Published: 20 Prill, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga Koço Broka 

Botuar në DITA

Para ca ditësh, isha me një mikun tim, e mbasi shkëmbyem disa nga memet e vidiot e fundit nga fushata zgjedhore, se kush ishte më pikantja, më pyet: E dëgjove Kryeministrin në Cërrik?! Duke biseduar me fermerët, midis të tjerash Ai tha pak a shumë kështu:

- Publicitet -

-“Ka ca nga këta shitsit e qylymave… i keni parë ju se tani në fushatë  ju vinë dhe këtu që u shesin qylyma fluturues,  se duan votën që tu hipin në qilim e të fluturoni si Aladini po, e dihet ku të çojnë ato qilima pastaj, po thonë një rrugë më pak, një rrugë më pak dhe jepja pensionistëve, çfarë problemi ka, d.m.th., kjo është si me ju thënë juve çfarë problem ka, një mbjellje më pak dhe ha e pi si mbret, mirëpo po kjo është një dardhë që ka mbrapa një bisht shumë të madh,  sepse investimet që bëjmë  në katër anët na sjellin më shumë ekonomi dhe duke patur me shumë ekonomi kemi se çfarë të shpërndajmë, se në se ulemi dhe i hamë të gjitha dhe nuk mendojmë çfarë do mbledhim nesër që çfarë do të shpërndajmë pasnesër mbetemi me dy gishta në gojë.” Le tia lemë për disa minuta mënjanë rromuzet e kryeministrit me partitë e reja apo të vjetra, vazhdon miku im. Kam idenë se Ai ua merr në kthesë të paktën me rromuzet e premtimet që po bëndhe pyeti:- Vërtet do mbetemi me gisht në gojë në se bëhet një rrugë më pak si thotë kryeministri ynë, dhe ato shpenzime u jepen pensionistëvë?! Cili është mendimi jot si ekonomist?!

Para sysh më doli Prof Hekuran Mara një nga pedagogët më të shquar në monizëm, kur po na shpjegonte temën, mbi normën e akumulimit mbi ndarjen e të ardhurave kombëtare dhe shtesës së tyre, në akumulim dhe në konsum, në normë akumulimi dhe normë konsumi; por edhe se si rrodhën këto raporte defakto në vitet shtatëdhjetë e tetëdhjetë të shekullit të kaluar në ekonominë shqiptare. Ndërsa pretendohej për ti dhënë përparësi normës së akumulimit se pa të,  nuk ka investimeve, nuk ka riprodhim të zgjeruar,  nuk ka shtesë prodhimi dhe për rrjedhojë nuk ka as shtim konsumi, në fakt  ndodhi që, norma e akumulimit, pas mbështetjes kineze filloi të bjerë dhe po kështu edhe konsumi për frymë dhe viti 1990 u mbyll me normë akumulimi zero, nga 36 % që ishte kur isha  student aty nga viti 1972-1973. Ekonomia ka disa ligjësi të brendshme që ndodhin pamvarësisht nga rendi ekonomik- shoqëror. E tillë është dhe raporti i ndërsjelltë midis prodhimit dhe konsumit, që aq bukur na i shpjegonte profesori ynë. Po me sa duket ne shqiptarët nuk paskemi dëshirë të mësojmë nga historia.

Funksioni i prodhimit, (përfshi shërbimet) dhe për rrjedhojë e rritja e konsumit mbi bazën e tij, (e aq më tepër pensionet një nga zërat kryesorë në vendin tonë), është diçka më kompleks. Po për thjeshtësi ai u paraqitet  studentëve (jo vetëm nxënësve) si një  produkt i dy faktorëve kryesorë, dhe shtesës së burimeve njerësore dhe atyre kapitale- shpenzimeve kapitale. Q= f ((K, L). Por në fakt ai është edhe produkt jo vetëm i rritjes sasiore por dhe i rritjes cilësore të tyre, zhvillimit të shkencës, novacionit, përdorimit të tyre në praktikë por dhe realizimit sa më më efektivitet dhe eficencë të tyre. Është një funksion kompleks që ja vlen të analizohet hap pas hapi, tej rromuzeve, apo takimeve jo të pakta tallava e me shpenzime jo të vogla të fushatës zgjedhore, që po shohim e dëgjojmë.  Memet e  vidiot e shumta nga fushata zgjedhore po shtohen jo rastësisht…

Kryesorja është që këto raporte të shihen e trajtohen jo në mënyrë mekanike e dogmatike, por të lidhura ngushtë me një element tjetër thelbësor efektivitetin dhe eficencën e përdorimit të tyre, sa më efektivitet përdoren investimet kapitale, se si përzgjidhen ato, apo element të tjerë që ndodhin konkretisht në ekonominë shqiptare. Psh vitin e kaluar rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nuk u mbështet nga rritja e investimeve publike të cilat ndryshe nga sa pretendon Kryeministri, jo vetëm nuk u rritën por u ulën diçka, por nga rritja e kreditit bankar, investimeve private, investimet e huaja direkte, remitancat, etj që kanë ndikuar edhe në shtesën e të ardhurave buxhetore që mundësoi shtimin e shpenzimeve për pensionistët vitin e kaluar dhe në kushtet e uljes së dukshme të deficitit buxhetor. Shkurt nuk ka rëndësi se është mace e bardhë apo e zezë, rëndësi ka  në sa ajo i kap minjtë. Por këto e të tjera sidomos shifrat, me sa duket nuk duan ti shohin pjesëmarrësit në takimet elektorale.

Ke dëgjuar për rindërtimin e ish stadiumit Qemal Stafa sot Arena. Pamvarësisht nga anatemimet që iu bënë fillimisht këtij investimi, në fakt kthyeshmëria finaciare e tij rezultoi shumë e lartë. Natyrisht kjo nuk mjafton, përderisa ka disa investues që nga Qeveria shqiptare, UEFA, shoqëria private, menaxhimi i tij dhe sidomos shpërndarja e fitimit të siguruar. Ekonomi tregu jemi… Pra shkurt përgjigja varet nga analiza e detajuar konkrete qoftë e këtij rasti të trajtuar në përgjithësi.

Ke dëgjuar për investimet e kryera në Karavasta nga një koncesionar i huaj, për prodhimin e energjisë elektrike nga ajo diellore, ku pjesa e energjisë të prodhuar që i shitet ndërmarrjeve publike të energjisë elektrike shqiptare sipas kontratës, është me një çmim relativisht të ulët. Kryeministri ynë nuk preferon të ushtrojë autoritetin e vet, që kompanitë publike të prodhimit, tranferimit, blerjes dhe të shpërndarrjes të energjisë elektike, të bëjnë transparencën me publikimin e bilanceve, apo çmimit dhe efektit tërësor të kësaj rruge zhvillimi, por krahas shtimit të pensioneve në fund viti, dha dhe karamelen tjetër atë të uljes së çmimit të energjisë elektrike, që nga shkurti i këtij viti.

  • Gjithësesi vëndin qëndron në përgjigjen time e zë prezantimi dhe analiza e vetë buxhetit të shtetit për vitin 2024.
  • Fillimisht duhet thënë se në buxhetin fillestar të tij, parashikohej një shtesë prej 32.7 miliard lekë më shumë krahasuar me buxhetin e faktik të vitit 2023, ose me një ritëm rritje prej 5.1%. Ndërkohë shtesa e të ardhurave buxhetore mbështetej nga një shtim prej 10.5 miliard lek më tepër investime publike krahasuar me faktin e vitit paradhës, ndërsa shpenzimet për sigurime shoqërore-pensionet nga kjo shtesë të ardhurash parashikohej të shtoheshin 15.6 miliard lek më shumë se fakti i vitit 2023.
  • Buxheti fillestar i vitit të kaluar ka pësuar tre ndryshime të dukshme, si ai me Aktin Normativ nr.1 i datës 21.02.2024, Aktin Normativ nr.3  i datës 28.08.2024 dhe Aktin Normativ nr. 5, datë 19.12.2024.
  • Dy aktet e para karakterizohen nga dukuria e shtesës të të ardhurave buxhetore. Me Aktin normative nr 1,  të ardhurat buxhetore u shtuan me 10.7 miliard lek të tjerë ose 43. 4 miliard lek më shumë se viti 2023 me një ritëm rritje prej 6.7 %.
  • Me Aktin normativ nr 2 të fund Gushtit, 2024, të ardhurat buxhetore shtohen edhe 27.3 miliard lek të tjera, duke u shtuar me 38 miliard lek gjithsej ndaj buxhetit fillestar ose duke u shtuar në plan me 70.7 miliard lekë, ndaj faktit të vitit 2023. Në fakt vetëm 57 miliard lekë ishin parashikuar nga shtesa e të ardhurave tatimore, ndërsa pjesa tjetër ishte nga të ardhurat jo tatimore. Ndërsa brenda kësaj shtese të rritjes të të ardhurave tatimore një pjesë jo e vogël ishte nga të ardhurat e pushtetit vendor më masën prej 10.2 miliard lekë , ku pjesa më e madhe ishte një shtesë jo e vogël ishin të ardhurat taksa taksës mbi Ndërtesën.
  • Sidoqoftë në funksion të rritjes të të ardhurave buxhetore që në buxhetin fillestar si evidentova më lart ishte parashikuar një shtesë në shpenzimet kapitale krahasuar me faktin e vitit 2023, në masën e 10.5 miliard lekë. Me aktin normative nr 1 shtohen edhe 6.2 miliard lekë të tjera shpenzime kapitale të planifikuara. Ndërsa më aktin normativ nr 3 të Gushtit, shpenzimet për investime shtohen edhe me 14.9 miliard lekë të tjera, ose një shtesë prej 6 milliard lek më shumë se sa vitin paraardhës 2023 duke u parashikuar që investimet gjithsej të arrin për vitin 2024 në 150.5 miliard lekë me një ritëm rritje prej 26.6 %.
  • Ndërsa akti nr 5 i datës 19.12 2024, nuk prekte të ardhurat totale buxhetore që mbeteshin në nivelin e Aktin Normativ paraardhës të gushtit në 714.1 miliard lekë, por bënte një rishpërndarje të pjesëshme brenda të ardhurave totale buxhetore dhe një rishpërndarje të konsideueshme të shpenzimeve buxhetore. Çfarë ka ndodhur në fakt me këtë rishpërndarje që ka bërë vetë Qeveria!? Shpenzimet kapitale ulen me 14.9 miliard lekë, ndërsa fondet për sigurime shoqërore për  pensionet, shtohen me 3 miliard lekë. Pra uli shpenzimet kapitale- investimet dhe rriti shpenzimet për pensione. Këtë e ka bërë me aktin e vet normativ Qeveria Rama.

Çfarë ndodhi me realizimin në fakt të buxhetit 2024?

Investimet-shpenzimet kapitale u  realizuan në fakt 115,4 miliard lekë nga 118,9 miliard lekë që ishin ato në vitin 2023, kur shpenzimet për sigurimet shoqërore u rritën nga 170.2 miliard lekë në vitin 2023 në 188,6 miliard lekë për vitin 2024, pra një shtesë prej 18.4 miliard lekë  duke lënë dhe 6.3 miliard lekë (pra 24.6 miliard lekë më shumë) të tjera për bonusin dhënë për pensionistët në Mars 2025. E gjitha kjo kur deficiti buxhetor u ul nga 31.3 miliard lekë në vitin 2023 në vetëm -18.2 miliard lekë, ose vetëm 0.7 % ndaj PBB, më i ulti ndaj të gjithë viteve të tranzicionit. Këto u bënë të munduara se të ardhurat buxhetore për vitin 2024 arritën 710.3 miliard lekë me një shtesë prej 66.9 miliard lekë, ose një ritëm rritje prej 10.4 %. Një dukuri të tillë, që investimet publike të mos rriten, madje të pësojnë një stanjacion e rënie të lehtë, ndërsa shpenzimet për pensione shtohen me 24.6 miliard lekë brenda vitit, në kushtet e uljes së deficitit buxhetor si ndaj programimit për vitin 2024 dhe ndaj vitit paraardhës 2023, ja vlen të njihet e vlerësohet.

Për çudi Kryeministri  nuk u bën jehonë por i u thotë të tjerëve por edhe vetes se në se: nuk mendojmë çfarë do mbledhim nesër që çfarë do të shpërndajmë pasnesër mbetemi me dy gishta në gojë…Kjo e ka shpjegimin. Kryeministri vazhdon të pretendojë se Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë gjatë mandateve të tij është rritur nga 10 miliardë euro në vit në 25 miliardë euro sot, ose mbi 2.5 herë duke shmanguar se sa është kjo rritje në lek, si në terma nominale ashtu dhe reale. Natyrisht qytetarët dhe vecanërisht pensionistët me nivel nën 200 Euro nuk mund të pajtohen. Por natyrisht nuk mund të pajtohen as dhe ekonomistët. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT ritmi mesatar vjetor i rritjes të PBB në vitet 2013 deri 2024 ka qënë si më poshtë

Ritmi i rritjes reale te Produktit të Brendshm Bruto sipas INSTAT nga 2013-2024
2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021 2022 2023 2024
1.77 1.86 2.46 3.89 3.45 3.74 2.64 -2.10 6.83 5.15 4.89 3.96

Duke marrë vitin bazë 2013, rezulton se në vitin 2024, rritja reale e Produktit të Brendshëm Bruto ndaj vitit 2013 ka rezultuar 143.2% ose me një ritëm mesatar vjetor rritje prej 3.3%.Mos harrohet që edhe kjo rritje prej 43.2% nuk shperndahet në mënyrë të barabartë midis grupeve dhe shtresave të ndryshme shoqërore.  Pra ndonse ritmi mesatar vjetor i rritjes të PBB-se gjatë viteve 2021-2024 ka qënë relativisht i më i mirë, kënaqshëm, me ndikime positive ne konsolidimin fiscal, me prezantimin e rritjes së PBB-së në euro, Kryeministri nuk bëhet i besueshëm dhe nuk lejon e pengon vetë të shihen disa arritje reale,  duke goditur në të njëjtën kohë shpresën.

Prandaj mikut im,  si dashamirës i seranatave korcare, mos hezito ti përgjigjesh Kryeministrit  me vargjet e këngës:

Të tjera bën /të tjera thua /që të ma prishësh mëndjen mua / Por unë mendjen e kam të mbledhur/ Se asnjë tjetër s’ma ka hedhur…

Më mirë merrja këngës ti, se sa të vazhdoj unë, me  shifrave të tjera, por mos harro edhe këngën tjetër, që bën fjalë se me një lule nuk vjen pranvera… se rritja e dukshme  e pensioneve që ka ndodhur  vetëm në këtë periudhë elektorale, është përballë para një sfide reale për tu zhndruar në një rritje të vazhdueshme, e mbështetur nga një rritje e qëndrueshme e prodhimit, shërbimeve, investimeve….në kushtet aktuale të zhvillimeve demokrafikee, ku prognozimi  i popullsisë për çudi po shtyhet nga Kryeministri pas zgjedhjeve, ndonse  nga Censusi i vitit 2023 ka kaluar jo pak kohë.

Do ishte mirë që Kryeministri ynë, të angazhohet më pak me mburrjet dhe premtimet kaba gjatë   fushatës zgjedhore, me kohën që harxhon për daljet në media, po ti kushtojë më shumë vemendje e  më shumë kohë, për të bërë të  mundur që treguesit e mësipërm, të rritjes të PBB-së vitet e fundit,  të bërjes së mundur të shtesës së shpenzimeve për sigurimeve shoqërore, edhe në kushtet e konsolidimit fiskal, të ruhen dhe kjo rritje të jetë e vazhdueshme dhe qëndrueshme si për vitin 2025,  por edhe në të ardhmen

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Komente
  • chp thotë:
    21 Prill, 2025 te 12:24 am

    Nga sa lexova dhe sa kuptova,ky artikull eshte gjuajtje poshte rripit te mesit ndaj Edi Rames..sepse nje ekonomist i kalibrit si Koco Broka e ka te lehte te “masakroje” nje Piktor si Rama qe nuk shquhet fare per talent ne ekonomi,,biles eshte poshte nje normale per nje K/M..Pamvaresisht se cfare thone librat e ekonomise ne Shqiperi ndodhi nje fenomen jashte ligjeve ekonomike te njohura ne keto 33 vite ku do vecoja E PARA…Parate nga emigracjoni jane shifra te pabesueshme qe konkurojne dhe PBB e Koqos tone….dhe jo vetem kaq por mbi 80% e pensionisteve ne Shqiperi kane familjare te tyre ne Perendim..dhe ne nje fare menyre nje dite pune ne Perindim eshte sa nje pension mujor..dhe njoh shume te tille qe mbajne gjalle ekonomine e atij vendi dhe “lubrifikojne” fytin e pensionisteve..
    Koqobrokat nen hije
    Lozin kuvendojne
    Pika qe nuk ju bie
    Se nga Emigrimi rrojne..

    Përgjigjiuni
  • VOTONI PARTITE E REJA thotë:
    21 Prill, 2025 te 12:40 am

    Kryeministrat prandaj i kemi zgjedhur, per Ekonomine, Mireqenjen, Arsimin, Sovranitetin, Ushtrine, PRA PER POPULLIN.
    S’I KEMI ZGJEDHUR PER TE NA PIKTURUAR MURET E KRYEMINISTRISE, APO PER TE NA BERE PROPAGANDE ARTISTIKE.

    Përgjigjiuni
  • chp thotë:
    21 Prill, 2025 te 1:39 am

    per komentuesin V.P.E.R.
    I nderuar,Ekonomine, Mireqenjen, Arsimin, Sovranitetin, Ushtrine, nuk i siguroi as Piktori dhe as Daktorri por xhaxhi “diktatori”
    (shenim: per ekonomine nuk kam parasysh periudhen kur Ramizi futi 80% pa punuar dhe pa prodhuar)

    Përgjigjiuni
  • VOTONI PARTITE E REJA thotë:
    21 Prill, 2025 te 2:03 am

    Une e kam fjalen tani per 11 Majin 2025.

    40 VJET …………………………………………………………

    Ti xhaxhi diktatorin qe vdiq 11 Prill 1985.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    21 Prill, 2025 te 2:14 am

    Ky flet per nje stadium,apo per nje qender tregtare? Ay stadium vetem Stadium nuk eshte.Meqenese pask Fitime marramendese,Quaje Qender Tregtare me Zyra me hotel,me kulle banimi,Ka edhe nje fushe kalceto per argetim.Njejte me Hotelet ne Amerike ku zhvillohen Ndeshje Boxi.Atje do perfundoje,.Tregtaret e Tiranes Edi Rama dhe Armando Duka menduan te shdrytezojne Qendren e Tiranes ku ndodhej stadiumi Qemal Stafa per Zyra,Hotele,banesa,qendra Tregtare,me qera dhe cmime marramendese.Por jo per Futbollin dhe absolutisht per sportet e Atletikes.Stadiumi u ndertua nga italianet per 30 mije banore.Sot Tirana ka 1 miljon banore.Ky kryeminister Tregtar nuk ngriti me shpejtesi nje furrik pulash per Futbollin,por PER VETE.

    Përgjigjiuni
  • Koha e gabuar! thotë:
    21 Prill, 2025 te 5:29 am

    Ekonomistët shqiptarë preferojnë kohën e Berishës së Parë që shkatëroi uzinat dhe fabrikat dhe kohën e Berishës së Dytë që shiti asetet e naftës, kromit, etj., si dhe presin që të vijë Berisha e Tretë që të mbyllë ciklin e shitjeve të aseteve ! Që ka vërejtje për drejtimin e Ramës, kjo nuk përbën diskutim, por në kohë zgjedhjesh kur nuk ke alernativë më të mirë është zgjuarsi që të mos publikosh vërejtjet, sepse bije nga  « shiu në breshër ». Pra shkurt, shkrimin botoje pas 11 Majit dhe mos dërgo « ujë në mullirin » e Berishës, i cili duhet të largohet nga politika me votë, meqë drejtësia nuk po jep drejtësi.

    Përgjigjiuni
  • Fukarai thotë:
    21 Prill, 2025 te 6:31 am

    Ju diskutoni qe ekonomia eshte rritur por sipas mendimit tim ekonomia eshte ne renie . Un shoh se çmimet jane rritur me hapa gjgande kurse pensionet jane ne vend numero , Kur Berisha nisi te bente rruge Rama e akuzonte per vjedhje se ku qenkan gjithe keto rruge kur Shqiperia eshte vetem 28000 km katror por ka 12 vjet ne qeveri dhe nuk po i ndahet rrugeve dhe me çmime shume me te larta . kurse mua si pensionist nuk me interesojne kaq shume ato rruge kur un me nje pension 12000 leke nuk kam per te udhetuar spse dhe çmimi i biletave te autobuzave eshte rritur.Per çfar me interesojne mua 12000000 turisre kur mua jo qe nuk me sjellin fitim por me sjellin vetem varferim sepse rriten çmimet . Dhe ne fund ç’me duhet mua BE kur ska per te me ardhe kurre radha te shkoj sepse nuk arrij te kaloj qytetin tim dhe jo me kufijte e Shqiperise.

    Përgjigjiuni
  • Loni thotë:
    21 Prill, 2025 te 11:27 am

    Ky nuk eshte shkrim ekonomisti por spekullim me shifra. Ka ndonje mendin ky specialisti ku duhet e sa jane mundesite per ndryshime ne skemen e pensioneve.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    21 Prill, 2025 te 11:54 am

    Fukarai ke folur ne emer te popllit pensionist si une dhe si ti,qe po na mbysin cmimet e larta dhe nuk kalojme dot deren e shtepise nga cmimet e larta.Ju ka bere mendja turizem shejtan idjotit,Turizmi as prodhon,as ndihmon ekonomine e popullit perkundrazi ashtu si thote Fukarai ,ngre cmimet dhe ul vleren e pensionit.
    Rame,mos u mbaj se je,mos u mbaj se ke-thote populli,

    Përgjigjiuni
  • Hasan Mavria thotë:
    21 Prill, 2025 te 2:48 pm

    Ky ekonomisti Kco Broko nuk i kthen pergjigje pyetjes qe shtreon: NESE BEHET NJE RRUGE ME PAK AU U RRITEN PENSIONET PENSIONISTAVE? Dhe nuk i jep pergjigje pyetjes, ku rruga egziston, por eshte dy kalimshme dhe ky kryeminister do qe ta beje 3 kalimshme apo me 4 kalime, nuk prodhon asnje te mire materiale per gjithe shoqerine. Si Kryeministri edhe Koçua ne nje vrime i bien kavallit: Shume zhurme e shume llafe dhe asgje.
    Kryeministrin tone dhe te duash ta pyese se si ia quajne djalin, ka gjasa te mos e dije.

    Përgjigjiuni
  • Arber iliri thotë:
    21 Prill, 2025 te 10:32 pm

    Ligjesite e ekonomise socialiste dhe asaj kapitaliste jane krejt te ndryshme dhe njesoj sic thua ti o Broka.

    Përgjigjiuni
  • chp thotë:
    22 Prill, 2025 te 12:15 am

    per komentuesin “koha e gabuar ! 5.29 am”
    Vetem per kete shprehje nga ju ,(citoj)….
    Pra shkurt, shkrimin botoje pas 11 Majit dhe mos dërgo « ujë në mullirin » e Berishës,
    i cili duhet të largohet nga politika me votë, meqë drejtësia nuk po jep drejtësi…(fund citimi)
    keni nje pershendetje te forte atdhetare dhe me lejoni te shtoj se qe te flitet per ekonomi duhet te analizojme
    nje problem akoma me te madh i cili eshte drejtësia dhe sidomos Spaku qe nga nje shprese e forte u kthye ne
    kamikaz i sekteve extremiste greke me Bani-Dadot ne krye..Fakti qe Veliaj po maskrohet familjarisht & mediatikisht dhe ne te njejten kohe super krimineli Usali Belerisha po urinon shqiptaret me hallatet e LaCivites Trampit qe po paguhet me miljardat e pergjakura te Gerdecit
    cfare duhet te themi…?
    mos valle poshtrimi kombetar nga perdhosja e euroatllatikasve miq me USAliun e tyre
    qenka me i rende se nje pushtim nga armiqte..( cfare thate ? i dhane non graten USA-TALLARET…ha ha ha RADIOLOJE PERFEKTE)
    Nuk kemi pse diskutojme per ekonomine ne nje kohe qe po na perdhosin dinjitetin kombetar..si asnjehere ne historine moderne..
    qofsha i gabuar !

    Përgjigjiuni
  • pap thotë:
    23 Prill, 2025 te 4:39 pm

    E nisa ta lexoj shkrimin, por nuk e perfundova dot….. Pervec hyrjes, e cila, me qene i sinqerte, me pelqeu, gjithcka tjeter….. E para, sepse gjuha shqipe eshte shkruar ne menyren me te mjerueshme, fjali te sergjatura, pa shenja piksimi korrekte, etj, etj., gje qe jo vetem te lodh kur e lexon shkrimin, por edhe te konfuzon. Nje fjalie duhet t’i kthehesh ta lexosh disa here per ta kuptuar ku do te dale autori me te. E dyta, flasim per nje shkrim ne gazete, e cila lexohet nga publik i gjere dhe nuk flasim per nje reviste shkencore, e cila lexohet nga njerez me nje edukim specifik. Pra, kur te behen shkrime per publikun e gjere, mire eshte qe te jene sa me “te thjeshta dhe te kupueshme”, sigurisht, brenda hapsires qe te jep gazeta, sepse pastaj ndodh kjo qe me ndodhi mua, ose e heq dore nga leximi, ose nuk merr vesht gje nga shkrimi. Perfundimisht, shkrim “rremuje”, perzierje idesh, por te pa “kopsitura” mire dhe ne fund, “ku ishe asgjekundi, cfare bere, asgje”….

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Mirënjohje për miqësinë historike
  • Zbardhet vrasja e shqiptarit në Greqi! Shkak konflikti për një shtëpi, autori…
  • Komuniteti LGBTIQ+ marshon në Tiranë, u bashkohet dhe ambasadori i BE
  • Zgjedhjet e 11 majit| KQZ miraton rezultatet në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan
  • Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet 36-vjeçari në Përmet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend në Letër një kameleoni
  2. Marko Bollano në Eksperimenti që zhyti në terr Spanjën, zbulohet shkaku i shkëputjes së energjisë
  3. capi në “Më ka zënë belaja me kolegët”, Rama komenton triumfin në zgjedhje: Ndoshta fitoj, sepse nuk jam një socialist i mirë
  4. Erdogan në Lufta II Botërore tregoi se paqja është një arritje që kërkon bashkim
  5. Pelioni në “Një buallicë…” Deputetja e re 29-vjeçare e PS i kthehet analistit: Bullizues i frustuar
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?